SHKRIMI
e mërkurë, 05 gusht 2020

PROF.AGIM ZOGAJ: KËRCËNIMI I VUҪIҪIT!

Prishtinë, 12 Maj 2020: Në kthetrat e ideologjisë serbomadhe

Presidenti serb, Vuçiç, vazhdon me deklaratat e tij, jo demokratike, jo paqësore, por, me plot kërcënime drejtuar Kosovës, popullit tonë liridashës, paqësor dhe të urtë! Deklaratat e tij, më të reja, sikur edhe ato që kur kishte ardhur në pushtet, bien ndesh me deklarimet dhe me kërkesat e BE-së, për të zhvilluar politika bashkëpunimi, politika të urta dhe paqësore, jo vetëm në marrëdhëniet Kosovë – Serbi. Megjithatë, Vuçiçi, duke mos mund të lirohet nga ideologjia serbomadhe, të cilës i shërbeu, jo vetëm si ministër për informata në kohën e kriminelit Millosheviç, as që po ua ve veshin deklarimeve dhe kërkesave të BE-së. Ndoshta, edhe për arsye se, tani më e ka kuptuar se, edhe BE-ja, në lidhje me kërkesat e vazhdueshme që, me standarde diplomatike ta disiplinoj këtë nacionalist dhe serbomadh serb, është e pa vendosur, nuk deklarohet. Kjo, sidomos, kur kanë dalë në pah, mosmarrëveshjet e krerëve të BE-së, lidhur me dialogun, përkatësisht gjetjen e një marrëveshje “historike” midis shtetit të Kosovës dhe Serbisë fqinje.


Ditë më parë, Vuçiçi, gjatë vizitës që, në Jakovo i bëri batalionit të tretë të raketave të Divizionit të 250-të raketor, ndër të tjera, duke kujtuar luftërat e Serbisë në hapësirën e ish Jugosllavisë tha se: “Ne e konsiderojmë një të kaluar të lavdishme”! Pra, jo pendesë për masakrat dhe krimet më monstruoze që ushtria, forcat paraushtarake serbe i kanë bërë në Kosovë, Bosnjë e Kroaci, por, edhe më keq, edhe më turp, mburrje, krenari dhe emërtim me cilësimin “ e kaluar e lavdishme”!? Cila na qenka e “ kaluara e lavdishme “ për serbin Vuçiç? Vrasjet masive të shqiptarëve, vrasjet dhe gjenocidi mbi fëmijët, gratë, pleqtë fisnikë të Kosovës, mbetjet e mbi 1600 shqiptarëve të groposura nëpër malet, fushat, lumenjtë e Serbisë? Presidentin Vuçiç, e paska përfshirë nostalgjia për ushtritë çetnike të kohës së Nikolla Pashiçit, e Sllobodan Millosheviçit! Për më shumë fakte, madje edhe nga arkivat serbe, Vuçiçi, le t’i lexoj dokumentet nga arkivat e kohës, arkivat evropiane, dhe kujtimet e social demokratëve serbë, Kosta Novakoviç dhe Dimitrije Tucoviç për t’i kuptuar përmasat çnjerëzore të masakrave serbe mbi populli shqiptar në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni !? Në librin e tij, Srbizacija i kolonizacija Kosova, Kosta Novakoviç konstaton se:” Qeveria imperialiste serbe nuk la pa bërë asgjë për serbizimin e Kosovës...”! Kurse, Dimitrije Tucoviç në librin, Seobe shkruan se: “ Është bërë përpjekje për vrasje me paramendim të një kombi të tërë”!



Vuçiçi, një shekull pas atyre masakrave serbe mbi popullatën shqiptare, po e trimëron popullin serb, me kërcënimet përmes forcës së ushtrisë serbe! Vuçiçi, sikur pararendësit e tij nëpër gjithë historinë serbe, në vend të paqes, ofron forcë ushtarake, bajoneta, tanke, raketahedhës, aeroplan luftarak, dhunë, sepse, përmes ushtrive kanë pushtuar, jo vetëm Kosovën!

Aleanca ushtarake sllave

Ndërkohë, duke paralajmëruar organizimin e ushtrimeve më të mëdha të ushtrisë së Serbisë, për muajin tetor 2020, Vuçiçi, ditë më parë, ishte edhe më ekskluziv : “ Ne do të demonstrojmë një fuqi të tmerrshme ushtarake. Serbia paraqet një forcë serioze, në mënyrë të pa krahasueshme më të fuqishme se më parë”! Derisa, bota, njerëzimi mbarë merret me përpjekjet për ta mundur Covid 19, një Pandemi e cila, e ka gjunjëzuar qytetërimin mbarë, presidenti serb, pa fije turpi, e shpalos hapur politikën shoviniste, kolonialiste serbe dhe flet, për “fuqinë e tmerrshme” të ushtrisë serbe. Kjo, le të nënkuptosh se, prosperitetin dhe të ardhmen e shtetit të tyre, serbët, me udhëheqjet e tyre nacionaliste e shohin, jo në zhvillim ekonomik, në anëtarësimin në BE, NATO, por, në forcimin e ushtrisë, sepse, duket se, Serbia ka tjera plane për sot dhe për të ardhmen. Pra, ka, plane për pushtime, ripushtime! Me këtë rast, nuk mjafton të shtrojmë pyetjen: Përse, gjithë ky investim i Serbisë në armatim në forcimin ushtrisë, kush, nga fqinjët e kërcënon, përkatësisht, cili shtet ka pretendime territoriale ndaj Serbisë? Askush! Pra,i bie se, është Serbia, ajo e cila ka pretendime territoriale ndaj Kosovës ndaj, kërcënon me ushtri! Ndryshe, nuk mund të kuptohet formulimi i presidentit serbe se, “...ne do të demonstrojmë një fuqi të tmerrshme...”!

Nga ana tjetër, miku dhe aleati i Vuçiçit, presidenti rus, Putin në fjalën e mbajtur me rastin e shënimit të 75 vjetorit të përfundimit të Luftës së Dytë Botërore ndër të tjera deklaroi se:” E dimë dhe jam fuqishëm i sigurt se, kur jemi të bashkuar, jemi të pathyeshëm”! Aludime, pra, për forcat e armatosura,ushtrinë ruse janë të nënkuptueshme. Edhe ky deklarim, i Putinit, aspak nuk del jashtë logjikës së forcimit të vazhdueshëm të miqësisë sllave, lidhjes sllave midis Serbisë dhe Rusisë. Gjithçka do të ishte e respektuar, sikur, aleancat dhe bashkëpunimi midis shteteve, popujve, pra edhe midis Rusisë dhe Serbisë, të përparohet mbi politikat e diplomacisë dhe jo, mbi politikat e forcës, dhe kërcënimeve me ushtri, me arsenal luftarak!

Prandaj, gjithnjë sipas politikave të kërcënimit rus dhe serb me ushtri, me forcën e armëve, nuk habit fakti përse Serbia, së bashku edhe me disa ish shtete të BRSS-së, është shtet vëzhgues në organizatën ushtarake të krijuar dhe të drejtuar nga Rusia, (CSAO).

Për të tjerat, pra, edhe për heshtjen e zyrtarëve të BE-së, jo vetëm të diplomatëve, Borrelo dhe Lajçak, në rast se këto kërcënime serbe, duhet t’i marrim me shqetësim ose jo, dëshmitare do të jetë koha! Por, çfarë nëse, në rastin e kërcënimeve serbe, Thukyditi ka pasur të drejtë në parashikimin se: ” Historia tregon se si e kaluara do të jetë përsëri e ardhme”!?


kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

Adem Jashari 1955 - 1998

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

Fazli Berisha - Pashtrik

Selver Mackaj 2

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks