SHKRIMI
e mërkurë, 05 gusht 2020

BEHXHET SHALA BAJGORA: LUL RAKA - 1 DITË EVROPIAN KURSE 344 TË TJERA SENEGALEZ I PËRHERSHËM

Prishtinë, 12 Maj 2020: Bandillesha dhe humoristja e BE-së në Kosovë

Shefja e Zyres së BE-së në Kosovë , në pamje të parë duket të jetë serioze apo më mirë të them se gjatë tërë kohës të qëndrimit të saj , hiç këtu kohën e gjumit, sillet dhe pështillet si e tillë. Po thuhet se serioziteti i tepruar shkakton trauma dhe strese prandaj të gjithë kemi nevojë të krijojmë situata relaksuese , në mos për ta larguar krejtësisht stresin atëherë , së paku , ta mbajmë nën kontrollë në dozë sa nuk na vret. Edhe shefja e BE-së në Kosovë është njeri sikur të gjithë europianët por jo si edhe ne kosovarët sepse , përveç anatomisë që e kemi ngapak të njëjtë , me asgjë tjetër nuk konsiderohemi si evropianë e lëre më si shefja e BE-së që mbanë një post të lartë para së cilës shumica e politikanëve kosovarë shtrihen deri në fleksibilitetin maksimal kurse ata që dikur janë llogaritur të dinjitetshëm qëndrojnë para saj pak si të kërrusur ndonëse nuk e kanë moshën që ua lakon shtyllën kurrizore para kohe. Edhe shefja e BE –së ka të drejtë të argëtohet në Kosovë , sa të dojë , kur të dojë dhe si të dojë. Ama nuk mund të thuhet se ka mungesë të sinqeritetit sipas standardeve të politikës bizantine ; gjithmonë ka deklaruar se Kosova është vend evropian dhe ka perspektivë evropiane ! Gjeografikisht ka plotësisht të drejtë sepse Kosova nuk është as në Afrikë , as në Azi , as në Oqeani e as në Amerikën Veriore apo ate Latine. Ndërsa , sa i përket trajtimit që na e bënë BE –e , në rastin konkret përmes shefes së saj në Kosovë , nuk ka fare të bëjë me Evropën e as me vendet me një zhvillim mesatar të Afrikës për faktin se na trajton sikur të ishim kusarët e Somalisë apo ikanakët afrikanë që i shpëtojnë mbytjes nga anijet e stërngarkuara në Llampeduza. Kjo perspektiva evropiane është bërë aq e mërzitshme saqë seriozisht po na ngacmon do pjesë të trupit që , si njerëz me ardhmëri evropiane nuk duhet t’i përmendim fare . Kohëve të fundit , për ta thyer pakëz monotoninë e perspektivës evropiane , shefja e Zyrës së BE –së në Kosovë e ka trilluar një lojë të re ; shpallja e dikujt si Evropian e Vitit ! Merreni me mend deri ku shkonë nënçmimi ndaj qytetarëve të Kosovës , në njërën anë ju trajtojnë sikur COVID -19 e në anën tjetër ju shpallin Evropian e Vitit ! Duket se kjo lojë ka disa vite që luhet në Kosovë dhe se gjithmonë dalin të tillë që , ndonëse në jetën e tyre nuk e kanë pasur mundësinë ta marrin as edhe një vizë të vetme për lëvizje të lirë në shtetet e Evropës, shefja e BE-së i shpall Evropian të Vitit ! Shefja e Vogël e BE –së në Kosovë është stërzgjatje e Shefave të Mëdhenj të BE –së në Bruksel të cilët , kur flasin për territorin dhe statusin politik të Kosovës e përdorin gjuhën e nepërkës , plotë helm dhe vrerë.Dikur Mogerini dhe tash Borelli , rrinin dhe po rrinë me gërshërë në duar , jo për t’i qethur delet e Skotlandës por për ta copëtuar tokën e Kosovës dhe për t’i dhunuar kufijtë e këtij vendi. Natyrisht se për këtë gjejnë edhe disa jeniçerë shqiptarë që , as nuk ua bënë palla se çka do të bëhet me Kosovën dhe se Kosovën e konsiderojnë si territor aq sa është perimetri i prapanicës së tyre e cila , nuk e kam të qartë se a për shkak të ligjeve të fizikës apo të frikës , ka filluar të zgjerohet jashtë madhësisë normale duke u bërë kimkardashianë kosovarë ! Nëse politikanët kosovarë kanë premtuar ditën , muajin dhe vitin e liberalizimit të vizave dhe për këtë na kanë uruar me shampanjë Dom Perinjon ( e blerë me taksa të qytetarëve të Kosovës ), mund ta kuptoj pse e bëjnë këtë ; për shkaqe të sigurisë personale por edhe të votave . Por nuk e kuptoj pse shefja e Zyres së BE – së në Kosovë e bënë këtë ; ajo nuk rrezikohet personalisht sikur që votat e votuesve kosovarë , as nuk ia vazhdojnë dhe as nuk ia shkurtojnë mandatin, janë fare të parëndësishme! Të bësh hajgare aq të paskrupullt me qytetarë të zgjedhur të Kosovës duke i shpallur Evropian të Vitit në kohën kur jemi i vetmi popull i Ballkanit dhe Evropës i karantinizuar qe 20 vjet , aq vjet para COVID -19, sa është jonjerëzore aq është edhe nënçmuese ! Të tregoni përralla një populli që përrallat i ka mënyrë e të jetuarit dhe të mbijetuarit , në kohën kur pesë ( 5 ) shtete të BE-së nuk ju pranojnë apo ju konsiderojnë ende si pjesë e Serbisë , është paturpësi e skajshme dhe e padurueshme ! Të na moralizoni se si duhet të jenë politikanët e Kosovës , nëse i duam vizat e në të njëjtën kohë të lidheni me po këta politikanë kokë e këmbë është sikur që lëndën e Pastërtisë Morale ta ligjëroni me Dekameronin e Bokaqos apo veprat e mirënjohura të Moralit të Papërlyer të Markiz de Sade ! Edhe ju jeni të tillë , aspak ose fare pak dalloni nga politikanët kosovarë !

“ Evropiani i Vitit “ – Lul Raka

Personalisht nuk e njoh Lul Rakën ndonëse kohëve të fundit ka qenë ndoshta personi më i ekspozuar në media . Kur e keni dëgjuar emrin e Lul Rakës puna e parë që u ka shkuar ndërmend kanë qenë ; maskat , dorëzat mbrojtëse , sapuni dhe mjeti dezinfektues . Kur i keni të gjitha këto atëherë edhe siguria është më në nivel. Lul Raka , mikrobiolog apo infektolog me profesion ka një përvojë edhe gjatë angazhimit në disa vende të Afrikës , në kohën e Ebolas. Po COVID -19 dallon nga Ebola sepse ka shumë të panjohura, deri më tani të pazbërthyera. Duket se deri më tani lufta kundër COVID -19 ka qenë sikur lufta e Don Kishotit me mullinjtë e erës. Mirëpo , gjithashtu rreziku ka qenë i stërmadhuar dhe dëmet që i kemi pësuar dhe që do i pësojmë në të ardhmën janë shumë më të mëdha se dëmet nga pandemia COVID -19. Shefja e Zyres së BE –së në Kosovë , në improvizimet e saja relaksuese dhe shpotitëse , në vend të Çmimit të Ushtarit të Panjohur e shpiku çmimin (jomaterial) , Evropiani i Vitit dhe , si inteligjente dhe e shkathtë që është ( në Kosovë nuk është vështirë të jesh e tillë) , në përputhje me zhvillimet e kohës së shkaktuar nga pandemia COVID -19 , këtë “ nderim “ e adresoi te Lul Raka . E tash ; në vend se Lul Raka , kësaj hajgareje t’i përgjigjej me një refuzim të lehtë , “ çmimin “ e mori shumë seriozisht duke thënë si dikur Skënderbeu se : “ fitoren nuk ua solla unë por e gjeta në mesin tuaj ...”. Në rastin konkret Luli është sjellur si të ishte një politikan tipik kosovar , para ose gjatë fushatës zgjedhore duke e arsyetuar një luajtje çokesh që i bëri shefja e Zyres së BE-së në Kosovës e që ua ka bërë edhe disa të tjerëve viteve paraprake. Madje , tash po thuhet se Kaçaniku , nga vendi i xhihadistëve është shëndrruar në vend të “ Evropianëve të Vitit “ . Le të na tregojë shefja e Zyres së BE-së në Kosovë se nëse profesionisti Lul Raka ka nevojë të marrë pjesë në një Konferencë apo Simpozium ndërkombëtarë , si Evropian i Vitit a do të mund të udhëtojë pa vizë hyrëse apo , si çdo kosovarë duhet të caktojë terminë disamujorë më heret për të aplikuar për vizë , të marrë me vete një punëtorë që do ia mbajë dokumentacionin e kërkuar e që peshon disa kg. e që , pas një kohe të marrë një përgjigje se kërkesa për vizë është refuzuar apo se i jipet viza në kohëzgjatje dy ( 2 ) ditore për një Konferencë që zgjatë tre (3) ditë! Përqeshja e shefes së Zyres së BE-së në Kosovë me ndarjen e Çmimit Evropian i Vitit do të mbetej i paplotësuar nëse nuk do ta kishim, në anën tjetër edhe individin që përqeshet me këtë “nderim“ e që, për fat të keq e konsideron si një mirënjohje apo vlerësim nga një hokatare dhe mashtruese profesioniste ! Merreni me mend, në kohën e pandemisë kur thuaja askush ose fare pak punojnë nga shtëpitë , kosovarët , jo që e shënojnë por e festojnë Ditën e Evropës , ditën që asnjë shtet në Evropë nuk e feston dhe , në këtë kontekst i shihni politikanët që ua urojnë këtë festë politikanëve evropianë që na kanë futur në rrugë pa dalje duke na konsideruar sikur të ishim leprozët e vetëm në botë . Edhe këta politikanë duhet të shpallen Evropianë të Vitit në mënyrë që mozaiku i injorancës të plotësohet . Marrëzia është Oqean , pa asnjë dyshim !

Behxhet Sh. SHALA - BAJGORA, Prishtinë 12 maj 2020


kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

Adem Jashari 1955 - 1998

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

Fazli Berisha - Pashtrik

Selver Mackaj 2

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks