SHKRIMI
e mërkurë, 05 gusht 2020

FJALËT E FUNDIT TË STEVE JOBS!

Pashtriku, 20 Maj 2020: I shtrirë në shtratin e vdekjes, nga sëmundja e kancerit që ia kishte sulmuar pankreasin, Steve Jobs, njëri prej njerëzve më të ditur e më të pasur të globit, krejt në fund të jetës, ua dikton të afërmëve të tij porositë e fundit, që ishin përvojat e tij jetësore dhe sidomos përballja me kufirin e ngushtë që ndanë Jetën nga Vdekja:

“Unë kam arritur majën e suksesit në biznes. Në sytë e të tjerëve, jeta ime ka qenë e suksesshme. Megjithatë, përtej punës, unë kam pasur shumë pak gëzime. Fundi i fundit, pasuria ime është thjeshtë një fakt, me të cilin jam mësuar të jetoj.

Në këto momente, i shtrirë në shtratin e spitalit duke kujtuar të gjithë jetën time, kuptoj se të gjitha mirënjohjet dhe pasuritë për të cilat dikur isha aq shumë krenar, janë bërë të parëndësishme përballë vdekjes së shpejtë që po vjen.



Steve Paul Jobs (1955 - 2011)


Ju mund të punësoni dikënd që nget veturën për ju ose të fitojë para për ju, por është e pamundur ta angazhoni dikënd që ta vuajë sëmundjen tuaj ose të vdes në vend tuajin.

Gjërat e humbura materiale mund t'i gjeni. Por ka një gjë të cilën kur ta humbni nuk e gjeni më dot: Jetën.

Cilado që të jetë aktualisht etapa jonë e jetës, me kohën ne do të përballemi me ditën kur bie perdja.

Duajeni familjen tuaj, gruan dhe miqtë... Trajtojini mirë e duajini shumë.

Fundi i fundit kur plakemi dhe bëhemi më të menqur, kuptojmë ngadalë se ta kesh një orë 300 apo 30 dollarëshe është e njëjta gjë; sepse ato matin orët njëjtë.

Nëse ne kemi një kuletë apo një çantë dore 300 apo 30 dollarëshe, sasia e parave brenda do të jetë e njëjtë.

Nëse ne ngasim një veturë 150'000 apo 30'000 dollarëshe, rruga, distanca dhe pikëmbërrijtja nuk ndryshojnë.

Nëse pimë një shishe vere 1000 apo 10 dollarëshe, shtupa mbyllëse është e njëjtë.

Nëse shtëpia në të cilën banojmë i ka 300 apo 3000 metra katrorë, vetmia mbetet e njëjtë.

Me kohën do ta kuptoni se lumturia e brendshme nuk vjen nga gjërat materiale të kësaj bote.

Se a udhëtoni ju në klasin e parë apo në klasin ekonomik, nëse prishet aeroplani ju do të rrëkneheni bashkë me të.

Më në fund, shpresoj që e keni kuptuar se lumturi e vërtetë është ajo kur flisni me miq, me shokë të vjetër, me vëllezër e motra, me të cilët diskutoni, qeshni, këndoni..., kur flisni me ta për veriun, jugun, lindjen ose për qiellin dhe tokën...

Pesë fakte të pakontestueshme të jetës:

1. Mos i edukoni fëmijët tuaj të jenë të pasur. Edukojini që të jenë të lumtur. Sepse kur të rriten, ata do ta njohin vlerën e gjëra e jo çmimin e tyre.

2. Hajeni ushqimin si ilaçet. Përndryshe do t'i përpini ilaçet si ushqim.

3. Ai që ju do, nuk do t'ju braktisë kurrë për një tjetër, se edhe nëse ekzistojnë 100 arsye për braktisje, ai do ta gjejë një arsye për t'u përmbajtur.

4. Ka një dallim të madh në mes një qenieje njerëzore dhe qenies njerëzore. Janë të pakët ata që e kuptojnë këtë.

5. Juve ju duan që kur jeni lindur dhe do t'ju duan edhe kur të vdisni. Mes të dyjave duhet të menagjoni vetë.

VËREJTJE: Nëse doni të ecni shpejtë, ecni vetëm! Por nëse doni të shkoni larg, ecni bashkë.


6 mjekët më të mirë në botë:

1. Drita e diellit

2. Pushimi

3. Ushtrimet

4. Regjimi

5. Besimi në vetvetën

6. Miqtë

Ruajini në të gjitha etapat e jetës dhe përfitoni nga një jetë e shëndetshme….“

https://www.linkedin.com/pulse/si-vous-avez-60-secondes-lisez-ceci-les-derniers-mots-sidney-blumberg/


Nga Xhafer Shatri


kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

Adem Jashari 1955 - 1998

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

Fazli Berisha - Pashtrik

Selver Mackaj 2

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks