SHKRIMI
e mërkurë, 08 korrik 2020

Skënder Sadri KAPITI: UÇK-ja është vepër dhe simbol lirie e krenarie kombëtare në përjetësi

Durrës, 28 qershor 2020: Asnjë armik i jashtëm dhe as i brëndshëm, dhe asnjë “gjykatë speciale”, asnjë dashakeqës e shpifës, asnjë pushtet dhe asnjë politikë e korruptuar nuk do të munden që as me censurë, as me intriga dhe as me shpifje, as me pazar politik dhe as me para nuk do të munden që të spekulojnë dhe as ta korruptojnë e mashtrojnë memorien kolektive dhe historinë e lavdishme të UÇK-së.

Nuk do të mundet askush që ta njollosë aspak luftën e drejtë, patriotike, burrërore e çlirimtare të UÇK-së. As frikacakët, as dështakët, as hipokritët dhe as tradhëtarët, e as shpifësit e ulët dhe të paturp, dhe as mercenarët e tradhtaret kurrën e kurrës nuk do të munden ta njollososin Luftën, heroizmin, sakrificat e kësaj vepre madhështore lavdie e krenarie në përjetësi të UÇK-së pasi prej saj erdhi liria dhe shtetësia e Kosovës.

Askush mos ta mendojë dhe as të mos e mashtrojë veten se do të mund të manipulojë dhe as ta korruptojë memorien historike për Luftën e Lavdishme dhe Heroike të popullit martir të Kosovës dhe të UÇK-së.

Luftën heroike të UÇK-së e ka shënuar dhe e ka shënjtëruar gjaku i qindra e mijra heronjve dhe dëshmorëve të saj, e ka shënjtëruar tashmë edhe memoria e gjallë e brezit i cili e lindi dhe e frymëzoi këtë luftë dhe luftëtarët e saj.



Luftën e UÇK-së e ka shënuar dhe shënjtëruar vepra dhe sakrifica e dëshmorëve, e heronjve dhe e bashkëluftëtarëve të tyre, e invalidëve dhe e veteranëve të vërtetë të saj.

Luftën dhe historinë e ushtrisë më të re të Europës, të UÇK-së e ka shënuar edhe historia e Aleancës ushtarake më të fuqishme të Botës, NATO, e cila në luftën për çlirimin e Kosovës ishte aleatja e UÇK-së në luftë kundër makinerisë dhe shtetit kriminal e genocidist serb.

Lufta e UÇK-së është shkruar dhe shënjtëruar tashmë edhe prej politikës e politikanëve, prej mendimtarëve, historianëve dhe shkrimtarëve dëshmitarë të gjallë kombëtarë e ndërkombëtarë të asaj vepre të jashtëzakonshme e të papërsëritshme të UÇK-së.

Dhe askush nuk do të mundet që as të spekulojë, as të përvetësojë dhe as ta shfrytëzojë luftën dhe sakrificën e UÇK-së për të marrë merita dhe shkëlqim të pamerituar prej saj.

Askush nuk do të mundet ta shfrytëzojë luftën për interesa personale, politike e pushteti, as për interesa personale, klanore e partiake.

Spekulantët dhe përfituesit mundohen që të marrin merita personale lavdie e krenarie për interesa politike duke përdoruar lloj-lloj marifetesh dhe hipokrizish, deri duke përdorur edhe anashkalimin, “indiferencën” dhe “harresën” djallëzore e tinëzare për ngjarjet, betejat, luftrat, për heronjt e mëdhenj dhe të vërtetë.

Por këtë nuk e lejon as memoria e shkruar, as kujtesa dhe as historia.

Skënder Sadri KAPITI, Durrës - qershor 2020


kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

Adem Jashari 1955 - 1998

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

Fazli Berisha - Pashtrik

Selver Mackaj 2

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks