SHKRIMI
e mërkurë, 08 korrik 2020

XHAFER HALITI: SHUMË SHPEJT, GJITHҪKA PO NORMALIZOHET…

Prishtinë, 29 qershor 2020: Ka disa vite që i jam larguar aktivitetit politik. Thënë të drejtën po ndihem më shumë optimist, i pa stresuar dhe, pa armiq e pa konflikte. Ndoshta këto janë edhe disa arsye pse sot jam pjestar i shoqërisë civile, dhe kjo e fundit po më bën të ndihem edhe më mirë. Por, nuk mund të them se nuk po i ndjek politikat ditore, edhe nëse nuk do, nuk mundesh.

Ditëve të fundit kam analizuar thellësisht zhvillimet e fundit politike jo pse bëj punën e analistit por këto “analiza” i kam shikuar e shtjelluar në aspektin psikologjik të vet profesionit tim, pasi edhe po përfundoj studimet pasdiplomike në degët e Psikologjisë.

Edhe pse si përson shquhem si shumë kritik, në realitet më shumë jam autokritik, gjithmonë duke shtruar pyetjet se:

- JO çfarë ka bërë shteti për mua (!) por unë çfarë kam bërë për shtetin? Bile më neverisin individët që presin të punësohen me kartela partish e që tërë ditën sorollatën kafe e n'kafe e servilohen nga kryetarët e tyre; madje disa që kryejnë shërbimet si sekserë të tyre. Por jo më!



Psikologu Xhafer Haliti


Duket se karantinimi; tollovia ose shkarkimi i qeverisë në kohë pandemie, qeveria re me “njerëz të vjetër” jo vetëm që po i japin një frymë të re “liderëve të rinjë” por edhe vetëdisim qytetarëve të Republikës së Kosovës. Duket se po normalizohen gjërat, madje edhe meritokracia po e ze vendin e saj, kërkesat për punësim po rriten dita ditës, profesionalizmi po kërkohet gjithandej, qytetarët po vetëdisohen. Më nuk po mashtrohemi, madje edhe jemi bërë më bashkëpunëtor e të afërt me njëri-tjetrin, ka ndikuar edhe vetëizolimi në ngjalljen e kreativitetit, është larguar dembelia dhe po shohim më pastër e më mirë.

Më nuk po ndërrohen “çarçafët e bordellos” e as “vajzat e saj” por po mbyllen shtëpitë publike, dhe po hapen tempullat e dijes. Shpresoj që ky “vetingu i ri” që po funksionalizohet në shoqërinë tonë, të fuqizohet njëhere e mirë, ku gotës me gjysmë uji të mbushur t'i themi: është gjysmë e mbushur e jo gjysmë e zbrazur, e ku një pikë e zezë në fletën e bardhë të mos jetë fokusi ynë.

- Autori është Psikolog


kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

Adem Jashari 1955 - 1998

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

Fazli Berisha - Pashtrik

Selver Mackaj 2

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks