SHKRIMI
e shtunë, 19 shtator 2020

REXHEP KASUMAJ: SHËRBIMI RUS..., DILEMA QË S'ËSHTË... DHE TI, ILIRIDË EMËRMADHE...

Berlin, 14 korrik 2020

SHËRBIMI RUS...

(Një kartë që ftillohet)

Në komunikatën e misionit të Rusisë në BE për bisedimet Lajçak-Çizhov, publikuar në 14 korrik, thuhet tekstualisht: “ Palët theksuan se rezoluta 1244 e KS të OKB-së është baza juridike për zgjidhjen e problemit të Kosovës dhe mbetet aktuale në masë të plote”
.

(Shkëputur nga një shkrim i Shaban Muratit, diplomat i shquar)

Informacioni i vyer dëshmon, pa më të voglën ndërdyshje, një kurth e pabesi fillestare të ndërmjetësit Lajçak.

Përse?

E para, ka bërë një vizitë të papritur afrimiteti në zyrën ruse, në Bruksel.

E dyta, ky takim mirëkuptimi zhvillohet në prak të samitit fizik midis Hotit e Vuçiqit në Paris.

E treta, Lajçak nuk vajti, nuk e pa të udhës të shkonte, e anashkaloi taktikisht, ose, thjeshtë, e përçmoi Zyrën amerikane në Bashkimin Europian.

Dhe e katërta, ndërmjetësi Lajçak iu bashkua dhe, mbase, miratoi pozicionin rus si themel e kornizë dialogu mes palëve.

Tani: a mund të cilësohet i paanshëm sllovaku Mirosllav?

Jo, kurrësesi!

Ai, tashmë, humbi distancën e ekuilibruar: do t'provojë prirje të qartë rreshtimi në anën e interesit serbian. Riqarkullimi i Rezolutës 1244, është kthim në gjendjen para 17 shkurtit 2008. Në kohën statusore paraindipendente. Dhe, e tillë, ngjan një kurth i mnershëm që ruso-lajçakët i gatisin fshehtë Kosovës.

E Prishtina politike, nga anë e saj, duhet t'kthjellet më shumë se kurrë. Prepozicioni i saj i prerë është: Deklarata e Pavarësisë dhe Aktgjykimi i gjykatës ndërkombëtare të drejtësisë që njohu legjitimitetin e saj.

Madje, mëtej akoma: t'a konsiderojë, ndoshta, idenë e refuzimit të sllavit Lajçak, tashmë i afishuar si palë me Serbinë..!

Fundja, ngutia dhe improvizimi mund të jenë fatale. Gjermania s'ka akoma një marrëveshje të tillë paqeje me fuqitë q'e agresuan dhe, më pas, me të mbaruar të Luftës, e copëtuan për 50 vjet. Dhe ende është gjallë!!

_____________

Berlin, korrik 2020

DILEMA QË S'ËSHTË...

(Përplotësimi me një të parë në krye)

Sado e bashkuar të duket dhe sado centrist të ngjan Brukseli, Europa ruan ende dy shfaqje ekzistence të saj: Europën e re syprinore dhe Europën e vjetër të nënujshme.

Megjithëse pasionantë të idesë komunitare, intelektualë gjermanë e pohojnë qartë: Europa mund të ngrihet vetëm mbi parimin e shteteve postklasike, por asnjëherë mbi konceptin e shteteve postnacionale.

Sifoqoftë, anise heterogjene, ajo mund të bëj një asistencë jetike sociale e një transmision të vyer vlerash demokracie. Radhësh të saj, fatlumnisht, gjenden miq e aleatë të fuqishëm dhe fjalërëndë që lëvizin ide e veprime në t'mirë të Kosovës.

Mirëpo, është vështirë e pritshme që, për arsye të dynivelshmërisë së saj (syprinores e të nënujshmës), Europa të arrijë e vetme një Marrëveshje historike të paqes mes Kosovës e Serbisë.

Në parantezë kujtoj faktin interesant se as vetë Gjermania s'ka akoma një marrëveshje të tillë paqeje me fuqitë q'e agresuan dhe, më pas, e copëtuan me të mbaruar të Luftës.

Që këtej, çështja (sa e urrej këtë fjalë që, disi, sugjëron një status kontestimor) e Kosovës do bredh një kohë n'për kanceleritë europjane, për t'u rikthyer në Uashington: ose për bashkëzgjidhje ose për vulë përfundimtare.

Ndaj dhe shqiptarët duhet të jenë tepër të vëmendshëm me të dy anët e Atllantikut.

Me të parën, sepse është votër. Pastaj, nëse s'do kishte vullnet apo frymëzim pozitiv, aherë, ka një aftësi të rezervuar për të shpërndarë ende energji të ligë. Të njohur e të përkthyer, tashmë, në fatkeqësi ndër motet shqiptare...

Me të dytën, ndërkaq, sepse është dalëzotësi i madh e i vetëm i shqiptarëve. Pa të nuk do mbahej dot në këmbë, viti 1919, shteti i parë, e as do lindej, rreth njëqind vjet më vonë, shteti i dytë shqiptar.

Është ky, që këtej, një mësim i dyfishtë: moral dhe politik për aleatin tejatllantik. Për të gjithë. Por, më shumë se amerikanistët e menduar, këtë leksion historie do të duhej ta absolvonte kohorta e amerikanistëve të rremë!

_____________

Berlin, meskorrik 2020

TI, ILIRIDË EMËRMADHE...

(Një përulje vëllaznore)

1.

Kohët e fundit s'kam shkruar shpesh për Maqedoninë shqiptare. Kosova ishte kthyer sërish në pikën turbulente e, natyrshëm, do t'më rrëmbente vëmendjen dhe energjitë. Mendoja, ashtu si tani, se një Arbni veriore e ringritur, do t'shpërndante energji e ndikim të mbarë politik dhe në Iliridë.

Megjithatë, s'mund t'mos impenjohesha, në mënyrën time, ndër zhvillime elektorale të pjesës së poshtme, juglindore e aq të bukur, të Atdheut. Ishte alfabeti i gjakut që kërkonte këtë...

Dhe ky impenjim nga larg, ka formën dhe notën modeste të thirrjes: që t'shihet e vërteta në sy dhe të vritet frika prej lirisë.

2.

Ndaj, iliridas rrënjëlashtë dhe emërmëdhenj,

mos votoni numrin 9! Ju thërrasin prapë njëj patosi të konsumuar, por ju mos e votoni.

A nuk mjafton një jetë për të lexuar mashtrimin? Për të ndjerë tehun e vuajtjes, varfërisë, shpërnguljes e pabesisë? Dhe, pra, vendin e të dytit - e kjo dmth. vendin e humbësit në tokën e vet?

Mos votoni më numrin nopran 9!

Sepse duke injoruar atë, ju refuzoni Idiotin me pagesë, atdhetarin e Maqedonisë, ajatollahun e vogël e të neveritshëm që nuk merr kurrë mbi supe detyrime pushtetesh, por rri mënjanë e sehiron...

Dhe sepse, anashkalimi i ndërgjegjshëm i këtij numri rrëzon kupolën e krimit, hajninë legale, mbytësit nepotikë të Ëndrrës suaj, e dhunëtarët e njëjtësisë së shansit për lumni...

Natyrisht, nëse nuk votoni - e s'duhet t'a votoni - numrin 9, ju i grisni petkun fshehatar kryefistarit të "popullit të padukshëm", kësaj bote të zellshme spiunore, pastaj shfuqizoni trathtarin e karrierës: kolaboratorin e shtetit sllav që, kështu i komponuar, është armiku juaj.

Gjithësesi, ju, të çmuar bashkëkombës, nuk do t'përligjni më grabitësin e fatit dhe pronës suaj. E, poaq, vjedhësin publik të bukës dhe gëzimit të djalërisë shqiptare që, e pashpresë, degdiset udhëve botës...

Tani, në vend të shprehjes së besimit për kthjellësinë dhe vendosmërinë e prerë, ju them vëllezërisht e përulshëm: votoni për Veten tuaj, ju të dërmuar nga frika e të poshtëruar nga mohimi!

Nëse pa ju s'mund të ketë Maqedoni, aherë përse duhet të ketë Maqedoni kundër jush?

3.

Këtë presin nga ju, jo vetëm Votra dhe Fëmijët që nuk duan më disfatat e brezave, dhimbjet, makthet, zhgënjimet dhe deshpërimin tuaj.

Ata duan fitore. Ag të ri. Dhe triumf të lavdisë së racës.

Por, njëkohësisht, këtë presin të gjithë nacionalistët e kulluar, kudo që zemra ndjen e pulson shqip!

4.

Së fundmi, e zbërthyer sërish: shpërfilleni, përbuzeni dhe refuzojeni 9-tën, këtë numër të mallkuar.

Dërgojeni të zon'ë e tij përgjithmonë atje në strehën natyrale: në pluhnajën e historisë! E, ashtu, hapni portat e mëdha të jetës së lirë të njeriut të lirë.

Maqedonia e veriut, ose duhet të jetë Dyetnike në të gjithë piramidën shtetërore ose nuk e meriton ekzistencën mbi varrin e interesit shqiptar!


 


kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

Adem Jashari 1955 - 1998

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

Fazli Berisha - Pashtrik

Selver Mackaj 2

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks