SHKRIMI
e shtunë, 19 shtator 2020

KADRUSH RADOGOSHI: VETËDIJA E ROBIT DHE MENDJA E LIRË

Edmonton, Canada, 03. 08. 2020:

Rilindasi shqiptar Filip Shiroka në veprën e tij poetike “Zani i zemrës” në mesin e poezive të tij patriotike - nostalgjike e ka edhe epigramin “Te vorri i kajmekamit”, të cilin edhe pas pesëdhjetë vjetësh nga leximi i parë ende e mbaj në mend.


 


 


 


Teksti i tij është:

“Qante i shkreti Alushi i Hasanit

përsipri vorrit të kajmekamit.

Pse qan, e pyeti katundari nji ditë

Qaj, thot se në bukë të tij jam rritë.

More të marrtë djalli katundari i thotë

pse po e hup kohën tue qa me lot?

Hidhi tash sa të holla sipri vorrit tij

edhe kajmekami çohet përsëri.”


Në këtë epigram poeti ironizon vetëdijen e një shërbëtori, i cili nuk mund ta mendojë jetën pa zotëriun e tij të vdekur. Zotëriu i tij ishte kajmekami, zyrtar i lartë i një krahine në kohën e Perandorisë otomane.

Përballë vetëdijes së skllavit të përfaqsuar nga Alushi i Hasanit poeti e ka dhënë edhe vetëdijen e katundarit të lirë, i cili tallet me zotëriun e të parit, duke e treguar fytyrën e tij të vërtetë prej maskarai, që për para mund të ngritet edhe nga varri, por në të njëjtën kohë i bën ftesë Alushit të shkretë, që ta çlirojë mendjen dhe shpirtin e tij. Megjithatë çlirimi i mendjes dhe shpirtit nga prangat e padukshme të skllavërisë nuk është proces i lehtë për këtë kategori njerëzish.

Në këtë kontekst mund të themi se simbolika e këtij epigrami edhe pas më shumë se një shekulli të shkrimit të tij është aktuale te shqiptarët. Ky aktualitet i epigramit të tij nuk e bën më të madh poetin tonë, i cili po të ishte gjallë hipotetikisht do të ishte zhgënjyer me shqiptarët e sotëm në mesin e të cilëve ka me shumicë “Alusha të Hasanit”, të cilët vajtojnë për kajmekamët e tyre të vdekur fizikisht apo vetëm politikisht.

Edhe këta të sotmit pothuajse njësoj po vajtojnë për kajmekamin e tyre edhe pse tani mund të jenë të veshur me rrobat e firmave më të shtrenjta e mund të enden me xhipat e blinduar e me xhama të zeza, sepse në esencë brenda tyre jeton ende shpirti i robit i afishuar vrazhdësisht si shpirt heroiko - legjendar.

Pikërisht këto rroba të shtrenjta, këta xhipa të blinduar, qindra hektarë tokë të uzurpuar të atdheut të shqiptarëve, kullat në katund, shtëpitë në “sheher”, vilat në bregdet e në bjeshkë, librezat e kursimit në banka të ndryshme nëpër botë janë buka që ua ka “dhënë” Baba - Kajmekam.

Të shikuar nga pikëvështrimi ironik - sarkastik i poetit Filip Shiroka, i materializuar te katundari mendjehapur, këta “Alusha të Hasanit” na duken si dordolecë, që i gëzohen çdo forme të acarit shoqëror, sepse vetëm në kushte të tilla të atmosferës shoqërore mund të jetojnë. Pranvera është stinë e rrezikshme shoqërore për ta sepse i shkrin me krejt çfarë kanë.

Kur pat vdekur Kajmekami i quajtur “Shoku Tito” një Alush i Hasanit po qante me zë të lartë e me dënesë. Kukatjet e tij e arrinin kupën e qiellit në të cilën mbretëronte një diell i buzëqeshur pranveror. Katundari mendjelirë i Filip Shirokës e pat pyetur këtë “Alush të Hasanit”:

- pse po qan bre burrë?

Ai iu përgjigj:

- “Ku-ku-u-u-u-u ... për ne se çka na gjet! Ka vdekur “Baba Titë”.

Në atë kohë, babai shpirtëror i kryeministrit të sotëm të Republikës së Askundisë si Alush i Hasanit, që ishte, hypi në autobus së bashku me shumë “Alusha të Hasanit” dhe shkoi në Beograd për të vajtuar mbi varrin e Kajmekamit në bukën e të cilit ishte rritur.

Epigrami i Filip Shirokës nuk e thotë, por e lë hapur mundësinë për t’u nënkuptuar se vdekja e kajmekamit nuk është e thënë të jetë vetëm fizike. Kuptohet njeriu që nuk lë gjë pa bërë për para dhe pushtet e që edhe nga varri “mund të ngritet” nuk e njeh nocionin vdekje morale, por ka filluar ta mësojë nocionin “vdekje politike” në një shkollë diku largë pas shtatëdhjetë e shtatë kodrave.

Në republikën e lirë e sovrane të Askundisë gazetarë e analistë të shndërruar në “Alusha të Hasanit” po qajnë me britma e ulurima nëpër studio televizive për Kajmekamin e tyre, të cilin e paska ftuar Hadi, perëndia i botës nëntokësore për ta marrë në pyetje se a i ka plotësuar kushtet për t’ia dhënë biletën për ferr. Aty, në ferr kajmekam është Hadi, kurse kajmekami i Republikës së Askundisë mund të jetë vetëm “Alush i Hasanit” e asgjë tjetër.

Edmonton, Canada, 03.08.2020


kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

Adem Jashari 1955 - 1998

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

Fazli Berisha - Pashtrik

Selver Mackaj 2

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks