SHKRIMI
e hënë, 21 shtator 2020

ALI MEHMETI: KE DO TA NDRIT DRITANI?

Gjenevë, 3 shtator 2020: Nuk jam i gatshëm apriori të lavdëroj apo kritikoj askënd. Për dallim nga shumë të tjerët, as Dritanin! Para së gjithash duhet njohur sadopak skenën politike në Malin e Zi ku janë në veprim 4 blloqe politike. Partia Demokratike e Socialistëve e udhëhequr nga Milo Gjukanoviqit, veprimet e së cilës i njohim, ndër të cilat spikat shpallja e pavarësisë së Malit të Zi në vitin 2006 me ndihmën vendimtare të shqiptarëve.


Trembëdhjetë vite më vonë ky kontribut (vendimtar), u shpagua me formimin e komunës (shqiptare) të Tuzit dhe me përdorimin e flamurit kombëtar me ligjin e aprovuar më 30 dhjetorit 2019. Gjatë këtyre viteve ai ka krijuar lidhje (ilegale) bashkëpunimi me korporatën më të fuqishme botërore të duhanit Philip Moris, nga e cila ka pasur përkrahje të fuqishme pasi që i ka shërbyer interesave të saj. Përkrahja tjetër, edhe më e fuqishme vinte nga fuqitë e mëdha botërore të cilat prisnin nga ai largimin e ndikimit rus, pranimin e pavarësisë së Kosovës dhe hyrjen në NATO, dhe të gjithat i bëri. Si shpërblim priste edhe hyrjen e shpejt në Bashkimin Evropian pasi hapi edhe kapitullin e fundit për negocim. Megjithatë i humbi zgjedhjet, bashkë me aleatët e tij ku përfshihen të gjitha pakicat kombëtare, duke përfshirë edhe atë shqiptare. Së bashku i fituan 49% të votave, ose 40 vende nga 81 sa i ka Kuvendi i Malit Zi. Kjo për shkakun, sepse qytetarëve i ka ardhur në maje të hundës modeli i tij i udhëheqjes 30 vjeçare, sipas të cilit, me fuqitë e jashtme është i dëgjueshëm dhe bashkëpunues, pse edhe e përkrahin, kurse nga qytetarët e vet konsiderohet sikur një autokrat, i korruptuar dhe i pasur me gjithë familjen e tij farefisnore dhe politike, dhe jo më pak më rëndësi, sepse u fut në konflikt të hapur dhe publik me kishën ortodokse serbe, me rastin e aprovimit të ligjit mbi objektet fetare.

Koalicioni “Për të Ardhmen e Malit të Zi” i udhëhequr nga Fronti Demokratik është koalicion i ekstremit të djathtë, që nuk është fare opozitë politike, por shoviniste serbe, e udhëhequr nga kisha ortodokse serbe, politika e së cilës për ne është e njohur. Sikur të mundte ajo do bashkonte Malin e Zi me Serbinë, do e anulonte pranimin e pavarësisë së Kosovës dhe do e nxirrte Malin e Zi nga NATO. Sa për shembull: fitorja e tyre është festuar me këngët për Kosovën si “zemër të Serbisë”, me sulmin mbi xhami në qytezën Plevle, kurse prijësi i tyre Krivokapiq parafrazoi fjalët e Sllobodan Millosheviqit “Ka ndodhur populli” me “Ka ndodhur liria”. Ata fituan 32.5% të votave.


Koalicioni “Paqja është kombi ynë” mbledh rreth vetës parti dhe grupime të ndryshme që para së gjithësh propagandojnë pajtimin ndërfetar dhe ndërnacional duke mos harruar as luftën kundër korrupsionit, mafies pyjore dhe ujore dhe revidimin e privatizimit. Nuk e vë në pikëpyetje ekzistencën e Malit të Zi sikur shtet i pavarur, por nën rrogoz bashkëpunojnë me Frontin Demokratik, që i bën vështirë të parashikueshëm. Fituan 12.5%të votave. 


Koalicioni “E Zeza në të Bardhen” është aleancë qytetare e cila kërkon ta kthej demokracinë, rendin dhe ligjin, të formoj qeveri ekspertësh dhe në mënyrë eksplicite kërkon mos ndryshimin e kursit në politikën e jashtme. Udhëhiqet nga shqiptari Dritan Abazoviq dhe fitoi 5,53% të votave ose 4 mandate, kurse bashkë me dy koalicione tjera fituan 51% të votave, respektivisht 41 vende në kuvend.


Pra, pyetja shumë reale është: a do mund kjo opozitë kaq heterogjene (në deklarime) të formoj qeveri?

Siç shihet lojtari kryesor do jetë Dritani me 4 vota të tij, me kusht që këto vota i ka kompakte. Gjithnjë ekziston rreziku që edhe atje ka hashima dhe ramusha që mund t’i shkojnë ndonjërit në shtëpi pas mesit të natës, jo vetëm nga këta 4, por edhe nga ata 77 të tjerë dhe kështu ta përmbysin rezultatin dhe/ose ta nxjerrin nga loja Dritanin. Sepse nuk është e mundur që nuk ka mbetur ndonjë vend ambasadori i lirë, ndonjë terminal doganor, servis për homologim apo hotel për privatizim. Le të themi se nuk do ndodh kështu.


Dritani ka shumë mundësi para vetës. Me katër vota të tij, mund të bëj çudira, duke mos lëshuar pe nga programi dhe premtimet e tij. Nëse këtë nuk mund ta bëj me opozitën e gjertanishme, askush nuk e ndalon që këtë ta bëj me pozitën. Dhe votuesit do e mirëkuptojnë. Megjithatë, votat i ka fituar sikur opozitë dhe është politikisht korrekte që së pari të tentoj të realizoj programin e vet me opozitën, në të kundërtën do ishte vetëvrasje e tij politike. Nuk ka nevojë të vetëvritet. Thjesht, mjafton të mos lëshon pe nga parimet e tij të deklaruara, që koalicionin me kishën ortodokse do e bënte të pamundur.

Uroj që me emrin e vet ta ndrit rrugën para vetës.


Ali Mehmeti, Gjenevë, 03 shtator 2020


kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

Adem Jashari 1955 - 1998

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

Fazli Berisha - Pashtrik

Selver Mackaj 2

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks