SHKRIMI
e diel, 20 shtator 2020

XHEVAT BISLIMI: FITORE E PRITUR

Viti, 5 shtator 2020: Republika Shqiptare e Kosovës, toke e shkeputur me dhune, terror e gjenocid, si edhe viset e saj, nga Trungu, - Republika e Shqiperise, u krijua pas Luftes Çlirimtare te UÇK-se, qe u organizua dhe drejtua nga LPK-ja. Nderhyrja e NATO-s (nga ajri) nga njera ane e shpejtoi kapitullimin e Serbise pushtuese, por nga ana tjeter e kufizoi Luften Çlirimtare vetem ne kufijte krahinor te imponuar me dhune e terror nga shteti pushtues, Jugoserbia. Jo vetem kaq. Nderhyrja e NATO-s perfundoi me nje rezolute te OKB-se (1244) dhe solli ne Kosove Administraten e OKB-se (UNMIK)! Serbia pushtuese, me gjithe makinerine e saj vrastare, u terhoq brenda kufijve te saj republikan pa ferrë ne kembe!! Kurse forca e armatosur shqiptare, UÇK-ja, u çarmatos!! Veç kesaj Kosoves shqiptare (pa viset e saj) i mohoheje e drejta per vetevendosje dhe bashkim me shtetin e saj!! Bota (Fuqite e Medha) po kerkonin nje zgjidhje "model" (suigeneris!) per Kosoven e çliruar pas nje pushtimi shekullor! Per fatin e viseve te saj te pushtuara nga Serbia, Maqedonia e Mali i Zi, qe dikur ishin brenda kufijve te Jugoserbise, as qe behej fjale!! Rikthimi "klasik" i Serbise pushtuese ne Kosove pa nje lufte te re, e cila do te perfshinte gjithe Ilirine (Ballkanin), ishte i pamundur. Kjo sigurisht qe nuk i interesonte as SHBA-ve, qe per arsyet e tyre gjeopolitike e gjeostrategjike e donin Kosoven pa Serbine... Per t'i qetesuar fqinjet tane shoviniste, qe mbajne te pushtuara dy te tretate e Shqiperise, dhe per ta qetesuar pansllavizmin rus Kosova nuk u lejua te ribashkohet me Trungun,-shtetin e saj, por iu dha statusi i nje shteti te mbikeqyrur e te kontrolluar nga Fuqite e Medha, nga njera ane, dhe te lidhur me shume fije me Serbine, nga ana tjeter!! "Zgjidhjet" qe u bene per pakicen serbe dhe per Kishen ortodokse serbe kufizojne kercenueshem pavaresine, lirine, demokracine dhe sovranitetin e Republikes se Kosoves!! Ky sakatim i brendshem i territorit dhe i sistemit politik e kushtetues e dobeson dhe defunksionalizon shtetin e Kosoves. Pjese e ketyre "zgjidhjeve", kercenuese per stabilitetin dhe funksionalitetin e Republikes se Kosoves, ishin (edhe jane !) "politikanet" e rinj e te vjeter shqipfoles!!

Nje fat i madh ne kete fatkeqesi ishte mendimi (opinioni) i Gjykates Nderkombetare te Drejtesise per Pavaresine e Kosoves... Kjo Gjykate i dha plotesisht te drejte Kosoves per shkeputje dhe pavaresi nga Serbia pushtuese. Me e mira eshte se pyetjen ose kerkesen per kete opinion te Gjykates e kishte ber Serbia... Mirepo, per fatin tone te keq, ne krye te partive politike e te Kosoves ishin akoma (jane edhe sot !!) ata qe ishin pjese e pazareve dhe koncesioneve te bera ne Vjene!! Heqja dore nga e drejta per t'u bashkuar me shtetin tone ishte leshimi qe nuk u falet kurre.!!

Prandaj, keta krere te partive e te institucioneve te Republikes se Kosoves edhe kete fitore te madhe dhe te padiskutueshme e zbehen dhe e zhvleresuan shume!! Ne vend se ta kapitalizonin opinionin e Gjykates Nderkombetare, duke e kuptuar si VULË te padiskutueshme te pavaresise dhe shkeputjes nga Serbia dhe duke perveshur menget per ndertimin dhe fuqizimin e shtetit te Kosoves dhe te mbrojtjes se tij, kreret e korruptuar e te kriminalizuar (edhe kolaboracioniste te deshmuar !) te Kosoves, pranuan ta rihapnin çeshtjen e Kosoves me Serbine ne Bruksel!! Serbia po rimerrte rolin e humbur per fatin dhe poziten e Kosoves! Paria e qullur e Kosoves shqiptare po pranonte ta riluante me Serbine ndeshjen e fituar!! Kreret e kapur, medioker e te korruptuar i bene dhuraten e madhe Serbise ne Bruksel: Republiken e Kosoves tone e bene me FUSNOTË!! Koncesionet tjera ne favor te Serbise dhe dobesimi i pozites nderkombetare te Kosoves s'kishte tes ndalur!! Prania e Serbise ne Kosove po konsolidoheje me "dialogun" qe s'ka te ndalur!! Ky "dialog" per hesap te Serbise e çoi Kosoven ne zyren e Kryetarit amerikan, Tramp, per nje marreveshje tjeter te diskutueshme dhe te pafavorshme per Kosoven!! Me kete marreveshje Kosova shqiptare u bë "shteti i pare mysliman" qe do ta kete ambasaden ne Jeruzalem!!

Nofka ose kualifikimi "shtet mysliman" e "shtet me shumice myslimane" qe i behet Kosoves shqiptare paraqet nje fitore tjeter per Serbine, per Turqine e Erdoganit dhe per mercenaret e tyre ne gjeografine shqiptare...

E gjithe dhuna, i gjithe terrori, gjenocidi dhe spastrimi etnik e debimi i shqiptareve nga serbet, malazezet e greket eshte miratuar dhe bekuar nga bota (Fuqite e Medha) me arsyetimin se po vrasin, po masakrojne e po debojne myslimanet ose mbetjet otomane!! Kryesisht keshtu thuhet, shkruhet e shpjegohet edhe sot ne literaturen e huaj gjenocidi dhe debimi i shqiptareve nga Quprija, Aleksinci, Beogradi, Nishi, Leskoci, Prokupla, Kushumlia, Vranja, Toplica..., nga Podgorica e nga gjithe Mali i Zi (mbi 60% territor i Shqiperise), nga Çameria e gjithe Greqia, etj. Keshtu eshte asimiluar edhe popullsia shqiptare e Sanxhakut, (rreth 8400 km katrore), Plave e Guci, etj. dhe sot deklarohet "myslimane" e flet serbisht!!

Perpjekjet e Serbise (programi i Serbise) per ta "myslimanizuar", te pakten ne syte e botes, Kosoven shqiptare dhe viset e saj, jane intensifikuar pas Pranveres Shqiptare te vitit 1981... Pas ketyre ngjarjeve nisi ndertimi i xhamive! "Nismetarë" (zbatuese) te projktit per "myslimanizimin" e Kosoves shqiptare u bene bashkepunetoret e Serbise... Keta gjakprishur kudo ishin "nismetare" per ndertimin e xhamive deri sa plasi Lufta Çlirimtare!

Ndertimi i xhamive dhe minareve mori hov e mori krah menjehere pas Luftes! Turqia e Erdoganit, me agjencite e saj shteterore, u bë mbeshtetja më e fuqishme e projektit per "myslimanizimin" e Kosoves shqiptare duke ndertuar xhami ne çdo fshat e ne çdo lagje qyteti!!! Koincidence a koordinim nuk e di, por qellimet afatshkurtera te Serbise po perputheshin plotesisht me qellimet afatgjata te Turqise per nje "Kosove myslimane" posaçerisht dhe per nje gjeografi shqiptare te "myslimanizuar" e neootomane pergjithesisht...

Prandaj deklarata e Trampit (Kryetar Amerike!) dhe ajo e Netanjahut per "shtetin mysliman" te Kosoves mund te konsiderohet me te drejte si fitore e "investuar" nga Serbia e Turqia dhe mercenaret e tyre gjakprishur ne krye te partive dhe institucioneve e jashte tyre... Megjithate, edhe kjo fitore e tyre ndaj shqiptareve do te jete e perkohshme. Demi eshte i madh, por qenia shqiptare do te mbijetoje e do t'i sfidoje pergjithmone tendencat dhe projektet e ketilla antishqiptare e antievropian dhe me karakter thellesisht shovinist... Kombi shqiptar ne Iliri do te bashkohet ne nje shtet shqiptar e laik me Flamurin e Gjergj Kastriotit e te UÇK-se...


kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

Adem Jashari 1955 - 1998

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

Fazli Berisha - Pashtrik

Selver Mackaj 2

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks