SHKRIMI
e enjte, 04 mars 2021

DR.LUFTULLA PEZA - DR.LILJANA PEZA: FALSFIKATORI FRASHËR DEMAJ DON TË BËHET DEPUTET!

Golem (Durrës), 11 shkurt 2021: FRASHËR DEMAJ, fasifikatori i historisë së Kosovë dhe i historisë së grave shqiptare, don të bëhet deputet i Kosovës. Ky me ndërgjegje të plotë në librin e historisë së Ballkanit, financuar nga BE dhe përgatitur në Greqi vitet e fundit, ka pranuar të shtrembërohet qëllimisht historia e shqiptarëve dhe sidomos e grave shqiptare, duke i paraqitur si injorante, pa respekt në familje dhe shoqëri.

Libri vjet është diskutuar në shtypin shqiptar, në gazetën “Bota Sot”, edhe unë kam shkruar për këtë problem, por shikoni artikullin e plotë në mbrojtje të grave shqiptare nga gazetarja e shquar Kimete Berisha. Në këtë libër masakrat serbe ndaj shqiptarëve nuk trajtohen ose minimizohen. Nuk përmendet as genocidi i tërbuar serb ndaj shqiptarëve të Kosovës të viteve 1999-2000. Bombardimet e NATOS ndaj trupave serbe në libër trajtohen të pa drejta, sikur patën si qëllim të vrasin fëmijët dhe qytetarët serb dhe jo të godasin objektivat ushtarake serbe dhe genocidin serb.

Për deri sa Frashër Demaj është historian me tituj profesor dhe nuk e njeh historinë e Kosovës tregon, që titujt i ka marrë kot, pa merita, me falsifikime.

Ky pseudohistorian është vënë për deputet në listën e partisë së Isa Mustafës LDK. FRASHËR DEMAJ kërkon të bëhet deputet, të kapë ndonjë post të rëndësishëm dhe me këtë ta godasë më me forcë Kosovën. Dhe dëmi i tij do të jetë mjaft i madh. Për të tillë deputetë nuk ka nevojë populli i Kosovës, prandaj i bëj thirje në radhë të parë grave të Kosovës, por edhe të gjithë popullit të Kosovës, asnjë votë të mos i japë falsifikatorit FRASHËR DEMAJ, që i ka sjellë dëm shumë të madh paraqitjes së popullit të Kosovës si në opinionin e brendshëm dhe të jashtëm.

Gruaja shqiptare ka qenë gjithmonë me shumë të drejta dhe shoqe pune dhe lufte me burrin. Ajo lindi, rriti dhe edukojë miliona atdhetarë shqiptarë, gjatë historisë sonë të gjatë rreth 15 mijëvjeçare, që ta duan atdheun e vet dhe të luftojnë që ai të jetë i lirë. Gruaja shqiptare ka qenë gjithmonë frymëzim për shkrimtarët, piktorët dhe njerëzit e tjerë të dijes, që i kanë ngritur asaj monumente të gjalla. Ajo është trajtuar në shoqërinë shqiptare shumë lart gjithmonë. Vetëm ndër shqiptarët, në kohrat e lashta ka pasur gra mbretëresha si Teuta e Ilirisë, princesha e Epirit Olimpia, nëna e Aleksandrit të Madh, mbretëresha Artemis e Karisë (Anadoll), mbretëresha Kleopatra maqedone/shqiptare e Egjiptit etj.



Këtu kam paraqitur një skemë të gruas ilire, paraqitur nga autori Jason R. Abdale në librin “The great Illyrian revolt”, 2019 dhe shiheni si e paraqet gruan ilire të veshur mjaft bukur dhe në duar e qafë me zbukurime prej ari. Kjo tregon sa vlerësohej gruaja në shoqërinë ilire. Krahas kësaj është fotografia tjetër e Azem dhe Shote Galicës, të dy heroj të popullit shqiptar, por të dy të barabartë në jetë, luftëtarë për lirinë e Kosovës.

Ne jemi historianë dhe problemet i shohim mbi bazën e të dhënave shkencore historike, prandaj nuk duhet të lejojmë, që individë keqbërës ta dëmtojnë interesin e shqiptarëve në trojet tona dhe në botë.

Si mund të propozohet nga partia e Isa Mustafës LDK e Kosovës falsifikatori FRASHËR DEMAJ për deputet, kur përfaqëson njerëzit, që ecin në gjurmët e serbëve? Populli I Kosovës duhet të dijë, që nuk duhet të votojë të tillë bashibuzukë dhe bashkëpuntor të serbëve. FRASHËS DEMAJ përveç emrit shqiptar nuk ka asgjë të përbashkët me shqiptarët. Ose duhet të hiqet nga lista e LDK FRASHËR DEMAJ ose popullit të Kosovës ti bëhet e qartë, që ai dhe partia, që e ka vënë në listën e deputetëve, të mos votohen.

Popullit të Kosovës i uroj ditë të bardha dhe që të arrihet kjo duhet pa tjetër:

VOTONI NJERËZIT MË TË MIRË, QË T’I SJELLIN PËRPARIM KOSOVËS, VJOSA OSMANIN DHE ALBIN KURTIN!

MOS VOTONI ZULLUMQARËT DHE MASHTRUESIT !


Golem, 5 shkurt 2021


kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

Adem Jashari 1955 - 1998

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

Fazli Berisha - Pashtrik

Selver Mackaj 2

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks