SHKRIMI
e mërkurë, 03 mars 2021

SHERADIN BERISHA: MURAT JASHARI PRESIDENT!

Pashtriku, 16 shkurt 2021: Një zgjedhje si akt solemn!

Fillimisht Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit ia uroj fitoren e "LVV - Lista Vjosa" në zgjedhjet e 14 shkurtit!

Në janar të vitit 2020 kur (mos)marrëveshjet midis LVV - LDK për formimin e qeverisë kishin arritur kulmin, lidhur me postin e presidentit, për të dalë nga ky ngërq Albin Kurtit i kam propozuar Murat Jasharin për detyrën e presidentit!

Në këtë propozim kam shkruar:


"Personaliteti për president të jetë jopartiak dhe si i tillë unifikues! Figura më unifikuese dhe ekuilibruese për shqiptarët është anëtari i familjes Jashari, Murat Jashari!

Kandidati Murat Jashari si i tillë është i pranueshëm për të gjithë deputetët e partive, dhe votimi i tij në Kuvend për president është i padiskutueshëm! LVV me Murat Jasharin president, (të paktën për 10 vjet) e heq nga rendi i ditës këtë pozitë, e cila vazhdimisht po bëhet 'mollë sherri' në procesin e formimit të qeverisë!"

***

Nese Albin Kurti dhe Vjosa Osmani vetëvendosin në këtë drejtim, Murat Jasharin e propozojnë për president pa hezitim për votim!

Pse?

Sepse është moment i duhur që zgjedhja dhe votimi i presidentit në kuvend të mos bëhet problem, por të shndërrohet në akt solemn!

Për të ndodhur një akt i tillë (i dëshirueshëm për të gjithë) duhet të jetë një personalitet me kredibilitet në formë dhe në përmbajtje për unitet!

Çdo personalitet partiak (siç janë Vjosa Osmani, Ramush Haradinaj etj.) për detyrën e presidentit do të jenë të papranueshëm, dhe si të tillë rrjedhimisht të kontestueshëm!

Prandaj personaliteti më legjitim në këtë drejtim më rezulton Murat Jashari.

Ai është shembulli më i mirë edhe në aspektin historik, sepse reflekton më shumë se 100 vjet histori ...

Murat Jashari është doktor i shkencave juridike, dhe ligjeron në Fakultetin Juridik të Universitetit "Hasan Prishtina" në Prishtinë.

***

P.S: Vjosa Osmani mund të vazhdojë detyrën si kryetare e Kuvendit ose në ekzekutiv si zv.kryeministre e qeverisë Kurti!

______________

Lexoni nga arkivi, 16 janar 2020:

PROPOZIM PËR ALBIN KURTIN! POZITA E KRYEMINISTRIT ME ROTACION, MURAT JASHARI PRESIDENT!

Nga Sheradin Berisha

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=10215745603969495&id=1125324528



kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

Adem Jashari 1955 - 1998

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

Fazli Berisha - Pashtrik

Selver Mackaj 2

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks