SHKRIMI
e martë, 28 mars 2017

BESIM ZYMBERI: A PO RISHKRUHET DHE SI PO "RISHKRUHET" HISTORIA SHQIPTARE...?!

Ferizaj, 2 mars 2017: Po bëhen 27 vjet qëkur propaganda për rishikimin e historisë, por e vret vetë historinë tonë!

Justifikimi i nevojës së rishkruarjes së historisë, me motivacion të një qasjeje ideologjike të saj në epokën e socializmit, në fillim besohej si nevojë, më vonë u pa se po instrumentalizohej, ndërsa tani veçse është bërë i poshtër dhe rrënues skajshmërisht!

Edhe në versionin më brutal (?!), historiografia shqiptare deri në vitin 1990-91, së paku kishte një platformë shkencore mbi të cilën bazohej.

Në konferencat shkencore në Shqipëri, të cilat lehtë mund të dokumentohen edhe sot, qoftë për nga cilësia e qoftë për nga kompetenca shkencore, merrnin pjesë kokat më të mëdha të shkencës së historiografisë të nivelit planetar!

Po, çfarë ka ndodhur në 27 vjetët e fundit të “lirisë shkencore”…?

Asgjë, fatkeqësisht!

Tash e 27 vjet demokraci, në arealin e gjeografisë shqiptare, nuk është shënuar asnjë ngjarje e madhe shkencore në lëminë e historiografisë, e organizuar nga institucione shkencore-shtetërore (gjithë)shqiptare!



Nuk mbahet mend në këto 27 vjet, zbritja në arealin shqiptar e asnjë historiografi eminent botëror, në ndonjë ngjarje shkencore të organizuar dhe të mbështetur nga shteti. (Këtë fenomen e shpjegon më së mirës studiuesi i formatit të lartë, Pëllumb Xhufi). Le të më falin ata që mund të më kundërshtojnë, duke aluduar në emra të përveçëm dhe të njohur të historiografisë, që brenda këtyre 27 vjetëve, kanë qëndruar në trojet shqiptare dhe kanë shkruar libra. Këta janë individë që kanë bërë punë të mëdha me iniciativë vetanake apo të deleguar nga organizma akademikë në të cilët punojnë, e jo të thirrur nga institucionet kompetente shtetërore e shkencore shqiptare!

Kryetarët, të Shqipërisë e të Kosovës, shpërndajnë dekorata, përuruese e rehabilituese, edhe për ngjarje personalitete, të paverifikuara nga një rivlerësim shkencor!

Bajram Curri, Azem Bejta e Isa Boletini, nga individë të papërgjegjshëm, por me ndikim publik, profilizohen publikisht pa fije turpi vetëm si gangsterë! Pothuaj ka marrë përmasa epidemike shkruarja e monografive familjare, pa iu nënshtruar asnjëlloj verifikimi procedural shkencor, me rrezikun e imponimit të përmbajtjes së tyre si referencë shkencore! Të ashtuquajturit-analistë (respekt për përjashtimet), janë sulltanizuar në mënyrë të pacipë, duke shfrytëzuar mediet (jo të gjitha) dhe duke u shfrytëzuar prej tyre, për ta parodizuar historiografinë, në shërbim të sponsorëve dhe manisë sëclickomanisë!

Fatkeqësisht, edhe sot propagandohet për nevojën e rishkrimit të historisë shqiptare!

Por, fatkeqësisht, njerëzit e humbur në kohë dhe orientim, sikur e neglizhojnë faktin që, 27 vjet pas rënies së socializmit, nuk mund të justifikohet më asgjë me, gjoja, nevojën për çideologjizim të saj! Sa kohë po u dashka për çideologjizim të tillë…? Nese socializmit i paskan mjaftuar më pak se 30 vjet për ta ideologjizuar historinë, pse nuk qenkan të mjaftueshme 30 vjet të demokracisë për ta çideologjizuar atë…?!

Vëllimi i popullarizuar shkencor “Historia e popullit shqiptar” (I dhe II), ishte botuar në vitin 1978 në Tiranë ( ka pësuarme kohën disa transformime), që i bie, 33 vjet pas përfundimit të LDB-së, apo, vetëm 30 vjet nga instalimi i pushtetit një partiak në Shqipëri!

E si është e mundur që shteti shqiptar deri më sot, përfshirë edhe hapësirat shqiptare jashtë tij, edhe 27 vjet pas socializmit, të mos kenë mundur madje as dhe një ide të hedhin për korrektim të historisë…?

Fatkeqësisht, ka ndodhur e po ndodh e kundërta: duke e përdorur historinë e shkruar gjatë periudhës së socializmit, në 27 vjetët e fundit po deformohet dhe shkatërrohet historia jonë, nga diletantë e mercenarë materialistë e ideologjikë.

Shkatërrimi i historisë, është shkatërrim dhe rrënim i identitetit! Në këtë kontekst, përjarg’ja në shtratin e historiografisë, e këndesëve të dehur medialë, duhet të disiplinohet riogorozisht!

Historiografia e vërtetë, nuk krijon opinion, por ndriçon të vërtetën, duke u bazuar vetëm në përgjigjet që mund të dalin nga pyetjet që shtrohen në një formular shumë rigoroz shkencor!

Është koha e fundit që akademitë shqiptare të shkencave e arteve, institutet shqiptare të historisë dhe albanologjisë, të organizojnë me shumë kompetencë një konferencë shkencore, për të përcaktuar linjat doktrinale të leximit-korrektimit të historiografisë së shkruar deri tani dhe të linjës doktrinale të studimeve të mëtutjeshme historiografike!


kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

EPOPEJA E UҪK'së!

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

LOBI SHQIPTAR NË EUROPË!

DOKUMENTAR

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks