SHKRIMI
e enjte, 25 maj 2017

IBISH NEZIRI: RAMUSH HARADINAJ EDHE KËTË SFIDË DO TA KALOJ!

Aargau, 4 mars 2017: Se është stërtepruar me Ramush Haradinajn dhe jo vetëm me të, tanimë është e qartë. Se është edhe peng politik edhe kjo është e qartë dhe secili koment për të do të ishte i tepërt. E qartë është edhe loja e pafytyrë, jo vetëm e Francës, po edhe e gjithë bashkësisë ndërkombëtare, me theks të veçant e Evropës, përfshirë këtu edhe udhëheqësit politikë dhe shtetëror të Kosovës, të cilët në vazhdimësi po na shfaqen si zvarranikë

Ai akuzohet nga një shtet, i cili edhe për 500 vitet e ardhshme nuk mund t’i mbuloj gjurmët e krimeve të kryera për më shumë se njëqind vjetë mbi popullin shqiptar. Akuzohet nga shteti me të cilin udhëheqin Nikoliq, Vuçiq e Daçiq, të tre të dëshmuar si kriminelë. Të gjithë mund t’i kenë ende parasyshë pozat e Nikoliqit dhe Vuçiqit me armë e me kërcënime për Kosovën dhe shqiptarët. Edhe deklaratën e tij se do të shkoj me të dy djemtë për të luftuar në Kosovë, kurse Daçiqi përfaqësuesi më tipik i Sllobodan Millosheviqit, i cili edhe për së vdekuri do të duhej nga Gjykata e Hagës të shpallej kriminel lufte.

Ramush Haradinaj iu është përgjigjur akuzave. Ai dy herë ka kaluar përmes gjykatës së Hagës, e cila është krijuar edhe nga Franca, dhe të dy herat është liruar i pafajshëm ngase me asgjë nuk kanë mundur t’i dëshmonin krimet e pretenduara edhe nga Serbia edhe nga Haga. Tani, çfarë kërkon Franca me këtë rast, nuk mund të mos pyetet. Pse e stërzgjatë nxjerrjen e një vendimi, i cili nuk duhet të jetë tjetër pos që Ramush Haradinajt t’i lihet rruga e lirë për të lëvizur në drejtimet që ai don.



Duke e parë, pos arrestimit krejtësisht të pabazë dhe absurd, edhe qëndrimin krejt neglizhues të drejtësisë franceze për të nxjerrur vendimin, nuk mund të mos hudhen dyshime mbi atë drejtësi, e cila në këtë rast po del të jetë krejtësisht e dështuar, ngase po duket se me çdo kusht po ngulmon të gjejë fakte, të cilat është dëshmuar se nuk ekzistojnë, ose Serbisë, mikës së saj tradicionale po përpiqet t’i krijoj mundësi dhe t’i jap hapësirë për t’i manipuluar faktet që zotin Haradinaj ta ekstradojë në Serbi, me çka edhe vetë Serbinë do ta vinte në siklet, ngase shumë shpejtë do të detyrohej ta lironte.

Ai po vazhdon të qëndroj i burgosur në Francë dhe kjo Francës nuk i bënë nderë, ndërkaq Prishtina zyrtare sillet sikur asgjë nuk po ndodhë, nëse përjashtohen ca deklarata krejtësisht anemike që nuk kanë asnjë rëndësi.

Sikur udhëheqësit politikë të Republikës së Kosovës të kishin vetëm pak dell kombëtar e shtetformues do të silleshin pak më ndryshe, sidomos në raport me Serbinë. Po bëhën 20 vjetë që ka përfunduar lufta, nëntë vjetë nga shpallja e Kosovës shtet i pavarur. Edhe nga fillimi i bisedmeve me Serbinë u bënë disa vjetë dhe duket se ata ende nuk e kanë kuptuar se është shtet i pavarur dhe se në bisedime me Serbinë po e tregon një inferioritet të pashembullt, tamam të nivelit qyqar. Nuk ka reciprocitet, nuk ka zbatim të marraveshjeve ashtu si do të ishte dashur, edhe mbi 1600 të zhdukur vazhdojnë të mungojnë, hapësira territoriale e Kosovës cenohet çdo ditë nga Serbia, strukturat paralele jo vetëm në veri të Kosovës vazhdojnë të veprojnë pa u penguar, kriminelë të të gjitha kategorive vazhdojnë të harlisen nëpër enklavat serbe në Kosovë, shumë nga ushtarët e komandantët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, pos që janë dënuar e mbahen në burg, të tjerë vazhdojnë të jenë „të ngujuar“ nga fletarrestet e Serbisë, në ndërkohë që për kriminelët e shumtë serbë nuk ka as fletarreste e as aktakuza edhe përkundër premtimeve se ato do të lëshohen e do të ngriten. Deri tani ka vetëm deklaratave po aq anemika se këto të tashmet për rastin Haradinaj, të cilat nuk po shërbejnë për asgjë tjetër pos për konsum të brendshëm.

Për shtetbërjen e Kosovës nuk mjaftojnë pozat para fotoreporterëve në Bruksel apo kudoqoftë, as shtërngimet e durve e as telefonatat pa pikë nevoje me zyrtarë agresivë serbë.

Prishtina zyrtare, për të dalur nga ajo gropë inferioriteti në të cilën deri në maje të kokës është futur duhet ta ndryshoj çasjen ndaj të gjitha problemeve që kanë të bëjnë me Serbinë. Së pari duhet t’i ndërpres të gjitha bisedimet përderisa të mos plotësohen parakushtet për bisedime. Kushti i parë do të duhet të jetë tërheqja nga Serbia e të gjitha fletarresteve për ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës si dhe kushtet tjera si arrestimi i kriminelëve të luftës dhe gjykimi i tyre, gjetja dhe dorëzimi i të zhdukurve, shuarja e të gjitha strukturave, edhe unë po i quaj paralele, respektimi dhe zbatimi i të gjitha marrëveshjeve të arritura deri tani, ndërprerja e fushatave kundër anëtarësimit të Kosovës në organizatat ndërkombëtare e plotë tjera.

Ramush Hardinaj po vazhdon të mbahet, siç e tha edhe vetë, peng në Francë, për shkak të neglizhencës se organeve kompetente të Republikës së Kosovës, ndërkaq zyrtarët e Prishtinës si në një skenë teatri po përjargën për të. Ai nuk ka nevojë për përjargien e tyre, as për ndihmën qe ata po ia „ofrojnë“. Edhe këtë sfidë do ta kaloj ashtu si edhe tjerat deri tani, ndërkaq zyrtarët e Prishtinës, të cilëve qëndrimi i Ramush Haradinajt në Francë në këtë kohë kur po përpiqen t’i bëjnë numrat për ratifikimin e demarkacionit me Malin e Zi, edhe pse nuk mund të kenë pasur gisht në arrestimin e tij, po iu konvenon, pa e llogaritur se do të skuqen nesër, nëse iu ka mbetur vetëm edhe një pikë gjaku shqiptar në deje.

Për këtë mbajtje peng padrejtësisht të Ramush Haradinajt do të skuqet edhe Franca, e cila ishte simbol i vëllazërisë, barazisë e lirisë.


kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

EPOPEJA E UҪK'së!

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

LOBI SHQIPTAR NË EUROPË!

DOKUMENTAR

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks