SHKRIMI
e martë, 25 prill 2017

MEHMET BISLIMI: SA HERË QË VJEN MARSI!

Wisendangen, 7 mars 2017: Sa herë që vjen marsi, gurët rrokullisen, ata gumëzhinë për trimat, ata kërkojnë që të vendosen në vendin e vet, që të peshojnë më mirë. Nuk kanë thënë kot që moti se:” Guri rënd peshon në vend të vet!” Kush kërkon të shtyhet me gurët e historisë, kush dëshiron rivalitet me gurët e atdheut, kush mendon që të matet me gurët e legjendës- ai i bënë gropën vetes, dhe një gurë të koka do t’i mungojë, dhe varrin do ta ketë pa epitaf!

Sa shpejt ikën vitet, po bëhen nëntëmbëdhjetë tani, që kur gjuhët e flakëve të luftës së furishme kishin përfshirë Kosovën. Njësitet e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, veç kishin lëshuar shtat dhe po mateshin me pushtuesin për t’i treguar atij se ky vend ka dalzotësit e vet, pra ka bijtë e tij që janë bërë gati për t’i dalë atdheut dhe popullit tonë në mbrojtje. Pjesëtarët e UÇK-së, po bënin historinë më të re të Kosovës, historinë e dhimbshme por shumë krenare, ata po mateshin me ashpërsitë e pushtuesit Serb dhëmbë me dhëmbë, i cili nuk po respektonte as edhe një normë njerëzore. Ata, po tregonin gatishmërinë e vet për të paguar çmimin e lartë të lirisë së tokave tona, pa varësisht kostos së saj- liria mbi të gjitha.

Komandanti ynë Legjendar Adem Jashari, po përdridhte mustaqet e me shikimin e mprehtë po depërtonte rreptë atyre tymnajave e flakëve që po përcëllonin atdheun tonë. Ai kishte tre kut mustaqe, me shtatin si lis me rrema. Në shpinë kishte bjeshkët e Qyqavicës si mburojë, në gjoks mbante bjeshkët e Shkëlzenit si pararoje.

Si në legjendat e Gjergj Elez Alisë dikur, po edhe Komandanti ynë me Bajlozin u pre në shtat sa gjaku shkoj rreke e lumenjtë u skuqen. Nëntë herë ishte pre me dushmanin e me nëntë plagë në shtat po qëndronte në këmbë- si dikur Jakup Ferri me shokë. Ai po mbante plisin mbi sy si strehët e kullave tona prej guri, me mitralozin nën sqetull, pashëm pash po i binte së fluturuari qiellit të Kosovës, por si shqiponja që ruan zogjtë e vet me flatra, qiellin po mbulonte. Në ato lartësi mund të fluturojnë vetëm shqiponjat e Kosovës që ranë për atdhe nën kushtrimin e Komandantit Legjendar, Adem Jasharit!

Kur mërrolët lëshoheshin në ballin e Adem Jasharit, atëherë hallakatej edhe moti e zbrazej furishëm së bashku me breshëritë e plumbave të luftëtarëve të lirisë mbi armikun gjakatarë. Ademi Jashari me trimat e tij, bënë historinë më të re të Kosovës. Ai dha krejt çka pati për lirinë e saj, për ta shporrur një herë e përgjithmonë pushtuesin Serb. Komandanti ynë Legjendar se bashku me trimat e tij, tanimë i takojnë historisë së popullit tonë, ata u bënë legjendë e gjallë e një qëndrese të pa imagjinueshme nga shumë strateg të së djeshmes, por edhe të sotëm!



Që nga ajo ditë e deri me sot, kaluan nëntëmbëdhjetë vite. Qytetaria e civilizuar të gjithë atyre që bënë të pamundurën për çlirimin dhe përparimin e vendit të vet, por edhe për gjëra të tjera humane në përgjithësi për njerëzimin, i nderon e respekton ata me ndjenjën më të shenjtë, nga se ata bënë flijimin më sublime në shenjë të një qëllimi human. Qysh nga lashtësitë mitike të mbretërisë së perëndive, kur Prometheu u sakrifikua në emër të moralit e të humanitetit për njerëzinë, ka mbetur diku një shenjë që quhet gur! “ Guri i Prometheut!” bie fjala... Nga ajo kohë e deri sot, në literaturën botërore ky shembull i mishërimit të mbrojtjes së njerëzisë në emër të humanitetit vetëmohues, flitet e shkruhet për këtë gur, ku thuhet se tek: ”Guri i Prometheut!”... Ky sublimi në filozofi quhet mishërimi me njerëzoren, diçka e shenjët, diçka e madhërishme.

Që nga lufta e Kosovës me 1389, pra që nga atëherë qëndron një gur, ku më vonë bënë edhe një mur ku varrosen rropullitë e Sulltan Muratit të parë! Edhe sot ajo tyrbe në Mazgit të Kastriotit quhet Tyrbja e Sulltan Muratit, ku njerëzit kanë krijuar edhe besëtytni të ndryshme rreth saj, dhe shkojnë atje e gjunjëzohen (para kasapit të popullit të vet), për të kërkuar shërim! Më vonë, po ashtu pushtuesit tanë, kanë ngulur me shumë dinakëri edhe një guri tjetër diku në Gazimestan, ku tuboheshin pushtues e poltron për t’u betuar se do të djegin Kosovën, Nga një absurditet deri në fatalitet në tjetrin! Atje përkuleshin e duartrokisnin kasapin e rajonit dhe të shqiptarëve edhe ve shqiptarët vasal! Kështu popujt e civilizuar vunë nga një gur diku në shenjë mirënjohje për diçka, për diçka shumë njerëzore, por që popujt pushtues këta gurë i vunë diku edhe në shenjë hileje e qëllimi të përvetësimit të historisë e së bashku me historinë e imagjinuar prej kokave të tyre sëmura për pushtim tokash- për pasojë kërkonin edhe “tapitë” mbi tokat që ata duan t’i pushtojnë e përvetësojnë. Dhe nuk i dihet e vjen një ditë kur ata duan të kërkojnë diçka me këtë gur që e kanë ngulur dikur me duart e veta në zemër të tokave shqiptare!?

Ku ishim ne dje, ku jemi sot? Nëse dikush e bëri një mur për Sulltan Muratin, pse ne, nuk e vumë nga një Gur për Millesh Kopiliqin, qoftë në fushëbetejë, qoftë në vendlindjen e tij, qoftë në kryeqytet i cili Sulltanit të madh të Turqisë ia la kokën në Kosovë si hipotekë të historisë! Kush është ai që mund të më tregoi mua, djalit tim, bijve tanë, brezave që do të na pasojnë se: Ku mund të gjunjëzohemi ne para gurit dhe emrit të Millesh Kopiliqit i cili me shpatën shqiptare ia preu kokën Sulltanit të madh të Perandorisë Otomane, ai që do të më tregoi këtë- unë, do t’i falë pasurin time!...

Në gurtë e varreve të krushqve kam hasur, dhe janë të paprekur me qindra vjet- siç është e paprekur edhe legjenda për vëllavrasjen e dasmorëve tanë, ngase pushtuesi e ruante me fanatizëm “legjendën” mbi vëlla-vrasjen tonë, për të na yshtur edhe më, por habit fakti se nuk janë ruajtur as gurët e as legjendat për trimat e asaj kohë që lanë kockat për lirinë e atdheut?! Kush i vrau gurët dhe legjendat dje nëpër shekuj- dhe kush po i vret edhe sot e me porosi të kujt?!

Sot kur trimat tanë legjendën e zbriten nga qielli në tokë, dhe e bënë realitet- të kapshëm dhe të prekshëm me dorë. Madje e ulën atë këmbëkryq në luadhin e madh të shqiptarisë! Mungojnë gurët e historisë; në Prishtinë, Ferizaj, Therandë, Prizren, Pejë, Mitrovicë, Besianë, Gjilan e në shumë qytete e qyteza, mungon një guri- në shenjë respekti për Komandantin tonë Legjendar Adem Jashari e për shumë trima tjerë?! Mos harroni se në po të gjitha këto vende të Kosovës së dikurshme, kishte me dhjetëra gurë të pushtuesve Serb, para të cilëve poltronët shqiptarë përkuleshin në mënyrë tragjike-komike, madje nga tri herë në ditë. Mbi këta gurë është bazuar edhe “pakoja e Ahtisarit”, mbi të cilët gurë sot po vihen edhe kufijtë e plagëve të Kosovës të cilat ngadalë e një ditë po bëhen realitet, madje pranuar e nënshkruar me dorën tonë, me komisione tona që mos të sillemi më në afërsi të këtyre gurëve!

Disa absurditete në kohë që i hanë populli ynë sot me bukë- vështirë se do t’i hanin të tjerët, siç janë: Në Kuvendin e Kosovës në Prishtinë etj. Vite më parë u tha se objektet e vetme që nuk kanë leje ndërtimi janë; Kisha Ortodokse dhe shtatorja e Lirisë”! E tha publikisht ish Kryeparlamentari atë botë! Pra, ai nuk i dha dy metra truall për Komandantit Legjendar në Prishtinë!

Ata që vranë shtatoren e lirisë dhe Komandantin e saj dje, sot krejt solemnisht shkojnë e përkulen para Komandanti, dhe deklarohen në emër të atdheut! A nuk është kjo më shumë se ironi?... Dhe si për ironi të fatit, populli duartroket absurditetin, dhe bukën hanë mes këtyre kohërave, pa krip, pa sheqer- thatë fare! Me qindra objekte të ndërtuara pa leje në Prishtinë, për bosët nuk ka nevojë për leje, se “lejet” kanë në xhepat e thellë. E shtatorja e Lirisë nuk mund të ndërtohet pa leje, nga se nuk kanë xhepa Shtatoret! Atje përkulen shumë, madje edhe bosët e politikan që kanë ndenjur me Milosheviqin, Jelcinin këmbëkryq në Beograd e Moskë!, hë pra të gjitha këto në emër të atdhetarisë!... Mund të jetë fare lehtë, që kështu dikush moti, ta ketë vrarë edhe gurin e Millesh Kopiliqit, të Shaban Polluzhes, të Fazli Grajqevcit e të dhjetëra trimave tjerë të rënë për liri!

Në Prizren për disa vite me radhë, është refuzua një metër katror truall për Komandat Kumanovën!? Është vrarë edhe një gurë tjetër i historisë, nga ana tjetër nuk ka guxuar të mungoi një gur për Car Dushan- Dushanoven?!

E sa interesant është t’i shikosh, sa solemn e sa hije rëndë shkojnë atje në radhë, por edhe për ndonjë përvjetorë dhe përkulen para legjendave, pikërisht ata që gurët e historisë së Legjendave janë munduar t’i vrasin me dorën e vet! Mileti iu duartroket vrasësve të historisë së djeshme, së sotme dhe të nesërme, a nuk është ky më shumë se absurditet!

Një gur, një krua, një urë, një mur, një lis... Një gur ku ka vënë kokën, një krua ku ka pirë ujë, një urë ku ka kaluar lumin, një mur ku është fortifikuar, një lis ku ka bërë një sy gjumë Komandanti ynë Legjendar- nderon Kosovën dhe historinë e saj. Në as një mënyrë, në as një rast, në as një kohë mohuesit e historisë së vendit të tyre, nuk mund t’i sjellin atdheut as paqe, as demokraci, as zhvillim, as prosperim, as liri. Ata vendit i sjellin vetëm ngecje e huti dhe mbrapa ecje.

Para ca dite, në një nga gazetat të përditshme lexova se: “ Iks delegacioni, në krye me iks liderin, shkuan të varri i Komandantit e më pas në qendër të qytetit të Skenderajt, ku vunë kurora lulesh dhe nderuan Komandantin me prezencën e tyre!

Gazetar i nderuar, kjo fjala: Ata “nderuan“ Komandantin- më thartoi turinjtë së bashku me kafenë që isha duke e pirë. Tek varri, ose shtatorja e Komandantit, njerëzit shkojnë për të qenë të nderuar pranë tij, e po tani sikur të kishim mundësi e ta pyesnim Komandantin se a na pranon që të përkulemi para tij- Ehuuuu, ku do ta ndalnin vrapin disa... Ky është absurditeti i kohës së sotme që po jetojmë, ku na janë mbështjellë demagog, dilenxhi, hajna, llaskuçë, matrapaz, zagarë, kusarë, dredharak e plaçkatarë, të pa sinqertë dhe gënjeshtarë- dalloj po munde o populli im!

Sa herë që vjen marsi, gurët rrokullisen, ata gumëzhinë për trimat, ata kërkojnë që të vendosen secili në vendin e vet, që të peshojnë më mirë. Nuk kanë thënë kot që moti se:” Guri rënd peshon në vend të vet!” Kush kërkon që të shtyhet me gurët e historisë, kush dëshiron rivalitet me gurët e atdheut, kush mendon që të matet me gurët e legjendës- ai i bënë gropën veti, dhe një gurë të koka do t’i mungojë atij, dhe varrin do ta ketë pa epitaf!


Mars, 2017

Mehmet BISLIMI


kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

EPOPEJA E UҪK'së!

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

LOBI SHQIPTAR NË EUROPË!

DOKUMENTAR

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks