SHKRIMI
e martë, 25 korrik 2017

DR.SADRI RAMABAJ: REPUBLIKA SI PRODUKT I KTHESËS SË 1981'ës DUHET MBROJTUR ME MJETE POLITIKE DHE JURIDIKE

Prishtinë, 18 mars 2017: Aparovimi dhe nxjerrja e ligjit për lustrim, bashkë me rezolutën që do t’i paraprinte këtij akti, konform kërkesave të Parlamentit Europian për të gjitha vendet e Europës Lindore e Juglindore për dënimin e krimit nga epoka e komunizmit, është hapi i parë tepër i domosdoshëm.

Demonstratat e vitit 1981 dhe epoka që pasoi në përpjekjen për çlirimin e Kosovës, para se të shndërrohet në objekt vështrimi e studimi nga historiografia, nga shkenca politike, ajo e sociologjisë; etj., kjo pranverë e vitit 2017 dëshmoi se, ka nevojë që për atë epokë të kemi edhe ndërhyrje të pastër të legjislativit dhe shtyllës së tretë të shtetit juridik - drejtësisë.

Aparovimi dhe nxjerrja e ligjit për lustrim, bashkë me rezolutën që do t’ i paraprinte këtij akti, konform kërkesave të Parlamentit Europian për të gjitha vendet e Europës Lindore e Juglindore për dënimin e krimit nga epoka e komunizmit, është hapi i parë tepër i domosdoshëm.


 


Në Kosovë, në fillim të viteve nëntëdhjeta, Lëvizja për Pajtim, e prirë nga profesori i nderuar Anton Çeta, pati krijuar hapësirën e pajtimit dhe unifikimit të domosdoshëm të kombit, ashtu që kjo çështje, si nga të përndjekurit politikë ashtu edhe nga përndjekësit, qe quajtur e mbyllur, së paku për aq kohë sa ishim të pushtuar dhe kishim statusin politik të kolonisë. Por, duket se pa një mbyllje të karakterit legal politik dhe juridik, e jo vetëm konform rregullave të së drejtës sonë zakonore, çështja ka mbetur plagë e hapur.

Si i vlerësonte Uksin Hoti demonstratat e vitit 1981?

Me të drejtë, profesor Ukshin Hoti, konstatonte në një ese të tij të gjatë, se “... viti 1981 është nyja, zbërthimi i së cilës e mundëson lëvizjen e drejtë të gjërave dhe të proceseve....

Kritikë të tjerë, subjekte të tjera të ndrydhura e të pandrydhura, natyrisht do të pyesin me të drejtë - përse pikërisht viti 1981? Përse jo ndonjë vit tjetër, p.sh. viti 1968, apo dhe ndonjë vit i mëhershëm, të mos ishte nyja pa zbërthimin e së cilës nuk do të ecej përpara? Dhe përgjigja mund të duket arrogante, por në esencë e saktë: sepse vitet tjera nuk e ndryshuan historinë. Të gjitha vitet i ndihmuan zhvillimit të historisë. Do të thoshim se vitet tjera i ndihmuan akumulimit të proceseve, rritjes së kuantitetit, por kërcimin kualitativ, vetë shndërrimin e kuantitetit në kualitet, e bëri vetëm viti 1981. Jo se ishte një vit mrekullibërës, por sepse pikërisht në atë vit ishin pjekur të gjitha kushtet, ishin akumuluar të gjitha proceset, ishin arritur të gjitha nivelet për shndërrimin e kuantitetit në kualitet, dhe rastësisht i ndrydhi subjektet që nuk deshën të pajtoheshin me ndrydhjen. Po të ishin pajtuar me ndrydhjen, viti 1981 do të kalonte njësoj sikurse edhe vitet tjera.”

Me këtë vlerësim kaq të lartë, siç e ka vërtetuar më tej koha, ai rezulton të jetë gjykuesi më real i kësaj epoke. Fundja, nuk kishte si të ishte ndryshe - epokat që shenjojnë kthesa historike mund t’i vlerësojnë vetëm mendjet e ndritura, ideologët e përmasave historike, siç ishte vet Ukshin Hoti.

Pse duhet mbështetur iniciativën e KMDLNJ-së?

Ndërkohë për nxjerrjen e ligjit për lustrimin e figurave publike, kemi një iniciativë nga ana e KMDLNJ dhe duket se ka mirëkuptim nga shumica e grupeve parlamentare, pa llogaritur në LDK-në që mund të goditet nga ky ligj.

Natyrisht edhe kjo iniciativë vije disi e vonuar; atëherë kur legjislatura është në perendim të të saj. Sidoqoftë, ajo që do ta pasojë, që në fillimet e punëve të saj, tok, do të duhej ta kishte prioritet këtë iniciativë të KMLDNJ-së, që ka të bëjë me nxjerrjen e Ligjit për Lustracion. Fundja, kjo është rruga e vetme që, përmes një procesi efektiv të hapjes së dosjeve, të bëhet pastrimi i figurave publike nga e kaluara, e që tani janë në poste të larta publike (politikë, media, gjykata...).

Dosjet deri në prag të shpërbërjes së Jugosllavisë i ka secila nga kryeqendrat e ish republikave jugosllave (1992).

Unë e kam nr. e dosjes time që e kam sigurar nga Lubljana. Aty, në atë dosje janë, përveç materialeve bazike, edhe një pjesë e mirë e raporteve të ndryshme, të hartuara madje edhe nga ata që më kanë ndjekur sa isha emigrant politik në CH. Përpunuesi i kësaj dosje aktualisht është oficer i lartë i Policisë në Gjilan!

Prej vitit 1992, në vend të dosjeve, fare mirë, mund të shfrytëzohet shtypi dhe aktakuzat e ish të burgosurve, natyrisht edhe deklaratat e tyre.

Këtë iniciativë të KMLDNJ-së, në parim, do të duhej ta mbështesnin edhe subjektet që i janë nësnshtruar dhunës dhe terrorit, por që ky proces të jetë më i besueshëm, ajo (inciativa për formimin e Komisionit të Pavarur e kredibil) duhet t'i lihet qeverisë që do ta prodhojnë zgjedhjet tashmë të paralajmruara.

Azem Vllasi - mbetet një titist dogmat i llojit të vet

Azem Vllasi në të gjitha analizat serioze politike dhe studimet për historinë politike të Kosovës, pa mëdyshje, nga i gjithë eshaloni i titistëve kosovarë, do të vlerësohet si pjesëtari më sharllatan i asaj nomenklature. Në bisedat private me Mahmut Bakallin, ai e cilësonte me fjalorin më pezhorativ të mundshëm, ndërkaq për ne brezin e mesëm, që i mbajmë mend paraqitjet e tij publike nën petkun e komunistit jugosllav, ai intelektualisht pak dallonte nga Ali Shukriu apo Xhavit Nimani: ishte dhe ka mbetur intelektualisht një injorant.

Në rrafshin politik, secila analizë e mirëfilltë që do të kishte parasysh teoritë politike moderne të analizës, do ta shpërfaqte si njërin nga arrivistët dhe politikanët më të ultë të Kosovës së viteve 1970/80. Ai na rezulton shumë i ngarkuar ideologjikisht si njëri nga titistët më fanatik, ndërkaq në përcaktimin e tij politik prej kuislingu, atij mund t’ ia kalojë vetëm Sinan Hasani dhe Ali Shukriu.


kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

EPOPEJA E UҪK'së!

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

LOBI SHQIPTAR NË EUROPË!

DOKUMENTAR

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks