SHKRIMI
e enjte, 19 tetor 2017

NJ O F T I M / KONFERENCË SHKENCORE: 'ÇËSHTJA E LUGINËS SË PRESHEVËS NË DIMENSIONIN RAJONAL DHE NDËRKOMBËTAR'

Preshevë, 28 mars 2017 Shoqata për Trashëgimi dhe Krijimtari Kulturore e Luginës së Preshevës, me seli në Preshevë

O R G A N I Z O N

Konferencë shkencore : ÇËSHTJA E LUGINËS SË PRESHEVËS NË DIMENSIONIN RAJONAL DHE NDËRKOMBËTAR:

TË DREJTAT E NJERIUT, SIGURIA DHE MARRËDHËNIËT SHQIPTARE - SERBE

Koha dhe vendi i mbajtjes: 1 korrik 2017, Preshevë

Pjesëmarrës në Konferencë: studiues dhe përfaqësues nga të gjitha trevat shqiptare / Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mal i Zi, Lugina e Preshevës, diaspora, etj.

Koha e paraqitjes së temës/abstrakti/ për Konferencë dorëzohet deri më 10 qershor 2017.

Tema e punimit : 8 deri 20 faqe, në rradhorin 12.

Koha e referimit në Konferencë : 10 minuta

Hartimi,publikimi i Programit të Konferencës dhe njoftimi i pjesëmarrësve bëhet më 17 qershor 2017.

Kontakti: Xhemaledin Salihu, tel. 017.660-676 dhe 063 8771423

E-mail adresa : shtkkpresheve@yahoo.com, xhemaledin_s@hotmail.com,

xhemaledin47@gmail,

Shoqata për Trashëgimi dhe Krijimtari Kulturore në Preshevë /17523/, rr.Sava Kovaçeviq,nr.80


Qëllimi i Konferencës: Shqyrtimi dhe trajtimi shkencor si dhe riaktualizimi i Çështjes së Luginës së Preshevës në dimensionin rajonal e ndërkombëtar

Synimi i Konferencës: Botimi komplet i materialit në një publikim/vepër/.

Sfondi i përgjithshëm

Historia e Ballkanit në përgjithësi ka treguar se një çështje e pazgjidhura ose e trajtuar padrejtësisht merr vëmendjen e duhur vetëm në situata ekstreme të konfliktit dhe të dhunës. Kësisoji vëmendja e shtuar dhe, në këtë kontekst e pakta, ndërkombëtarizimi më i madh i saj ka qenë në periudhën e konfliktit në Luginë të Preshevës ndërmjet UÇPMB-së dhe forcave serbe. Kjo përvojë, përfshira të tjerat në rajon si në Kosovë, Maqedoni apo edhe Bosnjë dhe Hercegovinë, sugjerojnë se megjithatë marrëveshjet ose zgjidhjet e arritura në fund të konfliktit nuk ofrojnë zgjidhjet më të dëshirueshme dhe/ose stabile. Pavarësisht kësaj, ka një pasivitet relativ në relacion me çështjen e Luginës së Preshevës në sfondin e zhvillimeve rajonale ose, edhe më gjerë, ndërkombëtare. Shpërfaqja e “Shtetit Islamik,” konfliktet në Lindjen e Mesme, për pasojë kriza e prodhuar e migrantëve, ndërhyrja e Federatës Ruse në Krime dhe kriza e përgjithshme ne Ukrainë, kanë qenë disa prej momenteve dramatike të skenës së gjerë të zhvillimeve në planin botëror, që kanë absorbuar vëmendjen dhe energjitë e bashkësisë ndërkombëtare.

Konteksti rajonal

Në rrafshin rajonal, përpjekjet, kryesisht të Bashkimit Evropian (BE), kanë qenë gati ekskluzivisht të drejtuara kah dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, relativisht ngushtë të konceptuara. Gati në asnjë moment nuk ka pas përpjekje të njëmendta për të përfshirë në cilindo kombinim serioz të këtij procesi dialogues çështjen e Luginës së Preshevës ose shqiptarët e Luginës së Preshevës. Klima e përgjithshme brenda BE-së, e krijuar si rezultat i krizës së refugjatëve nga Lindja e Mesme dhe së fundmi, referendumi në Mbretërinë e Bashkuar për dalje nga BE-ja (“Brexit”), nuk ka qenë zhvillimi më i favorshëm për të mbështetur zgjidhje të dëshirueshme dhe stabile, jo vetëm ne relacionin ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, por tutje, ndërmjet shqiptarëve dhe serbëve.

Rezultatet më të mëdha në këtë proces dialogimi janë arritur në kohët kur nevojat ekonomike, veçanërisht të Serbisë, kanë qenë më të ngutshme dhe të ndjeshme, presioni më i koncentruar dhe ambiciet për integrim në BE më reale. Pra, kushtëzimi nga BE-ja ka qenë në masë të konsiderueshme instrumenti dominues mbrapa rezultatit relativ në procesin negociator ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Sidoqoftë, me një BE të shpërqendruar, nëse jo të dobësuar, ekuacioni i ngjarjeve mund të bëhet më i ndërlikuar. Pavarësisht kësaj dhe në cilëndo rrethanë mbizotëruese në kontekstin specifik, Lugina e Preshevës pashmangshëm duhet parë prej prizmit të tri konsideratave themelore: Së pari, Lugina e Preshevës si çështje e standardeve ndërkombëtare dhe evropiane për të drejtat e njeriut dhe të drejtat e grupeve jo-shumicë; së dyti, Lugina e Preshëvës si çështje e sigurisë; dhe, së treti, Lugina e Preshevës si çështje e marrëdhënieve më të gjera shqiptare – serbe. Kjo e fundit e parë në kontekstin total të historisë, gjeografisë, ekonomisë dhe variablave të tjerë të rëndësishëm.

Konteksti i veçantë i Luginës së Preshevës

Përpara paraqitjes së secilit prej këtyre tre komponentëve, siç janë identifikuar më sipër, një paraqitje e shkurtër ose përkufizim i vetë nocionit qendror “Luginë e Preshevës” duhet bërë. “Lugina e Preshevës” është një term sa neutral aq edhe politikisht sugjerues. Një krijesë e vënë në përdorim të gjerë kryesisht nga bashkësia ndërkombëtare, referenca përputhet vetëm pjesërisht me gjeografinë e rajonit, marrë parasysh mospërfshirjen e dy komunave të tjera: Bujanocit dhe Medvegjës. Në këtë drejtim, referenca mbetet e ngushtë, ndonëse kuptimi relativisht i përgjithshëm merret se përfshinë të tri komunat të banuara me shqiptarë, ndonëse me përqindje të ndryshueshme mes tyre. Në këtë mënyrë, sidoqoftë, shmangen përkufizmet e papëlqyera nga njëra apo pala tjetër: “Kosovë Lindore” ose “Serbi Jugore”. Në dimensionin më të thellë politik, sidoqoftë, nocioni “Luginë e Preshëvës” i jep rajonit një veçanti identitare ose kuptim me premisa autonome.

Siç është sugjeruar më lartë, në vijim ofrohen temat qendrore për diskutim dhe, përtej e pas paraqitjeve hyrëse, edhe nën-temat ose aspektet që përbëjnë subjekt të mundshëm dhe valid të trajtimit në kuadrin e secilës prej tyre.


Lugina e Preshevës si çështje e standardeve ndërkombëtare dhe evropiane për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe të grupeve jo-shumicë

Një prej zhvillimeve të shekullit të kaluar të karakterit gati të pamatshëm sa i përket rëndësisë dhe efekteve është lëvizja për mbrojtjen e të drejtave të njeriut ose “revolucioni i respektit”, siç ngandonjëherë njihet ndryshe në terma doktrinar. Zhvillimi i kësaj lëvizje dhe fushe në përgjithësi ka krijuar një kuadër të gjerë te instrumenteve ligjore ndërkombëtare që rregullojnë dhe mbrojnë aspekte nga më të ndryshmet të kuadrit të të drejtave të njeriut dhe lirive themelore. Brenda kësaj kornize të përgjithshme të të drejtave dhe lirive themelore individuale, ekzistojnë garancione shtesë për grupe ose kolektivitete të caktuara individësh. Kësisoji, për shembull, përveç njohjes së të drejtës për vetëvendosje kolektive, Pakti Ndërkombëtar për të Drejtat Civile dhe Politika përmban dispozitë që i referohet mbrojtjes së pakicave etnike, fetare ose gjuhësore.

Instrumentet rajonale, veçanërisht të zhvilluara në kuadrin e Këshillit të Evropës, dhe ku anëtare është edhe Republika e Serbisë, janë edhe më konkrete dhe gjithëpërfshirëse të tilla si Konventa Kornizë për Mbrojtjen e Pakicave Kombëtare ose Karta Evropiane për Gjuhët Rajonale ose të Pakicave. Përtej këtyre konsideratave formale, vëmendje e veçantë i duhet kushtuar edhe modeleve dhe zgjidhjeve që kanë rezultuar nga praktikat më të reja në kontekste tërësisht relevante dhe të krahasueshme siç janë ato të serbëve në Kosovë apo të shqiptarëve në Maqedoni, në Mal të Zi, ose edhe përvojat e grupeve të tjera të ish njësive federale të Jugosllavisë si Bosnjë e Hercegovina dhe Kroacia.

Nën-tematikat e mundshme për diskutim kësisoji do të mund të përfshinin, por duke mos u kufizuar vetëm në:

Të drejtat dhe garancionet e grupeve pakicë në bazë të konventave dhe instrumenteve të tjera ndërkombëtare

Të drejtat e shqiptarëve të Luginës së Preshevës në bazë të standardeve të Konventës Kornizë të Këshillit të Evropës për Mbrojtjen e Pakicave Kombëtare

Standardet gjuhësore në Luginë të Preshevës dhe Karta Evropiane për Gjuhët Rajonale ose të Pakicave

Shkalla e zbatimit të konventave ndërkombëtare dhe evropiane në relacion me shqiptarët në Luginë të Preshevës

Të drejtat e shqiptarëve në Luginë të Preshevës në perspektivë krahasimtare me të drejtat dhe garancionet e serbëve në Kosovë

Përvojat e pakicave kombëtare në ish-njësitë federale të Jugosllavisë

Lugina e Preshevës si çështje e sigurisë

Jo vetëm shtrirja gjeografike, por edhe e kaluara historike dhe relacionet specifike ndërmjet Kosovës dhe Serbisë ose Serbisë dhe shqiptarëve në veçanti e bëjnë Luginën e Preshevës një terren strategjik nga pikëpamja e sigurisë. Ka një numër çështjesh që meritojnë vëmendje dhe mund të shqyrtohen në kuadër të tematikës së Luginës së Preshevës vështruar nga pikëpamja e sigurisë.

Disa prej aspekteve qendrore që mund të ofronin bazë për diskutim dhe kuptim më të mirë të situatës së sigurisë në Luginën e Preshevës dhe të faktorëve që përcaktojnë ose modifikojnë këtë situatë do të ishin veçanërisht këto si në vijim:

Baza ushtarake serbe në komunën e Bujanocit dhe Marrëveshja e Konçulit

Zbatimi dhe efektet e Marrëveshjes së Konçulit në sigurinë e rajonit

Efektet e integrimeve rajonale euro-atlantike në sigurinë në Luginë të Preshevës

Roli i forcave të NATO-s në Kosovë në sigurinë e përgjithshme rajonale në Ballkanin Perëndimor

Serbia ndërmjet NATO-s dhe Rusisë

Kuptimi i procesit të integrimit të Serbisë në BE në terma të sigurisë

Perspektivat e anëtarësimit të Kosovës në NATO

NATO-ja dhe rasti i Maqedonisë

Lugina e Preshevës si çështje e marrëdhënieve shqiptare – serbe

Në ekuacionin e shumë faktorëve që përcaktojnë ose modelojnë statusin e zhvillimeve politike, ekonomike dhe më të gjera sociale në Luginën e Preshevës, marrëdhëniet ndërmjet faktorit shqiptar dhe serb në rajon kanë vlera padiskutueshëm fundamentale. Në dimensionin me të ngushtë praktik, dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, pavarësisht përjashtimit nga pjesëmarrja e drejtpërdrejt në dialog e përfaqësuesve politikë të shqiptarëve në Luginë të Preshevës, është procesi aktual më domethënës. Marrëdhëniet më të gjera ndërmjet Shqipërisë zyrtare dhe Serbisë janë po kaq fundamentale në të ardhmen. Dimensionet e gjuhës, të kulturës dhe historisë

Dialogu Kosovë – Serbi dhe ndikimi në Luginë të Preshevës

Lugina e Preshevës në marrëdhëniet bashkëkohore Shqipëri – Serbi

Lugina e Preshevës në historikun e marrëdhënieve Shqipëri – Serbi

Lugina e Preshevës në tregun dhe infrastrukturën rajonale

Roli dhe ndikimi i historisë në marrëdhëniet e sotme shqiptare – serbe

Vërejtje: Konferenca e planifikuar në vitin 2016 u shty për 2017.

Preshevë, më 27 mars 2017



kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

EPOPEJA E UҪK'së!

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

LOBI SHQIPTAR NË EUROPË!

DOKUMENTAR

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks