SHKRIMI
e mërkurë, 13 dhjetor 2017

SEVËME FETIQI: NË GJERMANI U PROMOVUA LIBRI 'ARKIVI I LUFTËS' I AUTORIT BERAT LUZHA (+FOTO)

Offenbach am Main (Gjermani), 11 prill 2017: Të dielën, më 9 prill, Shoqatat shqiptare "ILIRIA", "NËNA TEREZË" & "NERMIN VLORA-FALASCHI" dhe shkolla shqipe "DITURIA", në ambientet e restoranit 'Schützenhaus' në Oftersheim të Heidelbergut, organizuan promovimin e librit me 4 vëllime "ARKIVI I LUFTËS" të autorit Berat Luzha. Ky libër voluminoz i përbërë nga afër 2000 faqe, pasqyron periudhën 6 mujore (4 janar - qershor 1999) të informimit nga dy agjensitë "Kosova press" dhe "Radio Kosovaelirë". Vlera e këtij libri dyfishohet kur merret parasysh se autori është historibërës dhe historishkrues.

Në këtë promovim morën pjesë, autori i librit z. Berat Luzha, konsulli i Kosovës në Shtutgart z. Kashtanjeva, pastaj z. Martin Çuni, bashkëpunëtori i ngusht i këtyre dy agjensive të luftës, kryetari i LKSHM z. Hasan Qyqalla, poetja Sevëme Fetiqi, kryetarja e dy shoqatave të gruas znj. Afërdita Xheladini, zëdhënësja e LSHAKSH në Gjermani Gonxhe Letmi-Begisholli, shumë ish të burgosur politik, dhe bashkatdhetarë tanë. Këtë takim e hapi dhe e moderoi mësuesja e shkollës shqipe "DITURIA", Shqipe Gara Berisha.

Fjalën e rastit dhe biografinë e autorit, e lexoi miku i tij i burgut, veprimtari, z. Halit Berisha, ndërsa, reçensionin për librin e lexoi poetja Sevëme Fetiqi. Gjatë këtij eventi të rëndësishëm u prezentuan edhe disa këngë muzikore me çifteli si dhe pati recitime nga nxënësit e shkollës shqipe dhe nënat e nxënësve: Lulevera Krasniqi dhe Adelina Orani. Këto pika artistike i dhanë një ngjyrë të bukur festive përurimit të librit.

Pas një pauze të shkurtër, në pjesën e dytë u zhvillua një debat i ngjeshur dhe interesant rreth ngjarjeve të asaj periudhe të lavdishme të popullit shqiptar. Të pranishmit shtruan shumë pyetje rreth luftës së UÇK-së, dhe agjencioneve "Kosova Press" dhe "radios Kosova e Lirë". Në këtë drejtim folën Berat Luzha dhe Martin Çuni, si dy protagonistët e mediave të luftës.

Katër vëllimet e librit "Arkivi i luftës" përmbajnë shumë dëshmi faktografike të ngjarjeve, dhe si të tilla janë janë Arkiv me rëndësi historike, për gjeneratat e reja, por edhe lëndë studimore për studiuesit e huaj. Ne mërgimtarët në Gjermani shpresojmë se në të ardhmen këto katër vëllime do të përkthehen edhe në gjuhë të huaja, dhe të zënë vend në bibliotekat gjermane dhe të shteteve tjera perëndimore, me qëllim të informimit dhe pasqyrimit real të luftës së UÇK-së dhe sakrificave të popullit shqiptar për liri dhe pavarësi.

Në fund, për realizimin e këtij përurimi falënderojmë, z. Agim Dauti, kryetar i shoqatës "ILIRIA", dhe pronarin shqiptar të restoranit SCHÜTZENHAUS, ku u mbajt takimi. Ndërkaq, autorit z. Berat Luzha i dëshirojmë jetë të gjatë dhe punë të suksesshme në botimin e librave tjerë. Njeriu vlen aq sa i jap Atdheut e jo sa merrë prej tij.









kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

LOBI SHQIPTAR NË EUROPË!

DOKUMENTAR

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks