SHKRIMI
e enjte, 19 tetor 2017

GJOKË DABAJ: 11 PRILLI, DITA KUR U SHUA HEROI I FUNDIT I NJË BOTE TË RE

 Durrës, 11 prill 2017: Më 11 pril 1985 vdiq Enver Hoxha. Më 11 prill 2017 nuk ka asnjë artikull-homazh për atë njeri. Shkojnë disa pleq te varri dhe kaq. Ç’tregon kjo “mungesë” kujtese? Tregon që njerëzimi tashmë është zhytur thellë në baltën e regresit katastrofik. Se ku po e çon njerëzimin kjo stihi regresi, e dëshmojnë pamjet e fëmijëvet të helmuar në Siri, pamjet e “bombardimevet revansh” nga ana e administratës Tramp të SHBA-së, pamjet e shpërthimevet kamikazë në një ambient të Moskës, pamjet e “sulmit” mbi kalimtarë rasti me një kamion në qendër të Stokholmit, pamjet e vrasjevet në një kishë të krishterë në Egjipt dhe pamjet e “gjetjes” dy ton kanabis në një magazinë drithi, prej vitesh të braktisur, në një fshat të vogël, afër një qyteti të vogël të një shteti fare të vogël të shqiptarëvet. Ajo magazinë, në kohën e Enverit, mbahej plot me drithë. Mijëra ngjarje indinjuese njerëzimshkatërruese kanë përfshirë tashmë mbarë planetin Tokë.

Enver Hoxha ish heroi i fundit i përpjekjevet gjithnjerëzore për një sistem shoqëror më të mirë. Para tij kishin jetuar, punuar dhe luftuar, për ta bërë jetën e njeriut mbi dhe më të pranueshme, qindra mijë heronj të tjerë, me një duzinë kryeheronjsh në krye, të cilëvet nuk po u përkujtohen në kohën tonë as lindja as vdekja. K. Marksi vdiq më 1883-shin. S’po e përkujton askush, as veprën e tij, krijuar e publikuar, në të mirë të njerëzimit, me një mijë sakrifica. F.Engelsi iku nga jeta më 1895-n. As atë s’po e përkujton tashmë askush, sikur të mos kish ekzistuar. V.I.Lenini i mbylli sytë më 1924-n. S’po kujtohet më askush ç’bëri e ç’kish dëshirë të bënte ai njeri. J.V.Stalini iku, mbas një veprimtarie plot punë e luftë, më 1953-shin.



E përbashkëta e të gjithë këtyre është se këta nuk vunë pasuri vetjake dhe nuk ruajtën asgjë për vete.

Janë hedhur tonelata pluhur e baltë mbi jetën, punët dhe veprat e këtyre njerëzve, akuza, etiketime, shpifje, fjalë të ndyra, dhe vetëm kjo mjafton për të kuptuar se ata nuk ishin të parëndësishëm.

Më në fund, ja ku është edhe mbulesa prej tyli të zi e harrimit. Që krimi gjithnjerëzor të kryhet pa pengesa, që katrahura e kaosit ta maskojë më mirë vallen makabre të vetasgjësimit gjithnjerëzor, është e domosdoshme të fiken të gjitha dritat e rrugëdaljevet.

Ne shqiptarët jemi të dënuar edhe si komb të vuajmë e të pësojmë, për shkak të guximit që lindëm e rritëm njërin prej kërkuesvet më këmbëngulës të asaj bote të re. Prandaj dhe, me sa duket, shumë prej nesh e shohin më me vend të heshtim.

11 prill 2017. Gjokë Dabaj


kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

EPOPEJA E UҪK'së!

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

LOBI SHQIPTAR NË EUROPË!

DOKUMENTAR

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks