SHKRIMI
e martë, 25 korrik 2017

PROF.DR.ABDULLA MEHMETI: KRIZA POLITIKE NË MAQEDONI DHE INSTITUCIONET NDËRKOMBËTARE

Tetovë, 18 prill 2017: (Kriza e përkeqësuar politike dhe institucionale në Maqedoni mund të tejkalohet vetëm përmes ndërhyrjes së institucioneve ndërkombëtare)

***

Të gjitha përpjekjet dhe debatet në lidhje me krizën politike dhe institucionale në Maqedoni, pas bllokadës së krijuar nga partia tanimë opozitare, VMRO-DPMNE, përmes Presidentit të shtetit, Kryetarit të Parlamentit, Qeverisë dhe institucioneve të tjera nën kontrollin e saj, por edhe përmes protestave të organizuara nga anëtarët dhe simpatizantët e kësaj partie, të frymëzuara me urrejtje patologjike ndaj popullit shqiptar dhe ndaj pjesëtarëve të partive opozitare fituese në zgjedhjet e fundit parlamentare, me shumicë të konfirmuar deputetësh për formimin e qeverisë së re, mbeten këto zgjidhje të mundshme:

1. Të ndërpriten menjëherë debatet joproduktive në Parlament, të cilat janë edhe antikushtetuese, për shkak të bllokimit të punës së tij dhe obstruksioneve ndaj shumicës parlamentare nga ish kryetari i këtij Parlamenti;



2. Ministrat dhe zëvendësministrat në Qeverinë aktuale, nga radhët e partive parlamentare që përbëjnë shumicë për formimin e qeverisë së re në Maqedoni, të japin dorëheqje të parevokueshme;

3. Të ndërpriten menjëherë debatet joproduktive në mediat e vendit, me qëllim të shterjes së mundësive për provokimin e incidenteve, eskalimin dhe daljen e situatës jashtë kontrollit, të cilën e synon partia VMRO-DPMNE, përmes protestave të orientuara kryesisht në përkeqësimin e marrëdhënieve ndëretnike, substanciale për ekzistimin e Maqedonisë si shtet në të ardhmen.

4. Në emër të partive politike parlamentare dhe të deputetëve që përbëjnë shumicë në përbërjen e re të Parlamentit të Maqedonisë:

- duke mos pasur mundësi për sigurimin e mekanizmave kushtetues dhe ligjorë për dalje nga kriza politike dhe institucionale;

- me qëllim të zhbllokimit të institucioneve të shtetit, të cilat për muaj me radhë mbahen peng nga strukturat e ish pushtetit;

- duke pasur parasysh se vetëm institucionet ndërkombëtare mund të sigurojnë mekanizma për tejkalimin e krizës politike në vend dhe zhbllokimin e institucioneve të uzurpuara nga strukturat e papërgjegjshme të pushtetit të deridjeshëm;

T’u drejtohen: Këshillit të Sigurimit të OKB-së, Parlamentit Evropian, OSBE-së dhe institucioneve të tjera ndërkombëtare, kompetente për parandalimin e konflikteve, ruajtjen e paqes dhe sigurisë ndërkombëtare, me çka do të parandalohej rrezikimi i paqes në vend dhe e ardhmja euroatlantike e Maqedonisë, me ndërmarrjen e masave parandaluese për shpërthimin e ndonjë konflikti, të cilin e provokojnë një kohë të gjatë disa struktura politike të papërgjegjshme dhe kriminale në këtë shtet.

Përplasjet e mëtejme mes forcave politike me orientim demokratik dhe properëndimor dhe strukturave kriminale të ish sistemit, me orientim proserb dhe prorus, çojnë pashmangshëm në konflikt të hapur, me pasoja të paparashikueshme për të ardhmen e vendit.

(18 prill 2017)


kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

EPOPEJA E UҪK'së!

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

LOBI SHQIPTAR NË EUROPË!

DOKUMENTAR

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks