SHKRIMI
e enjte, 21 shtator 2017

BEHXHET SHALA BAJGORA: A ËSHTË POLITIKA KURVË APO POLITIKANËT JANË KURVARË!

Prishtinë, 5 maj 2017: (Zgjedhjet e parakohshme, me 11 qershor) - Kohëve të fundit fort po flitet për zgjedhje të parakohshme . Prijatare për këtë ka qenë opozita e cila po vlerëson se janë krijuar kushtet e favorshme që ta rrisin përqindjen e votave kurse në çaste të euforive partiake mendojnë se edhe mund të dalin fitues. Çështja e ëndërrave është punë interesante, të çojnë atje ku, në rrethana normale nuk keni gjasa të Edhe sondazhet e paguara janë pjesë e ëndrrave. Për këtë arsye janë formuar koalicionet parazgjedhore sikur koalicioni i mbijetesës AAK-Nisma. Vetëvendosje po regjistrohet si parti politike për të bërë koalicion me ata që e kanë përkrahur tërë kohën në emër të shoqërisë civile dhe anal-istëve të pavarur . PDK duket se mund të ketë lidhur kumbari me koalicionin e mbijetesës kurse LDK ka mbetur e hutuar duke besuar se do ta çojnë mandatin deri në fund . Prandaj edhe ka kundërshtuar mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme duke besuar se Gjykata Speciale raciste do ta luajë rolin e votuesve të saj që duket se nuk do të dalë ashtu.

Në politikë është sikur në shah , nuk është me rëndësi se çfarë lëvizje e tërheq ti po është me rëndësi ta kuptosh se çfarë lëvizje e tërheq kundërshtari! PDK e ka vlerësuar se pikërisht tash është koha e saj për t’i fituar edhe këto zgjedhje të parakohshme dhe me këtë konfiguracion kushtetues thuaja e ka të garantuar të mos kalojë në opozitë! Nuk dua ta paragjykoj rezultatin e zgjedhjeve e as koalicionet dhe prapaskenat që janë luajtur , po luhen dhe do të luhen edhe në të ardhmën. LDK –në e kanë mbështetur për muri për faktin se po e fajësojnë për këmbët e Arushës (Hashimit) që ia kanë lënë në duar. Isa Mustafa nuk e ka konstruktin fizik t’u përballojë këmbëve të Arushës – Hashimit prandaj është zënë në befasi sikur Shpendi kur ishte befasur me borën që ra në pikë të dimrit ! Opozita luajti me kartën e Demarkacionit duke u mbështetur në grupin rebelues brenda LDK-së që Demarkacionin e përdori si shkas për ta minuar Isën për shkak të koalicionit me PDK-në. Këtu , edhe rryma e Fatmir Sejdiut dhe roli destruktiv i Fatmirit ishte krah i opozitës dhe partnerit të koalicionit – PDK-së. Kur demarkacioni po konsiderohet si armë që nuk vret më , në lojë doli varianti i AKR-së , me Ibrën që kërkuan mocion për mosbesim të qeverinë e atëhershme pjesë e së cilës edhe ishin që nënkupton se e rëzuan veten. Tash , këtë rol e mori krahu i ndarë nga PDK i cili kishte qëndrim skajshmërisht armiqësorë ndaj PDK dhe krerëve të saj. Nisma për Malishevën i hyri kësaj loje me një siguri të madhe se do t’i sigurojë nënshkrimet sikur të ishte pjesë e subjektit politik nga i cili u largua , me njëqind mijë fjalë! Po ky është morali ynë politik dhe jo vetëm politik! Pas këtyre zhvillimeve mund të thuhet se zgjedhjet e parakohshme janë të pashmangshme dhe se më nuk ka hapësirë për lotët e LDK-së e as dyfytyrësitë e disa prej atyre që po shesin moral politik në kohën që vendin e kanë në burg! Në jetë sikur edhe në politikë duhet të ekzistojë një standard minimal i moralit ndryshe nuk do të llogariteshim se jemi pjesë e llojit njerëzorë! Mirëpo , dallimi midis njerëzores dhe jonjerëzores te ne është shkrirë sikur akulli i Arktikut si pasojë e ngrohjes globale që nënkupton se kemi të bëjmë me një dyfytyrësi të përgjithshme te ne ! LDK ia pa sherrin deputetëve të saj që , në emër të parimeve u shitën për pesë para me një post konsuli , sekretari ambasadash , ambasador , drejtor bordi të ndërmarrjeve publike. Të pafytyrët akuzonin , pa asnjë dëshmi partnerin e koalicionit për vrasje politike ndërsa shkërdheheshin me ta tërë kohën , madje me orarë të zgjatur ! Nuk e them se qeveria Mustafa ka punuar më keq se qeveritë e mëhershme madje e them se ka punuar më mirë se të gjitha qeveritë e mëparshme mirëpo , kur i ke brekët e tuaja të palara , nuk mund të ankohesh për erën e keqe të brekëve të të tjerëve! PDK e pati provuar vendosmërinë e LDK-së me rastin e Zanzibarit për t’ia ofruar tani perspektivën e Madagaskarit ! 



Po çka sjellin zgjedhjet e parakohshme

Kur e pashë listën e të nënshkruarve për mocion mosbesimi ndaj qeverisë , nuk kam si të mendoj ndryshe përveç se kjo qeveri ka marrë fund. Prej ministrave ekzistues , më së shumti , në mos vetëm ai më dhimbet , ai i Leposaviqit që ishte kryetar paralel që e paska pasur këtë fat- keqësi të qëndroj vetëm 2,5 muaj si pjesë i kabinetit qeveritar të Kosovës kurse ka mandat të plotë te zyra e Vuçiqit , çetnikut Mariq dhe psikopatit Vulin! Pata menduar ta propozoj për kryetar të Kosovës Kujtim Paçakun nëse Thaçi nuk e çon mandatin deri në fund por kam hequr dorë sepse Kujta po del të jetë i manipulueshëm . Se zonja Bontiq e nënshkruan mocionin gjithashtu është e kuptueshme por pse e bënë këtë gospodin Petroviq apo zotëri Danush Ademi nuk më duket e besueshme. Aq fort është përzier leshi sa që nga kjo nuk mund të thurrësh as edhe një palë çorapë për djalin e Dudes ! Kam thënë edhe më parë se këto zgjedhje nuk do të prodhojnë asnjë ndryshim madje ka tendencë degradimi të skenës politike dhe proceseve parapolitike . Nëse “ klani Pronto “ e duket se po , do të kontribuojë në shembjen e qeverisë , atëherë si do ta pranojë dhe a do ta pranojë këtë fakt Vetëvendosje ?! Pas këtyre zgjedhjeve as në variantin më të shëmtuar nuk do të besojë se mund të riciklohet kjo përbërje e Kuvendit një pjesë e së cilës do ta humb edhe njërin ndër privilegjet si përdorimi i WC –ve të Kuvendit për nevoja fiziologjike dhe intelektuale pa pagesë ! Këto zgjedhje janë dëshmi se varianti titis i komunizmit dhe varianti enverist i komunizmit nuk mund të bashkëjetojnë për një kohë të gjatë dhe se varianti enverist i komunizmit është shumë më i sofistikuar se ai i çunave të Titos ! LDK deri më tani gjithmonë është ndarë e lagur nga PDK e duket se edhe tani nuk do të ndahet e terur! Mendoj se kjo është mënyra më e keqe e prishjes së koalicionit dhe më e pandershme e mundur! Do të ishte shumë korrekte dhe e pritshme nga Kadriu ta thërras Isën dhe t’i thotë: “ Isë bre burrë, se do të ndahem nga ti nuk e kisha menduar kurrë , ulu këtu ta çojmë nga një Haineken të gjermanit, me do kuleq me miell të Devollistanit , me një dëshmitar të Kazakistanit , me këngët e Josip Brozit , hukamat e maliherit dhe pallavrat xhaxh Enverit , me bejtet komuniste të mulla Naimit, me flluskat e rreme të Vatikanit të imzot Gjergjit , me tiradat fashisto – fetare të Amfillohije Radoviqit, me humanizmin gjenocidal të Tomislav Nikoliqit , me besën e pathyer të Hashimit , si trashigimtarë të Skënderbe Katriotit dhe në emër të Robit dhe Zotit , ta prishim këtë kumbari si burrat e motit dhe të mos të bëhemi horë para popullit dhe Zotit sepse edhe nesër nuk i dihet punës kur shumë të palara i bartë uji i Bunës , mos të ketë nevojë për emisarë dhe pleqnarë të cilët deri dje kanë tymosur në nargjilën e Hashës dhe Zhbokarit , që janë pëshurrur nga hija e Dellit, që i kanë mikluar mbetjet e koqeve të Ahtisarit , që gjithmonë kanë qenë argatë të Luciferit dhe që Kosovën e shohin në perspektivën e Djallit dhe të Ferrit. Gëzuar Isë , se me këtë ndarje miqësore po e lëmë derën e hapur në të kundërtën fort do të jemi të kapuar nga këta që po e kërkojnë sot lëkurën tënde dhe që e kanë ngatërruar miellin me krënde!...” Kështu do të duhej të përfundonte koalicioni e jo të shkohej në mocion mosbesimi sepse as këtyre që po kërkojnë këtë mosbesim , askush nuk mund t’iu besojë! E nëse nuk bëhet kështu , LDK , nëse ka vetëm edhe pak dinjitet do të duhej ta prishte koalicionin pa pasur nevojë për një seancë të mosbesimit parlamentar. Ta shohim, zaret u hodhën. Dikush do ta kalojë Rubikonin , dikush do të mbytet në ndyrësira që i ka bërë vet !


___________________________________________________


SHTOJCË E PASHTRIKU.ORG

MARRVËSHJA POLITIKE PDK - LDK (8 DHJETOR 2014):






(Shtojcën e përgatiti editori i pashtriku.org, sh.b)


kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

EPOPEJA E UҪK'së!

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

LOBI SHQIPTAR NË EUROPË!

DOKUMENTAR

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks