SHKRIMI
e premte, 26 maj 2017

NEHAT MUSTAFA: MADHËSHTIA E NJËSITIT 'MËRGIMI'

Pashtriku.org, 7 maj 2017: Më 5 maj 2017, në ditën kur u shfaq premiera e dokumentarit "Buka e UÇK'së - Historia e Njësitit të Logjistikës 'MËRGIM', i autorit Vangjel Kule, ish'ushtari i UÇK'së, Nehat Mustafa, në murin e tij në facebook, kujton me krenari madhështinë e veprimtarisë së Nëjsitit "Mërgimi".

Lexoni kujtimin e tij:

"Veprimtaria dhe aktiviteti i Dëshmorit të Kombit Ilir Konushevci "MËRGIMI", Komandantit Gani NUHA dhe e gjithë eprorëve dhe ushtarëve të Grupit të Logjistikës, në të vërtetë është vet lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Të prisje në bazat e UÇK-së në Veri të Shqipërisë me dhjetëra mijëra ushtarë të lirisë, të organizoje strehimin e tyre, ushqimin modest, stërvitjet elementare për më të rinjët, armatimin e tyre dhe në fynd kthimin në vatrat e luftës ishte një proces shumë kompleks dhe vështirë i imagjinueshëm për kohën e sotme.

Mund të bëhen edhe dhjetëra filma e dokumentarë, por as për së afërmi nuk mund të përshkruhet e gjithë madhështia e veprimtarisë së Grupit të LOGJISTIKËS. Vetëm ata dhjetëra mijëra luftëtarë lirie që kaluan përmes këtyre bazave mund ta përshkruajnë nëpër mendjet e tyre gjithë madhështinë e veprimtarisë së këtij GRUPI.

Dëshmori Ilir Konushevci "MËRGIMI" fitoi pavdekësinë. Ndërsa, Komandanti Gani Nuha mbetet një hero i gjallë, idealist i përhershëm, i nderuar dhe i respektuar deri në përulje për punën që ka bërë e vazhdon ta bëjë në të mirë të çështjes kombëtare.

PS: Edhe unë, së bashku me disa shokë nga Ferizaj ishim pjesë e një grupi të madh ushtarësh që qëndruam për 9 ditë në Bazën e UÇK-së në Fshatin HOXHAJ të TROPOJËS (qershor -korrik 1998). Nga aty i mbajmë mend GANIUN dhe të tjerët. Por, me këtë rast dua të përkujtoj ish udhëheqësin e grupit tonë, Dëshmorin e Kombit Ymer ALUSHANI "VOGLUSHI", shokun e bashkluftëtarin tonë nga Ferizaj e me të cilin u nisëm së bashku, Vezir JASHARI "FLAMURI", si dhe Dëshmorin e Kombit, bashkluftëtarin nga Ferizaj e që e takuam në Hoxhaj, Driton ISLAMI "TONI".

Lavdi Dëshmorëve të Kombit!

Nder dhe respekt për Gani Nuhën dhe gjithë Luftëtarët e Lirisë!"



Mysafiri i Mëngjesit: Gani Nuha & Demir Demiri 05.05.2017


kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

EPOPEJA E UҪK'së!

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

LOBI SHQIPTAR NË EUROPË!

DOKUMENTAR

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks