SHKRIMI
e premte, 26 maj 2017

SHERADIN BERISHA: BOSAT E POLITIKËS DHE ELEKTORATI I 'ROBOTIZUAR'!

Pashtriku.org, 11 maj 2017: Ra qeveria! Tani hapet perdja e teatrit me aktorët politik - për fushatën zgjedhore, jo si garë idesh e programesh por, si marketing slloganesh - për joshjen dhe mashtrimin e votuesve!

***

Gjatë 18 viteve të pasluftës, kam mësuar mirëfilli se, politika dhe politikanët e kosovës s'kanë asgjë të përbashkët me moralin, ndërsa ata(o) politikanë(e) që i përmbahen parimeve të moralit, kam vënë re se, nuk janë të përshtatshëm nga ky "sistem demokratik" kushtetues (sui generis), që u ndërtua mbi bazën e shumë marrëveshjeve ndërkombëtare, duke filluar me rezolutën 1244 dhe përfunduar me pakon e Ahtisaarit dhe 6 pikëshin e Ban Ki Munit…!

Gjithashtu, kam mësuar se, një lider partiak që aspiron ta marrë pushtetin, duke përdorur fuqinë e fjalës (si retorik demagogjike) - duhet të dijë të gënjej, të manipulojë, të jetë intrigantë, skajshmërisht i pandërgjegjshëm dhe të shtiret gjatë gjithë kohës para opinionit publik, se gjoja po punon për mirëqenjen e popullit dhe zhvillimin e gjithanshëm të vendit.

Dhe ata që mashtrohen (nga demagogë e manipulatorë të tillë), janë kryesisht njerëzit e thjeshtë, të cilët fjalët e tyre i përceptojnë si vepra të përkryer, pa e "vrarë" mendjen shumë se po gënjehen vazhdimisht! Në këtë kontekst mund të themë se, morali, ndershmëria apo sinqeriteti, si cilësi substanciale të njeriut, në politik'bërjen e bosave të politikës, s'kanë asnjë vlerë!

Tashmë duket qartazi edhe për miopët, se me këtë "sistem demokratik" që ka prodhuar Kushtetuta e Ahtisaarit, partitë politike në Kosovë, janë shndërruar në kompani e firma biznesi, ndërsa liderët e tyre, janë bërë shefa e bosa të kësaj strukture, ndërkohë që populli "elektorati" është robotizuar në "bagëti të mirëdisiplinuar vetëm për të votuar"!!!



kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

EPOPEJA E UҪK'së!

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

LOBI SHQIPTAR NË EUROPË!

DOKUMENTAR

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks