SHKRIMI
e shtunë, 18 nëntor 2017

DR.SADRI RAMABAJA: GARA MES NACIONALIZMIT RURAL DHE ATIJ PROGRESIV

Prishtinë, 18 maj 2017 - Rrita e VV në mënyrë marramendëse, prezantimi i kësaj rrite në sondazhet e porosituara nga PDK dhe LDK, por edhe nga agjensi profesionale të pavarura, bashkë me sistemin politik të imponuar nga verdikti i Gjykatës Kushtetuese, krijoi predispozitat për krijimin, de fakto, të tri blloqeve politike parazgjedhore.

Kjo rritë e bëri Isa M., pasuesin e mendimit politik të Kumrovcit, gjeneroz. Ai u shpërfaq në natyrën e tij reale - plot dinakëri, lëshoi pozicionin e kandidatit për kryeministër, megjithëse në atë pozitë, si ngushëllim për natyrën e tij tipike bizantine, nuk shkoi larg, por emroi kopjen e tij - Dullën. Këtë shpërfaqje të Isa M. sërish në petkun e Fushesë, e luajti në mënyrë të shkëlqyeshme edhe mbrëmë në villën e Pacajve, falë PDK-së, që ia la të stivuara dosjet e krimit në Prokurorin e kapur, duke e trajtuar si “kafshatë të vogël”, por edhe duke e mbajtur Republikën tutje si peng.

Po kaq gjeneroz, madje do të thosha edhe më pragmatik se Isa M., u dëshmua lideri real i PDK-së, Kadri Veseli. Në orët e fundit, ai ia treti buzëqeshjen pasuesve politik të titizmit, të ashtuquajturëve liberal, duke ua ngrirë gjakun dhe tretur gjumin për shumë netë, deri më 11 qershor, në mos më gjatë.



Kadri Veseli u dëshmua se ka përvetësuar mirë mësimet e Makiavelit. Kalkuloi në mënyrën më të mirë të mundshme për ruajtjen e pushtetit me çdo çmim dhe duke mundur tundimin personal, ia dha mundësinë Ramush Haradinajt, këtij kalorësi fisnik të Dukagjinit, që sërish të bëjë histori.

LDK edhe pas këtyre zgjedhjeve mbetet në rolin e vet real - atë të patericës.

Qytetarët e kanë tashmë të qartë: vota për LDK rezulton edhe votë për PDKAAK (PRONTON). Tok, këto dy blloqe, prezantojnë kartelat e krimit në këtë Republikë të brishtë. Shih për këtë, vota për këto dy blloqe është votë për konzervimin e krimit në pushtet, pavarësisht se në shikim të parë beteja politike mes tyre na shpërfaqet si gjoja përplasje mes çlirimtarëve dhe pacifistëve, respektivisht mes nacionalistëve dhe titistëve.

Shteti modern kërkon që të ushqehet tutje me ideologjinë e nacionalizmit. Ideologjia e ashtuquajtur e djathtë e këtyre dy blloqeve, ka pak, për të mos thënë aspak të bëjë me nacionalizmin modern. Nacionalizmi i konservuar tek princi i Dukagjinit (RH), është tipik një lloj nacionalizmi rural, që rrënjët i ka në mesjetën e vonë e më shumë tek nacionalizmi i shek.XIX dhe XX. Ai ishte më se i domosdoshëm për periudhën e luftës, pra për betejën për mbijetesë të kësaj pjese të Kombit. Dhe gjithësesi, madje edhe meritor. Për dallim nga ky tip nacionalizmi tashmë në fazën e perendimit, ai i VV është nacionalizëm progresiv, urban, pra i domosdoshëm për ruajtjen dhe selitjen e kryevlerës politike - Shtetit modern.

Këto zgjedhje do të shënohen si garë mes mendësisë fisnike, kalorsiake, respektivisht nacionalizmit rural dhe nacionalizmit progresiv, urban.

Meritë e këtyre zgjedhjeve duket se do të jetë heqja e titistëve nga gara politike, respektivisht heqje definitive e kolonës ruse nga skena politike kosovare dhe ecje e skenës politike drejt etablimit të dy blloqeve politike.

Gara tutje mbetet mes PRONTO-s... dhe Vetëvendosjes.

Vota e qytetarëve do ta përcaktojë se a do të ecë tutje Republika drejt funksionalizimit real, etablimit dhe prosperimit social e ekomomik, apo do të shndërrohet tërësisht në një arenë të rezervuar për kartelat e krimit. Shih për këtë, zgjedhjet e 11 qershorit, do të mund të cilësoheshin edhe si referendum politik i llojit të vetë.


kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

LOBI SHQIPTAR NË EUROPË!

DOKUMENTAR

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks