SHKRIMI
e hënë, 24 korrik 2017

REXHEP KASUMAJ: MASKAT E TEJDUKSHME...

Berlin, 27 qershor 2017: (Mbi ndërgjegjen serbe që s'vret) - "Franca 7" (aty ndodhet selia e zallahishme e Akademisë serbe), me gjasë, është vënë sërish në lëvizje. Të gjithë luftërat e humbura në mbyllje të qindvjetit të ikur kishin këtë adresë: idejim, frymëzim, shtysë e justifikim i tyre!

Për betonim teze, filozofi Tadiq (i ati i ish-presidentit Boris), përligjte luftërat e Sllobodanit me një teori djallnore që sublimonte niçeanizmin primitiv dhe ariazofizmin mortor. Për represaljet kundër shqiptarëve bënte këtë shpjegim të errtë e cinik: ky është zinxhiri kauzal i shkak-pasojës! Shqiptarët, duke shpërdorur autonominë e dhënë, u rebeluan dhe ashtu - pësuan! Domethënë, pohonte ai, ata e askush tjetër, janë shkaktarë të krusmës së vet!

Por tani kohët kanë ndryshuar. Dhe, ndaj, establishmenti i moderuar i Dedinjes kërkon një amzë tjetër krimi: të ndjekë me mjete të reja shtegun e qëkurshëm!

Që këtej dhe Vuçiqi, në kuvendimin inaugural, shkiste njalshëm n'për formula, braktiste mitologjinë (për t'iu rikthyer prapë më poshtë), evokonte njëj sensi pendese e kthjellësie, delirin e "popullit të zgjedhur" (anise në vitet biblike ata do të jenë ende t'kacavjerrë drurëve të Rusisë), thoshte të kenë bërë shumë përpara serbët e tij, që më pas të mohojë këtë me fjalën e prekshme se kemi mbërritur në askundnajë, reflektonte paqësorisht mbi përplasjet me të tjerë (por me ekuilibrizëm të pafalshëm e, pra, i prirë përherë nga motive nacionale për rëndesën psikologjike të popullit të tij të disfatuar, e assesi nga një katarsis paqëtues) dhe, natyrisht, gjithë Fjalën e përshkonte një dedikim i përkorë për paqen.



Mirëpo fjalimshkruesi i tij do të ketë përjetuar dramë të vështirë: duhej të rezervonte ëndjet testamentale dhe, njëherësh, ti fshehte ato prapa maskës korrente të europianizmit mondan.

Rrjedhimisht prandaj, nëse serbi Vuçiq paskësh reflektuar - përse aherë nuk ngrihet mbi peshën mëkatnore dhe t'u kërkojë falje historike shqiptarëve, boshnjakëve e kroatëve që shteti i tij (levë e të cilit kje dhe vetë) i pat fatkeqësuar deri në tragjedi?

Nëse, tashmë i deziluzionuar, ka zbritur në tokën e përmallshme që priste - përse akoma i referohet komikisht qiellit virgjin?

Pastaj, nëse mitologjia qenkësh arkivuar - përse thotë përshkitshëm e, disi, tinzarisht, se s'ka mite, sepse njëmend jemi lindur në valle gjaku e morti ndër shekuj?

E, nëse s'fundmi, flet pasionshëm për paqe e vetëm për pjalmin e saj jetik - aherë pse tumiret baza ushtarake ruse në Nish? Përse e kundër kujt vijnë "Migët" e dalëzotësit të Kremlinit? Përse, tutje, qarkullojnë sondazhe krahasimi për hegjemonin real të Ballkanit? Dhe sërish: si kultivohet pema e paqes kur agjentët e tij provojnë grushtshtete në fqinjësi (Podgoricë), tutje, kur njihet vullneti i serbëve boshnjakë që themeluan subjektivitet me etnocid dhe, mbanë tjetër, shpërfillet vullneti natyral i shqiptarëve për vetëjetesë (në Kosovën që përbetohet vazhdimisht), apo kur bëhet pjesë subverzive e krizës shtetërore (në Maqedoni ku penetrojnë spiunë, para e njësitë specialë)?!

Është e saktë se dhe Niçe shkruante: për çdo popull fqinji është armiku, kurse fqinji i fqinjit - miku i tyre! Kështu thoshte ai, madhnori sovran, veçse politika ka gjuhë e dry tjetër. Ajo kërkon maskë. Por maska e Vuçiqit, për mjerësinë e tij, ishte e dobët dhe tepër tejdukshme për t'i fshehur atij ftyrën e vërtetë!


kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

EPOPEJA E UҪK'së!

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

LOBI SHQIPTAR NË EUROPË!

DOKUMENTAR

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks