SHKRIMI
e martë, 25 korrik 2017

GJOKË DABAJ: SHBA-ja NA E UROI BAJRAMIN, POR PSE NUK NA E UROI FITOREN E PS-së?!

Durrës, 30 qershor 2017: Në Republikën e Shqipërisë ndodhi një ngjarje e madhe politke. Midis një morie të këqiash që e kanë mbërthyer e lidhur këtë shtet dhe përgjithësisht këtë komb liridashës, shqiptarët e kësaj republike, e këtij fragmenti të Shqipërisë, zgjodhën të keqen më të vogël: Një Ed Ramë, i cili, edhe në mos e pastë krejtësisht në zemër, të paktën e përdor flamurin shqiptar, më të bukurin në botë, për t’ua fituar zemrën bashkëkombësvet të vet.

Nëse marrim parassysh ndonjë anë të mirë të këtyre subjekteve politikë, të cilët koha gjithë mjegull ua vuri shqiptarëvet në krye, mund të themi edhe kështu: Shqiptarët zgjodhën, midis kaq shumë të këqiavet, një aleternativë sadopak premtuese.

Shikuar në një plan më të gjërë, në planin evropian dhe rrotull Evropës, Ed Rama përfaqëson një tendencë të kombevet për të mbajtur për vete sado pak liri veprimi. Në të njëjtën linjë është Merkeli, janë francezët me Makronin, është Erdogani, është Ciprasi, është edhe Vuçiqi. Secili ka mënyrën dhe formën e vet. Dikush i ka mënyrën dhe formën të gabuara, psh, Erdogani, dikush i ka dinakërisht të lakueshme, psh, Vuçiqi i Sërbisë, por secili (e kjo shikohet qartë), përpiqet të mbajë për shtetin dhe për shtetasit e vet, sado pak mvehtësi, në mënyrë që të paktën vendi i tij të mos pësojë fatin e Libisë, Egjiptit, Irakut dhe Sirisë.

Në Republikën e Shqipërisë, më 25 qershor, në mes të një vape të tmerrshme natyrore dhe të një shtërngese po aq të tmerrshme ekonomiko-politike, u zhvilluan një palë zgjedhje. Marrë në planin gjithkombëtar, ç’mund të ishin këto zgjedhje? Partia që i fitoi këto zgjedhje, mezi përfaqëson nja një për qind të krejt Kombit Shqiptar prej rreth 15 milionësh. Brenda shtetit ku u zhvilluan këto zgjedhje, dolën në votime më pak se gjysma e shtetasvet dhe, jo plot 800 mijë votues, i dhanë të drejtën opcionit Rama për të qeverisur. Pra, më pak se zero presje pesë për qind (0,5%) e krejt Kombit Shqiptar ia doli të sjellë në Republikën e Shqipërisë një qeveri, e cila gjithsesi po e ka guximin ta lërë mënjanë flamurin partiak dhe të nxjerrë në pah Flamurin e Kombit.



Por, sa u gëzua administrata e SHBA-së për këtë fitore tonën fare të vockël?! Administrata e SHBA-së “u gëzua” aq shumë, sa e quajti oportune, jo të urojë Ed Ramën për fitoren e tij, por të urojë Bujar Nishanin për Ditën e Bajramit. Po e lëmë mënjanë, siç e kanë lënë edhe ata vetë, deklaratën rutinë të ambasadës së SHBA-së, po e lëmë mënjanë edhe ecejaken e një zyrtari të dorës së tretë a të katërt të asaj administrate, i cili, në aspektin asociativ, më kujton një Çu En Lai të dikurshëm, dhe po marrim thjeshtë gjestin “diplomatik” të Shtëpisë së Bardhë: Një urim, jo për fitoren e Partisë Socialiste Shqiptare në Republikën e Shqipërisë, por për Bajramin.

Del kështu që administrata e SHBA-së nuk do që ne të bëjmë shtet, të paktën këtu, në Republikën e Shqipërisë, por e quan më të rëndësishme që ne të festojmë Bajramin. Por administrata e SHBA-së duket se nuk po do as në Republikën e Kosovës të ketë jë qeverisje themelisht atdhedashëse, siç po përpiqet ta krijojë atje Lëvizja e Vetëvendosjes. Ç’po e tremb administratën e SHBA-së që as në Republikën e Kosovës, së cilës vetë ajo ia ka njohur pavarësinë, madje, të cilën vetë ajo, me B.Klintonin në krye, e ka ndihmuar më shumë se kushdo tjetër për ta fituar atë pavarësi?! A po e tremb administratën e SHBA-së Flamuri Kuq e Zi i Albin Kurtit, që është i të njëjtit dizajn me këtë të Ed Ramës?!

Në një kohë kur Kombi Shqiptar po lufton me shpirt ndër dhëmbë për një jetë më të denjë, si këtu ku ia ka shtruar folenë historia e tij mijëravjeçare, ashtu edhe anembanë botës, ku shqiptarët janë shpërndarë si zogjtë e korbit, administrata e SHBA-së po bën çmos për të na JOSHUR, më mirë të themi, për të na LAJTHITUR me Bajram Bubareq e me Fiter Bajram, por edhe me nga një përmendore të Nënë-Terezës në çdo të dytin shesh të qytetevet tanë, si dhe me financimin e pandërprerë të nja shtatë a tetë sekteve fetarë e gjysmëfetarë. Nuk na mjaftokan tre lloje besimesh që i kemi, por u dashkan edhe dy herë aq “variante” besimesh të tjerë, që të gjithë të mirëpaguar!?

Duke qenë i detyruar të gjykoj kështu, i ngacmuar dhe i shtytur prej atij urimi provokativ që iu dërgua zotit B.Nishani, (them provokativ, jo se na u urua festa, por sepse në të njëjtë kohë nuk iu urua fitorja Ed Ramës), mua krejt natyrhëm po më kalon mendja te VETË FATI i SHBA-së. Ku po e çon SHBA-në kjo klasë ekonomike, e varësisht prej lakmivet ekonoike, edhe ideologjike e politike, e cila solli në krye të asaj bashkësie shtetesh një Donald Tramp, të ngjashëm me Benito Musolinin?! Kjo klasë ekonomike, pasojisht edhe ideologjike e politike e SHBA-së, e ushqyer abuzivisht prej burimesh gjithbotërorë të pasurisë, shkutrpamëse dhe shumëkund krejt e verbër, e alarmuar prej situatash të reja në shkallë botërore, po mundohet ta shtyjë botën, deri edhe aleaten e saj jetike, Evropën Perendimore, në ujëra sa më të turbullt, në mënyrë që të mund t’ia zgjasë sado pak vetes jetën abuzive! Vetë SHBA-ja dhe popujt e atyre shteteve, e kanë tepër të zymtë të ardhshmen, nëse lejojnë që edhe më këndej t’i udhëheqë, ekonominë, ideologjinë dhe politikën, vetjake dhe botërore, kjo kastë tashmë e degraduar dhe e çorientuar!


kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

EPOPEJA E UҪK'së!

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

LOBI SHQIPTAR NË EUROPË!

DOKUMENTAR

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks