SHKRIMI
e hënë, 24 korrik 2017

XHEMAZIJE RIZVANI: HESHTJA SI POZË INTELEKTUALE!

Pashtriku.org, 1 korrik 2017: Në jetë asnjë njeri nuk është mbajtur mend për mendimet e heshtura që ka pasur. Asnjëri nuk është dekoruar për mënyrën si ka heshtur, nuk është çmuar për kohën sa ka heshtur. Heshtja është asgjë. “Kryesorja është të jetosh!“

Pse mendoni se njeriu e ka shpikur radion, TV-në, telefonin? I ka shpikur për të mos qenë vetëm, për t’ia thyer turinjtë heshtjes, për t’u ndier i gjallë , për të mundur perandorinë e ftohtë të fillikatit. Njeriu shkon nëpër koncerte, në kinema, në aktivitete të ndryshme letrare dhe joletrare pa e kuptuar se është qenie që nuk e do heshtjen. Është qenie që është në konflikt të vazhdueshëm më të. Ka qejf të shkojë nëpër mitingje politike ku rrehet bukur. S’ka gjë, veç barra e vetmisë të jetë më e lehtë.

Kur vjen në jetë fëmija krejt familja ngutthi dëshirojnë ta mësojnë të flasë, e jo të heshtë. Përgjatë rritës së tij, ai saktësisht e di ç’do dhe ç’nuk do. Ai proteston, qan, bërtet, kërkon, lufton, pajtohet, lumturohet, në përgjithësi është në harmoni me vetveten. Ai këndon në një hapësirë të madhe e të errët, ushtron frikë, përmbahet, përpëlitet kundrejt asgjësë, kundrejt territ, me brohoritje, me zhurmë. Krejt në rregull derisa shpirti i tij rebel nuk e lë të tjetërsohet dhe pastaj kur futet në kallëpin intelektual ndodh të mos e njohë veten pas sa kohësh. Ç’t’i thuhet bën. Është i dëgjueshmi i partisë, ai flet veç kur duhet të mbrohet interesi i tij brenda strukturës ku ai do të rritet si grami, urithi ambicioz. E bën haptazi dhe nuk i vjen turp prej gjestit të tij, se merr pikë te shefi. Të tjerët e bëjnë njëjtë por në mënyrë më perfide dhe si kolektiv na e fyejnë inteligjencën kur mendojnë se format e mbrojtjes se ideologjive “kah Kina” duke i mbështjellë dhe paketuar me nga pak “mjegull“ do t’i bëjë të pahetueshëm gjarpërinjtë. Ajme, kjo është kohë kur edhe “bari“ hahet, por ka tagër. Kjo është kohë e vëllait të madh, o njerëz të vegjël. Kjo është kohë e kujtesës artificiale që trumbeton çdo mendim tuajin, çdo veprim, çdo gjest dhe nesër mund t’ua përdorin si armë për t’ju mundur më lehtë.



Mund të flisni „rreth uçkuri“, ashtu siç edhe mund të heshtni që të dukeni më intelektualë. Mund të mos mendoni asgjë, mund të mos thoni asgjë, mund të mos nxirrni zë, por një diçka s’di a e keni të qartë, se edhe heshtja ju rreshton në anën e krimit. Në anën e atyre që përditë urohen, emërohen, ngriten, ringriten, na vjedhin, na plaçkitin, na gënjejnë, na mohojnë, bëjnë pazare me fatin tonë, na shantazhojnë, në fund na nxjerrin një tufë leshterikësh partiakë.

Të mos bësh zë për krejt këto, do të thotë që pajtohesh me këto e shumë më shumë të zeza se sa që kam nge të listoj unë. Heshtja është krim, por nuk zgjat përgjithmonë. Nëse nuk flisni drejt tash kur mund ta bëni me lezet, do të flisni në një kohë tjetër kur do t’ju vijë laku në fyt, do të flisni nga dhimbja e madhe si ajo e Prometheut të lidhur në Kaukaz. Do të ulërini si ai: „Më dhemb kur hesht, më dhemb kur flas” dhe ndryshe nga ai, do ta dini kur dhemb më shumë. Do të flisni përvajshëm dhe sinqerisht, por nuk do t’ua var kush, sepse nga heshtja e gjatë do t’ju kenë harruar, do t’ju kenë plakur aq shumë sa do t’ju thonë „ka shkalluar“. Do të jenë bërë aq kriminelë, sa ju do të çmendeni në atë amulli ku veç të heshtni s’do të mundeni, nga do kambana të brendshme, nga do pëshpërima, nga do zëra të stërgjyshërve, nënës e babait, nipave, e të fëmijëve që gjykojnë ashpër brenda jush.

Gjithmonë kam menduar se ferri është i brendshëm, ca edhe e kanë provuar. U duket në mënyrën si heshtin, si u janë zbrazur sytë, jeta , si u dhemb gjithkund dhe presin ditën kur të ulërijnë…

Epo, një ditë e ka edhe heshtjerëndi


KULTART-XHEMAZIJE RIZVANI 


kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

EPOPEJA E UҪK'së!

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

LOBI SHQIPTAR NË EUROPË!

DOKUMENTAR

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks