SHKRIMI
e enjte, 21 shtator 2017

DR.SYLEJMAN ABAZI: KOHA KËRKON SHFUQIZIMIN INSTITUCIONAL TË "PAKOS ANTISARIT"!

Tiranë, 1 korrik 2017: Me gjithë këto ngjarje të rënda që kanë ndodhur në Kosovë, për shkak të bisedimeve pa kushte, ku lëshimet janë bërë përgjithësisht nga pala shqiptare, ka ardhur koha që në mënyrë institucionale, me grup ekspertësh shqiptarë, të kërkohet nga institucionet e Kosovës, deri në Parlament, SHFUQIZIMI I PAKOS ANTISARI, pasi ky dokument diskriminues e plotësoi misionin e tij.

Bisedimet dypalëshe, nëse duhet të vazhdojnë, të bëhen pa ferra politike nëpër këmbë, pa imponime që koha i ka ç'vlerësuar.

Kjo duhet t'i bëhet e qartë Europës institucionalisht.

Nëse drejtuesit politik në Kosovë, do ta konsiderojnë veten përfaqëues të një shteti, atëhere t’i japin të drejtën vetes të sillen dhe të ndihen si të tillë, në të kundërt duhet të largohen.

Deklarata e kreut të NATO-s flet qartë për vlerësimin e situatës në veriun e Kosovës.

Kur do të dëgjojmë politikisht në vijë të drejtë ne shqiptarët?

Edhe sa do të përkulemi dhe do të lëshojmë terren në dëm të pavarësisë vetëm për hatër të karrierës politike të Hashim Thaçit dhe bandës titiste që drejton aktualisht Kosovën?

Sot politika në Kosovë ka nevojë për kockë dhe për bosht, për identitet shtetëror dhe kombëtar.



Mjaft më me lojërat servile dhe të njëanëshme të Europës, që akoma tenton ta marrë me të mirë Serbinë.

Për cilën Serbi e ka fjalën Europa, për Serbinë që nuk ka kurajo të kërkojë falje për një gjenocid të kryer hapur në sytë e të gjithë botës së qytetëruar?

Si ka mundësi që politika europiane kërkon kushte Kosovës, kur për të drejtat e shqiptarëve në Luginën e Preshevës hesht dhe toleron shtetin serb?

A nuk flet dhe imponon Pakua Antisahri për të drejta e serbëve në Kosovë?

Shfuqizimi i këtij Dokumenti duhet të bëhet problem i madh ndërkombëtar, me lobim të fuqishëm dhe mbështetje gjithëshqiptare kudo, pasi Kosova i ka plotësuar dhe tejkaluar detyrimet që rrjedhin prej saj.

Mjaft më me këtë dokument diskriminues, që u pranua për hatër të respektit për faktorin ndërkombëtar.

Ka ardhur koha që Kosova të ketë Kushtetutën e saj, jo sipas PAKOS me sheqerka të helmuara, por sipas vullnetit të popullit shqiptar në trojet e tij.

Ne duhet ti themi me kurajo në radhë të parë njeri tjetrit në politikbërjen institucionale; MJAFT, MJAFT, MJAFT pasi kështu në këtë rrugë Kosova kurrë nuk do të gjejë qetësi dhe pasojat do të jenë katastrofike. Askush të mos luajë më me popullin, pasi dhe toleranca e tij e ka një kufi.

Faleminderit, Sulejman Abazi, Tiranë më 05/02/2017


kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

EPOPEJA E UҪK'së!

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

LOBI SHQIPTAR NË EUROPË!

DOKUMENTAR

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks