SHKRIMI
e enjte, 21 shtator 2017

RIGJYKIMI I RAMADAN MUJËS 'ME SHOKË', PËR SHMANG'JE NGA DREJTËSIA!

Prizren, 8 korrik 2017: Vendimi i sotëm i Gjykatës së Apelit për të kthyer përsëri në ri-gjykim rastin "Muja&Co." është i njejtë me atë të mëparshmin, i padrejtë dhe i papranueshëm. Kthimi në ri-gjykim me arsyetimin e shkeljes së procedurave në relacionet mes Gjykatës së Apelit dhe Gjykatës Themelore është krejtësisht absurd, dhe irrelevant sa i përket kontestimit të veprave penale të të pandehurve: Ramadan Muja, Minir Krasniqi, Sadik Paçarizi, Avni Ademaj, Kadri Ukimeri, Abdullah Tejeci. Shkeljet e pretenduara të Gjykatës së Apelit nuk amnistojnë aspak abuzuesit e detyrës zyrtare me në krye Ramadan Mujën, sepse veprat penale të kryera nga ta janë të pakontestueshme, faktike dhe të pamohueshme.

Ky vendim i Gjykatës së Apelit, bashkë me zvarritjen e procesit për 3 vjet, përveç se ia ka mundësuar Ramadan Mujës përfundimin e mandatit, ngrit dyshime edhe për të dënuarit e tjerë, të cilët për veprat kriminale të kryera nuk po i marrin pasojat sipas ligjit. Duke pasur parasysh që këta persona kanë pozita të ndryshme politike, kthimi në rigjykim, përbën akt skandaloz dhe lë hapsirë për dyshime serioze për mundësinë e lirimit të tyre nga e përgjegjësia para ligjit, dhe kësisoj edhe vazhdimin dhe mundësinë e ushtrimit të funksioneve publike për ta.

Ne konsiderojmë që procesi gjyqësor ndaj Ramadan Mujës nuk është vetëm çështje juridike, sepse që nga fillimi nuk është trajtuar si i tillë. Institucioni i kryetarit të komunës dhe të gjithë vartësve të tij, ka humbur legjitimitetin që nga data 13 mars 2014. Një gjë është e qartë, askush, asnjë proces, i çfarëdo lloj natyre, nuk mund t'ua kthej legjitimitetin dhe kredibilitetin personave të lartpërmendur. Ata janë dhe do të mbeten vrima e zezë e qytetit të Prizrenit, qytetarët e të cilit i lanë pa përfaqësim dhe qeverisje lokale.

Qytetarët Aktivë #përPrizrenin

8 Korrik 2017

__________________

Lexoni shkrimin nga arkivi i pashtriku.org/

SHERADIN BERISHA: PARIA E PRIZRENIT PARADITE NË GJYKATË E PASDITE NË FUSHATË!(I)

http://www.pashtriku.org/?kat=43&shkrimi=2021

***

SHERADIN BERISHA: PARIA E PRIZRENIT PARADITE NË GJYKATË E PASDITE NË FUSHATË!(II)

http://www.pashtriku.org/?kat=43&shkrimi=2022



kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

EPOPEJA E UҪK'së!

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

LOBI SHQIPTAR NË EUROPË!

DOKUMENTAR

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks