SHKRIMI
e hënë, 24 korrik 2017

DR.MIRELA OKTROVA: SFIDA E IDENTITETIT

Tiranë, 9 korrik 2017: Sindroma e udhëkryqit, ku Partia Demokratike hyri me traumën e 2013-s dhe duket e ngecur edhe sot, jo vetëm që po zgjat më shumë nga ç’u intereson drejtuesve, por edhe po dhemb shumë më tepër nga ç’mund të durojnë anëtarët dhe simpatizantët e saj. Lëkundja e perspektivës kolektive dhe përpëlitja e karrierave personale ka prodhuar në fare pak kohë dhe me pak protagonistë shumë më tepër zhgënjim dhe dëshpërim se sa shqetësimi, që PD dhe shoqëria duhej të kishin treguar për të gjithë profesionistët dinjitozë që rotacioni politik i mënjanoi, anashkaloi apo i shtyu të rifillojnë nga fillimi krejtësisht larg vëmendjes mediatike dhe tifozerive klanore.

Ndaj përtej të gjitha kritikave dhe akuzave të ndërsjella, kandidimeve të shpallura e të pashpallura, grupeve, platformave qarkulluese dhe premisave shumëplanëshe, që diktojnë qasjet mediatike ndaj tyre, kriza aktuale e PD - në vlerësimin tim - nuk është thjesht çështje emrash, individualitetesh apo stilesh drejtimi, por ka karakter identitar. Kohëzgjatja, thellësia dhe rezistenca, që e karakterizojnë janë tregues kokëfortë të përparimit të saj në zemrën e organizatës, si pasojë e mënyrës së menaxhimit dhe nevojës së reformimit të brendshëm të PD, e evoluimit të raporteve të shoqërisë me politikën, si edhe e diversifikimit të ulët të ofertave të subjekteve politike shqiptare.



Lulzim Basha, Eduard Selami dhe Sali Berisha.


Në këto kushte, diagnostikimi i krizës dhe strategjia për kalimin e saj nuk kufizohet dot tek analiza e humbjes së një apo dy zgjedhjeve, por kërkon verifikim të gjithanshëm të identitetit të Partisë Demokratike si subjekt politik:

Së pari, përmes verifikimit të identitetit ideologjiko-politik dhe pozicionimit të PD si në kundërvënien ekonomiko-shoqërore midis lirisë së tregut dhe drejtësisë sociale, ashtu edhe në kundërvënien kulturo-shoqërore midis sistemit të vlerave konservatore-autoritare dhe atij të vlerave liberale. Në këtë linjë do verifikuar edhe pozicionimi në spektrin politik vendës: nëse vendos të mbetet parti e qendrës së djathtë, PD duhet të përshtatë programin dhe strategjinë e saj me aspiratat e shtresave, që i takon të mbështesë: se nëse mbron interesat e oligarkisë, borgjezisë së lartë dhe ish-klasave të privilegjuara, nuk mund të mbrojë edhe kauzat e vegjëlisë, pasi duke dashur t’i fitojë të gjithë mund t’i humbasë të gjithë. Ndaj PD vlen të çlirohet nga populizmi standard, me të cilin shitet si pjesë e popullit m.gj.s. është pjesë e elitës politike, si edhe nga injorimi i shumëllojshmërisë së elektoratit, që e bën të paaftë të përshtatë ofertën e vet me grupet e interesit. Në këtë kuadër, ajo duhet të rimarrë në dorë përfaqësimin e pronarëve të tokës dhe të përndjekurve politikë sikurse duhet të ripozicionohet ndaj çështjeve të të drejtave të njeriut ideologjikisht dhe jo sipas koniunkturës së çastit dhe shtysave personale, krahinore apo klanore.

Së dyti, përmes verifikimit të identiteti historik, identifikimit të prirjeve të zhvillimit dhe ballafaqimit të profilit aktual të partisë me atë të origjinës. Si e vetmja parti e madhe shqiptare, e krijuar mbi bazën e një lëvizjeje të fuqishme popullore, ndryshe nga PS dhe LSI, që u bazuan në strukturat organizative paraardhëse, PD trashëgon edhe sot një anëtarësi heterogjene në përbërje, përkatësi ideologjike dhe interesa. Karakteri gjithëpërfshirës, që e shndërroi lëvizjen e dikurshme në motor ndryshimesh të mëdha, nxiti lëvizje po kaq të mëdha demografike dhe reflektimin e tyre programatik si një mbështetje e gjerë për thyerjen e tabuve dhe pengesave të çdo lloji. Sot pas 27 vjetësh, kur trendi i dëshiruar nuk është më ndryshimi por stabiliteti dhe zhvillimi i qëndrueshëm, grupime të ndryshme shoqërore, pjesë e lëvizjes së dikurshme, ndodh që të mos e gjejnë më veten në programin dhe veprimin politik aktual. Por kjo partinë jo vetëm që nuk e dobëson, por përkundrazi e homogjenizon duke bërë që anëtarësia të jetë më pranë në interesa, angazhim dhe pritshmëri. Megjithatë menaxhimi i kalimit nga një nivel në tjetrin kërkon domosdoshmërisht zëvendësimin e rrjedhjeve me prurje të reja, që i përgjigjen jo vetëm profilit ideologjik dhe demografik të partisë, por edhe profilit të dëshiruar moshor, për të menaxhuar të sotmen dhe përgatitur të ardhmen e saj.

Së treti, përmes verifikimit të identitetit organizativ. Këtij qëllimi i vlen verifikimi i plotësimit të detyrave partiake nga baza e anëtarëve dhe grupet e simpatizantëve, organet drejtuese dhe krahu publik i partisë me synim gjallërimin e organizatës horizontalisht në pikëpamje territoriale dhe vertikalisht në aspekt funksional. Riorganizimi strukturor shkon paralelisht me verifikimin e modelit të organizimit të brendshëm, i cili ngjan me partitë popullore, por ka nevojë për një strukturë drejtuese më efektive, po të kontrolluar në mënyrë demokratike nga baza. Brenda këtij modeli PD ka shansin të funksionojë si një “parti moderne politikanësh të karrierës” me karakteristika gjithnjë e më të qenësishme të një partie të komunikimit mediatik. Në një kohë kur mënyrat e financimit të veprimtarisë partiake do të bëhen gjithnjë e më shumë objekt verifikimesh të shumanshme në kuadrin e afrimit me BE, të gjitha partitë politike shqiptare dhe PD mes tyre, do duhet ta shohin strukturën dhe modelin organizativ të partisë të lidhur ngushtë me mënyrën e financimit – prej nga diktohet si sjellja kundrejt prurjeve të reja në parti, ashtu edhe sistemi i vlerësimit të brendshëm të kontributeve. Kategoria e sipërmarrësve, që për shkak të mjeteve financiare që disponojnë, avancon lehtë në drejtim dhe ushtron ndikim në vendimmarrje, e vë menaxhimin organizativ të partisë para dy alternativave: ose të funksionojë si një organizëm politik sipërmarrësish, që lobon për interesat e tyre, pra si një repart pragmatik dhe jo ideologjik-politik ose të gjejë mënyra të tjera financimi, në emër të një organizimi më vital, ku organizata jeton nga menaxhimi i hapur i bazës për aktivistë të shoqërisë civile, që i bashkohen partisë mbi bazën e ideve.

Së katërti, përmes verifikimit të strukturës së mbështetësve të saj. Në këtë kuadër, PD duhet të ndajë targetin të cilit i drejtohet, grupimet shoqërore, që synon të arrijë dhe interesat e të cilëve mëton të përfaqësojë në konkurrimin e ideve dhe platformave. Ky vendim apo proces kuptohet që shkon paralelisht me zhvillimin ideologjiko-programatik të organizatës dhe modelimin e strukturave të saj organizative. Modeli i partive popullore, të hapura parimisht për të gjitha grupimet dhe kategoritë e popullsisë janë të ekspozuara kundrejt rrezikut të humbjes së identitetit të tyre ideologjik dhe programatik, bjerrjes së veçanësisë së ofertës dhe për rrjedhojë edhe të largimit të votuesit tradicional, çka i shndërron zgjedhjet në një sfidë me shumë të panjohura dhe rezultat vështirësisht të kalkulueshëm.

Së pesti, përmes verifikimit të objektivave në sistemin politik. PD si çdo parti tjetër ka për qëllim marrjen e pushtetit, çka e dallon atë si parti nga grupimet e tjera shoqërore. Arritja e çdo objektivi në këtë drejtim do të vlerësohet ndryshe nga “profetët”, që i nënshtrojnë ideologjisë aksionin politik, ndryshe nga “pragmatikët” e përshtatshëm me çdo koniunkturë pushteti, shkëputur nga çdo kufizim ideologjik dhe ndryshe nga skalioni i mesëm i “rojeve ideologjike”, të cilëve s’u mungon as etja për pushtet dhe as gatishmëria për kompromis ideologjik. Suksesi i strategjive të së ardhmes e ka të pashmangshëm kalkulimin e angazhimit të të gjitha këtyre kategorive në optimimin e perceptimit të tyre brenda dhe jashtë partisë.

Përfundimisht mund të thuhet, se vetëm një proces i tillë vetëverifikimi identitar do ia dilte mbase të zhbënte modelin e deritanishëm të funksionimit të PD si parti thjesht zgjedhore, ta distanconte atë nga protagonizmi populist në fushatë dhe ta rikthente te mbështetësit - jo duke i thirrur dhe përdorur si figurantë mitingjesh, por duke shkuar tek ata për t’i takuar - jo vetëm në zgjedhje politike apo partiake, por rregullisht dhe gjatë gjithë vitit, gjithkund dhe me të gjitha strukturat - jo për t’iu folur, po për t’i dëgjuar.

Kjo po, mund të hapte një faqe tjetër në historinë e Partisë Demokratike!

Ndryshimi vetëm i kryetarit të partisë, definitivisht, jo!


kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

EPOPEJA E UҪK'së!

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

LOBI SHQIPTAR NË EUROPË!

DOKUMENTAR

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks