SHKRIMI
e hënë, 24 korrik 2017

SHERADIN BERISHA: KLANI 'PRONTO' DHE RAMUSH HARADINAJ, DËMTUESIT E IMAZHIT TË LUFTËS SË UҪK-së!

Pashtriku.org, 10 korrik 2017: Tetë vjetë më parë, (në qershor të vitit 2009) kur bashkëqeveriste PDK-ja me LDK-në, AAK-ja ishte në opozitë. Në këtë kohë kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, kishte adresuar një sërë akuzash në adresë të qeverisë (PDK-LDK) me kryeministër, Hashim Thaçin. Ramush Haradinaj veçanërisht kishte kritikuar, Ministrinë e Transportit për keqmenaxhim të parasë publike, për manipulime me tenderë dhe financimin e strukturave të SHIK-ut që drejtohej nga Kadri Veseli. Atëkohë Ministër i Transportit dhe i Telekomunikacionit në qeverinë Thaçi'1 ishte, Fatmir Limaj, (sot kryetar i NISMËS në koalicion me PDK-në e Kadriut dhe AAK-në Ramushit), ndërsa zëvendësministër ishte Adem Grabovci (kryeprotagonisti i Klanit PRONTO nga përgjimet telefonike të fundvitit 2011).

"Është një skandal i madh kontraktimi i rrugës që shkon nga Fushë-Kosova deri në Sllatinë. Me dhjetëra manipulime janë bërë, çmimi, korrupsioni, vendosja e paqes me kompanitë kontraktuese që mos të ankohen etj" - kështu kishte deklaruar Ramush Haradinaj për këtë "abuzim", duke shtuar se 34 milionë euro investime për këtë rrugë është shumë çmim i lartë, i cili ka një zinxhir manipulimi.



Prishtinë, 11 qershor 2017: Ramush Haradinaj dhe Kadri Veseli.


Kryetari i AAK’së me këtë rast pretendonte se nga Ministria e Transportit financohet SHIK-u, njerëzit e PDK-së që shkojnë për të krijuar shantazhe ose të ndërmarrin veprime nga këto para. Ndërkaq, zëvendësministrin e Transportit, Adem Grabovci, e kishte quajtur arkëtar të SHIK-ut.

"Adem Grabovci është i ngarkuar nga qeveria për t’i paguar këto grupe për t’i krijuar epërsi PDK-së dhe për t’i shkaktuar dëme partive tjera politike në vend", ka thënë z.Haradinaj.

Adem Grabovci akuzat e Ramush Haradinajt i ka cilësuar të pabazuara, e pa fakte, dhe të cilat kanë për qëllim linçimin dhe shantazhimin e tij.

Polemika Haradinaj - Grabovci, me plotë akuza e kundërakuza ka kulmuar me letrën publike të A.Grabovcit drejtuar R.Haradinajt, më 21 qershor 2009!

Z.Grabovci, në letër z.Haradinaj duke e quajtur "sinonim i anës së errët politike", i bën thirrje që të ballafaqohen në një 'debat publik' 'për të qartësuar të gjitha çështjet e ngritura'!

Ai fillimisht e akuzon z.Haradinaj, se "e ka dëmtuar imazhin e UÇK-së pas luftës, duke bërë kërkesa, kërcënime dhe nxjerrë fitime për interesa personale"! Në vazhdim ia kujton pasurinë marramendëse, duke filluar nga shtëpia dhe banesat në Prishtinë, Tiranë, Prizren, Durrës, Brezovicë, pastaj pronat milionëshe në Dukagjin, në Miradi, kullat në Gllogjan, dy vila jashtë vendit, në Monte Karlo dhe në Dubai. Dhe në vazhdim e akuzon se, ka uzurpuar dhe ka përvetësuar në emër të luftës, shtëpinë në Pejë, banesë në Prizren, truallin e çerdhes së fëmijëve në Dragodan! Dhe krejt në fund e bënë përgjegjës për kontrollimin e lojërave të fatit, të Casinove, pompave të benzinës, dhe ia kujton reketimin dhe zhvatjen të cilat lidhen me emrin e tij!

Pas këtyre akuzave të rënda e me përgjegjësi ligjore, në vend se prokuroria e shtetit të nis hetimet, ajo kishte zgjedhur heshtjen!

***

Në vijim lexoni letrën publike të Adem Grabovcit, drejtuar Ramush Haradinajt (më 21 qershor 2009), të cilën e ka botuar edhe portali pashtriku.org:

Letër e hapur Ramush Haradinajt

RAMUSH, KE UZURPUAR DHE KE PËRVETËSUAR NË EMËR TË LUFTËS!

Shkruan: Adem Grabovci - Prishtinë, 21.06.2009


Ndërtimi i shtetit, demokracia dhe interesi publik janë sinonime sublime të çdo qytetari të Republikës së Kosovës. Jemi në fazën e njohjeve të fuqishme ndërkombëtare si shtet i pavarur, anëtarësimit në Bankën Botërore, në Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe së shpejti në Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, në fazën e rritjes ekonomike dhe përmirësimit të jetës së qytetarëve.

Mesa duket disa si ti nuk i gëzohen këtij suksesi. Sot kur e gjithë bota po na shikon, me të detyruar po të drejtohem me këtë letër publike.

Ditëve të fundit Ramush Haradinaj zgjodhe rrugën e sulmit, shantazhit ndaj personalitetit tim duke tentuar të më njollosësh, të më kërcënosh, të më shantazhosh dhe të më linçosh. Sulmet pa fakte aq më tepër kur vijnë nga njerëzit si ti që janë sinonim i anës së errët politike, frikës, kërcënimit, zhvatjes dhe reketimit të qytetarëve dhe bizneseve kanë një qëllim: fshehjen e së vërtetës dhe nxitjen e dhunës dhe urrejtjes. Për 3 dekada jam munduar dhe kam punuar me tërë qenien time. Jam i sinqertë dhe i përkushtuar të punoj për të mirën e vendit dhe popullit tim.

Për 10 vjet kam qenë i detyruar të migroj në Zvicër. Gjatë kësaj kohe kam punuar dhe vazhdoj të punoj çdo ditë. Pasuria ime është 1 banesë në Prishtinë 76 m2 dhe pasuria e vjetër e trashëguar nga babai im ku jetojnë fëmijët e vëllait tim të rënë në luftë në maj të vitit 1999. Ndërsa, Ramushi tenton të më njëllos edhe në këtë fushë, unë, Adem Grabovci, për hir të së vërtetës dhe interesit publik i bëj thirrje Ramushit të bëhet burrë dhe të ballafaqohet në debat publik drejtpërsëdrejti për të qartësuar të gjitha çështjet e ngritura dhe ato që do t’i ngris:

1.Kush e ka dëmtuar imazhin e UÇK-së pas luftës duke bërë kërkesa, kërcënime dhe nxjerrë fitime për interesa personale?

2. Ramush, prej nga e arrite pasurinë marramendëse personale?

- shtëpinë disamilionëshe në Prishtinë,

- banesën dykatëshe në Prishtinë,

- banesën në Prizren,

- banesën në Tiranë,

- banesën në Durrës,

- villat në Durrës, në Brezovicë,

- pronat disamilionëshe në Dukagjin,

- tokat në Miradi,

- kullat disamilionëshe në Glloxhan,

- dy villa jashtë shtetit, në Monte Karlo dhe në Dubai.

Duhet t’i dëshmosh pronësitë e tyre në detale.

3. Ramush, ke uzurpuar dhe ke përvetësuar në emër të luftës:

- shtëpinë në Pejë

- banesën në Prizren

- truallin e çerdhes së fëmijëve në Dragodan

- pompat e benzinës dhe shumë të tjera.

4. Ramush, ti personalisht kontrollon lojërat e fatit dhe bizneset e Casino-s!

5. Reketi dhe zhvatja e bizneseve lidhet me emrin tuaj. Keni përmendur ndihmën e bizneseve vendore. Dokumento qoftë edhe një donacion të evidencuar në këto firma pranë Administratës Tatimore të Kosovës për 10 vitet e pasluftës në Kosovë (hiq fondin tuaj për Hagë).

6. Me fondin tuaj për mbrojtje keni blerë toka e troje për qëllime personale. A është e drejtë kjo?

7. Jeni involvuar në kontrabandim mallrash që vijnë nga Serbia në veri të Kosovës dhe në shumë shtete të tjera.

Ka edhe shumë çështje të tjera që dëshiroj t’i diskutojmë në debat drejpërsëdrejti me ju dhe që janë me interes publik. Keni ngritur akuza ndaj meje. Unë ju ftoj në debat qytetar. Nëse ju nuk përgjigjeni unë i rikonsideroj akuzat tuaja qyqarllëk, kurse opinioni publik le të gjykojë vetë për fenomenin Ramush.

Personalisht do të pres deri në fund të javës, pastaj çdo akuzë apo shpifje tuajen, për hirtë interesit qytetar, nuk nuk do të merrem me to. Pas kësaj kohe do t’i drejtohem organeve të drejtësisë.

Prishtinë, 21 qershor 2009

- Autori i letrës është zëvendësministër i Transportit dhe Postë - Telekomunikacionit dhe Kryetar i Degës së PDK-së në Pejë.


Lexoni faksimilin:


_____________


Lexoni këtë letër të botuar në qershor 2009:

Letër e hapur Ramush Haradinajt

RAMUSH, KE UZURPUAR DHE KE PËRVETËSUAR NË EMËR TË LUFTËS!


Shkruan: Adem Grabovci - Prishtinë, 21.06.2009

http://pashtriku.beepworld.de/files/Kosova_09/qershor-09/20-26.09/adem_grabovci_letrehapurramushharadinajt_21.06.09.htm


***

Atë ditë kur u publikua kjo letër, unë kam bërë një reagim, të cilin mund ta lexoni në vijim:

Kush janë zhurmuesit mediatik në Kosovën multietnike ahitsariane?!

ZHURMUESIT MEDIATIK - TREGOJNË FYTYRËN E TYRE TË VËRTETË!

Shkruan: Sheradin Berisha - Moderatori i pashtriku.org, 21. 06. 2009


Këta zhurmaxhinjë, që gjatë luftës ishin bashkë në front kundër Serbisë, pas luftës duke shfrytëzuar “pushtetin” e 1244’shit dhe tani atë të “shtetit” të Ahtisarit në bashkëpunim me disa çarqe “miqësh” ndërkombëtarë, janë pasuruar në forma të ndryshme (legale dhe ilegale), ndërkohë që mijëra familje të bashkëluftëtarëve të tyre / të dëshmorëve, invalidëve etj./ jetojnë në skamje e varfëri të skajshme.

Këta zhurmues të padinjitetshëm me këto veprime skandaloze e kanë dëmtuar dhe po e dëmtojnë çdo ditë imazhin e luftës së UÇK’së! Këta zhurmues mediatik me vetëdije apo pa vetëdije përmes këtyre akuzave dhe kundërakuzave të ditëve të fundit, kanë dëshmuar qartë se janë të implikuar thellë në vjedhjen dhe keqpërdorimin e parasë së taksapaguesve të përvuajtur, si dhe në pasurimin e tyre përmes aktiviteteve të ndryshme, tendereve, reketimit etj etj.

Dhe duke qenë kështu, është e pamundur që këto aktivitete të paligjshme të mos jenë evidentuar në formë Dosjesh nga organe të caktuara që veprojnë në Kosovë. Prandaj, shikuar nga ky këndvështrim, kjo zhurmë kaq e ashpër mediatike që po zhvillohet në mes krerëve të PDK’së dhe AAK’së, / pra në mes atyre që ishin bartës të luftës/ nuk mund të jetë e rastësishme, dhe si e tillë kjo zhurmë duket se reflekton elemente të shantazhit, të orkestruar mirë nga prapaskena, për qëllime të caktuar politike. “Dëmet” e këtij zhurmimi të pakuptim, gjithësesi do t’i paguajnë vetë zhurmuesit!


(...)

____________________

Më gjerësisht, lexoni shkrimin nga arkivi i pashtriku.org:

Kush janë zhurmuesit mediatik në Kosovën multietnike ahitsariane?!

ZHURMUESIT MEDIATIK - TREGOJNË FYTYRËN E TYRE TË VËRTETË!

Shkruan: Sheradin Berisha - Moderatori i pashtriku.org, 21. 06. 2009

http://pashtriku.beepworld.de/files/Kosova_09/qershor-09/20-26.09/pashtriku_org_zhurmuesit_mediatik_22.6.09.htm


Lexoni faksimilin:


kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

EPOPEJA E UҪK'së!

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

LOBI SHQIPTAR NË EUROPË!

DOKUMENTAR

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks