SHKRIMI
e shtunë, 23 shtator 2017

HILMI GASHI: "UNË NUK JAM KRENAR QË JAM SHQIPTAR!"

Prishtinë, 15 korrik 2017: Jo tani, assesi dhe pikë...! Nuk është koha dhe momenti për t’u ndier i tillë! Jo derisa në vendin tim politika vret ëndrrat e të rinjve, vret të tashmen dhe të ardhmen e vet. Vret të kaluarën! Shtyp dhe godet deri në pangopësi.

Jo derisa në vendin tim që nga pastruesit e deri tek akademikët i rrekën punës në saje të intervenimeve të stilit sicilian.

Jo derisa pushtetarët e shfrytëzojnë vendin e vet dhe postet publike vetëm për përfitime të tyre materiale.

Jo derisa në vendin tim udhëheqin analfabetet dhe punësojnë militantë analfabetë siç iu përshtatën atyre pikë për pikë.

Jo derisa mjekësia vret pacientët e vet në vend që t'i shëroj, ndërsa bebet e vogla lindin korridoreve të spitalit dhe vdesin duke u përplasur me kokë për dysheme.

Jo derisa vendin tim në ambasada dhe konsullata jashtë vendit nëpër botë e përfaqësojnë militantët e jo profesionistët, e në mesin e tyre ka edhe kriminelë.



Jo derisa mësuesit tanë shkollohen barazi me nxënësit dhe bëhet shaka me ta, kurse eksperimentet me nxënës nuk kanë të ndalur tashmë e 20 vite më radhë.

Jo derisa universitetet publike janë katandisur aq fortë sa as atomi s'do të mund ta pastronte mjerimin e mbjellë aty nga grupet mafioze me kollare në qafë.

Jo derisa drejtorët e shkollave zgjidhen si kukulla të shëmtuara të politikës dhe i shërbejnë atyre që bëjnë me gisht e jo parimeve profesionale dhe etikës.

Jo derisa në restorantet e vendit tim hy me fëmijë të vogël, e aty buka më mbet në fyt nga tymi i duhanit. Aty tymosin edhe zyrtarë të policisë sa për t'ia vënë kulmin marrëzisë.

Jo derisa në barnatoret e vendit tim ilaçet shitën me çmime fiktive e paushall, pa banderolë e pa kuponë fiskalë, ndërsa natën çmimi i tyre rritet trefish më shumë.

Jo derisa në televizionet tona hapësira i jepet të proklamuarve të amoralitetit me mesazh seksin, drogën, fëlliqësinë dhe degradimin.

Jo derisa në vendin tim e zeza shitet për të bardhë dhe e bardha për të zezë. Derisa e pavlera shitet për vlerë dhe vlera shihet si e dalë kohe.

Jo tani, assesi dhe pikë...! Nuk është koha dhe momenti për t’u ndier i tillë!


kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

EPOPEJA E UҪK'së!

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

LOBI SHQIPTAR NË EUROPË!

DOKUMENTAR

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks