SHKRIMI
e hënë, 24 korrik 2017

SHERADIN BERISHA: KAH PO SHKON KOSOVA? DUHESH ME QENË IDIOT E I PADINJITETSHËM, PËR TË THËNË SE DO TË JETË ҪDO GJË OK!

Pashtriku.org, 17 korrik 2017: (Nga arkivi i pashtriku.org, qershor 2008) - "Nesër, më 15 qershor 2008 ndonëse hyn në fuqi Kushtetuta e Republikës së Kosovës & Kushtetuta ahitsaariane shtrohet pyetja: Sa do të jetë funksionale kjo kushtetutë (edhe ashtu e pafavorshme për shqiptarët) kur kihet parasysh letra e Ban Ki Moon-it?! Përgjigjja ime është kjo: Duhesh me qenë idiot e i padinjitetshëm në çdo aspekt, për të thënë se do të jetë çdo gjë OK!" - kështu kam shkruar më 14.06.2008 në artikullin me titull: "Kah po shkon Kosova?! Duhesh me qenë idiot e i padinjitetshëm, për të thënë se do të jetë çdo gjë OK!".



Marti Ahtisaari dhe Ban Ki Mun!


Në vijim lexoni të plotë këtë shkrim:


.....................................................

Kah po shkon Kosova?!


Duhesh me qenë idiot e i padinjitetshëm, për të thënë se do të jetë çdo gjë OK!


• Nesër, më 15 qershor 2008 ndonëse hyn në fuqi Kushtetuta e Republikës së Kosovës & Kushtetuta ahitsaariane shtrohet pyetja: Sa do të jetë funksionale kjo kushtetutë (edhe ashtu e pafavorshme për shqiptarët) kur kihet parasysh letra e Ban Ki Moon-it?! Përgjigjja ime është kjo: Duhesh me qenë idiot e i padinjitetshëm në çdo aspekt, për të thënë se do të jetë çdo gjë OK!


Shkruan:Sheradin BERISHA / 14. 06. 2008


Më në fund, këtë të enjte ka mbërritur letra e shumëpërfolur e Sekretarit të Përgjithshëm të OKB Ban Ki Moon, në duart e Presidentit të Republikës së Serbisë Boris Tadiç dhe presidentit të Republikës së Kosovës Fatmir Sejdiut. Në të vërtet në letrën e Ban Ki Moon, dërguar Fatmir Sejdiut, nuk theksohet funksioni i presidentit, por përdoret shprehja:” Ekselencës së Tij, z. Fatmir Sejdiu” (!!!). Në fillim të letrës dërguar z.Tadiç, z.Moon (pa e përmenduar askund Kushtetutën e Republikës së Kosovës) ka thesuar se: Rezoluta 1244 vazhdon të jetë në fuqi dhe duke u bazuar në te, do të ushtron autoritetin e tij për të rikonfiguruar prezencën civile ndërkombëtare në Kosovë. Dhe pastaj, z.Moon i rendit gjashtë pika, të diskutueshme (mes palëve OKB-Beograd-Prishtinë) si:

1. Policia;

2. Gjykatat;

3. Doganat;

4. Transporti dhe infrastruktura;

5. Vijat kufitare administrative;

6. Trashëgimia serbe.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB z.Ban Ki Moon në letrën dërguar Presidentit serb, Boris Tadiç shkruan:

& & &

I dashur z. President,

Qëndrimi i Kombeve të Bashkuara rreth çështjes së statusit të Kosovës është qëndrim i prerë neutral. Pas shpalljes së njëanshme të pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt 2008, disa nga vendet anëtare të OKB’së kanë njohur Kosovën si shtet sovran, të tjerat jo. Rezoluta 1244 (1999) e Këshillit të Sigurimit të OKB’së vazhdon të jetë në fuqi derisa Këshilli i Sigurimit të vendosë ndryshe.

Në mungesë të udhëzimeve tjera nga Këshilli i Sigurimit, dhe pas konsultimeve me Qeverinë tuaj dhe faktorëve tjerë të rëndësishëm, kam ndërmend të ushtrojë autoritetin që më takon në bazë të Rezolutës 1244 (1999), për të rikonfiguruar prezencën civile ndërkombëtare sikur ceket në raportin tim për Këshillin e Sigurimit (S/2008/354). Gjithashtu, dispozitat në vazhdim do të jenë aranzhime të përkohshme që do të vlenin për një kohëzgjatje të kufizuar dhe pa paragjykuar statusin e Kosovës.

1. Policia

Shërbimi Policor i Kosovës që operon në rajonet e rëndësishme me shumicë serbe, duhet të raportojë tek policia ndërkombëtare nën autoritetin e përgjithshëm të Përfaqësuesit tim Special.

2. Gjykatat

Gjykata shtesë të qarkut dhe lokale që do të shërbenin në hapësirat me shumicë relevante serbe mund të krijohen. Ato do të veprojnë në kuadër të sistemit të gjykatave të Kosovës, sipas ligjit që aplikohet, përbrenda kornizës së Rezolutës 1244 (1999).

3. Doganat

I dërguari im i Posaçëm do të përcaktojë, në konsultim me faktorët relevantë, një strukturë organizative që do t’i lejojë Kosovës të vazhdojë të funksionojë si një vend i veçantë me dogana, që do të përfshijë garancitë për një prezencë të vazhdueshme të zyrtarëve ndërkombëtarë doganorë në pikat e rëndësishme të doganave.

4. Transporti dhe infrastruktura

Një Këshill teknik koordinues, përfshirë Republikën e Serbisë dhe faktorët e tjerë të rëndësishëm, do të krijohet nga Përfaqësuesi im i Posaçëm, për të drejtuar të gjitha çështjet teknike dhe kalimit të vijave kufitare, duke marrë parasysh punën e grupit punues Prishtinë-Beograd në kuadër të dialogut teknik.

5. Vijat kufitare administrative

Në përputhje me Rezolutën 1244 (1999), NATO’, si prezencë ndërkombëtare ushtarake, do të vazhdojë të kryejë mandatin e saj ekzistues për sigurinë në tërë Kosovën, përfshirë kufijtë administrativë, së bashku me organizatat tjera ndërkombëtare.

6. Trashëgimia serbe

Kishës Ortodokse Serbe (SOC) në Kosovë duhet t’i jepet mbrojtje

ndërkombëtare. SOC në Kosovë do të qëndrojnë nën autoritetin direkt të

selisë fetare të saj në Beograd. Ajo do të ruajë të drejtën e veçantë të mbrojë dhe rindërtojë objektet e saj fetare, historike dhe kulturore në Kosovë. Republika e Serbisë do të vazhdoj bashkëpunimin e afërt me Kombet e Bashkuara dhe të gjithë trupat relevantë në ofrimin e mbështetjes për një mbrojtje të tillë dhe aktivitetet e rindërtimit. Sa i përket implementimit të dispozitave më lartë, i Dërguari im i Posaçëm do të dialogojë me Qeverinë tuaj.


Në këtë kontekst, i Dërguari im i Posaçëm, gjithashtu do të konsultohet me vendimmarrësit tjerë relevantë, përfshirë autoritetet në Prishtinë. Në pajtueshmëri me paragrafin 6 të rezolutës 1244, kam ndërmend të caktojë Përfaqësuesin e ri konform rikonfigurimit të paraparë.


I vetëdijshëm për përkushtimin e Bashkimit Europian në rajon, kam ndër mend të konsultohem me Përfaqësuesin e Lartë të BE’së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, për të caktuar një rol operativ të Bashkimit Europian në implementimin e kushteve të lartcekura përbrenda strukturës së paanshmërisë rreth statusit të Kombeve të Bashkuara.

* * *.

Në këtë letër duket qartë, se, në të ardhmen faktorët ndërkombëtarë (UNMIK&EULEX…) së bashku me Serbinë, duke u konsultuar më në fund edhe me autoritetet në Prishtinë dmth me institucionet e Kosovës, do të jenë implementuesit e të gjitha pikave të z.Ban Ki Moon, pika këto që përbëjnë shtyllat kryesore të një shteti funksional. Pra, në të vërtet Kosova po shkon drejt ndarjes funksionale, siç ka propozuar fillimisht Beogradi, për të përfunduar me ndarjen etnike të saj, siç ka aspiruar gjithmonë po Beogradi…!

Nesër, më 15 qershor 2008 ndonëse hyn në fuqi Kushtetuta e Republikës së Kosovës & Kushtetuta ahitsaariane, shtrohet pyetja:

- Sa do të jetë funksionale kjo kushtetutë (edhe ashtu e pafavorshme për shqiptarët) kur kihet parasysh letra e Ban Ki Moon-it?!

Përgjigjja ime është kjo:

- Duhesh me qenë idiot e i padinjitetshëm në çdo aspekt, për të thënë, se do të jetë çdo gjë OK!


______________________


P.S: Sa për rikujtesë! Këto 6 pika të Ban Ki Munit, në vitin 2011 - 2012 u bënë temë e dialogut dhe e negociatave të ashtuquajtura teknike (e në të vërtetë ishtin politike) me Serbinë!!!


Lexoni faksimilin:


kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

EPOPEJA E UҪK'së!

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

LOBI SHQIPTAR NË EUROPË!

DOKUMENTAR

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks