SHKRIMI
e mërkurë, 16 gusht 2017

ALBULENA HALILI: SPROVË PËR ATDHEUN

Tetovë, 23 korrik 2017: Këta të ashtuquajtur kozmopolitë, të cilët e përligjin dashurinë e tyre për atdheun nëpërmjet dashurisë për racën njerëzore, mburren së thëni se i duan të gjithë, në mënyrë që të kenë të drejtën për të mos dashur askënd. (…) A duam ne që popujt të jenë të virtytshëm? Le të fillojmë t’i bëjmë ata të duan atdheun. - Jean-Jacques Rousseau “Discours sur l’économie politique” (1755)

Ne nuk e duam sa duhet Atdheun tonë!

Sakaq më erdhën nëpër mend të gjithë ata që janë mjeshtër në bartjen e ndjesive të shenjta te qeniet e vdekshme, poetët. I pari më erdhi ndërmend Londo, Atdheu i të cilit s’ishte sa sediljet e makinave të njerëzve pa meritë që flisnin në emër të Atdheut. Më pas, jo me më pak peshë, m’u kujtua Kuteli, që mësonte fëmijët e tij ta duan Atdheun edhe kur ai i vret. Testamenti i tij duhet të jetë testament mbarëkombëtar. Podrimja, që zgjodhi të vdiste në vendvdekjen e birit të tij e pagëzoi Atdheun - gjaku i tij që nuk falet. Andaj ne, të gjithë së bashku, s’e falëm Kosovën. Vargje që pambarimisht stisën veten tonë kolektive dhe e mbajtën gjallë “bashkësinë tonë imagjinare”, e cila ndryshe nga koncepti tradicional i Benedikt Andersonit, është e pakufizuar.



Kufijtë e kombit tonë, për dallim nga ato të kombeve të tjera të cilat gjenden cepave të atdheut, janë mes nesh, ngado që ec brenda një dite. Aq shpesh i has, sa që mund të marrësh thua në ta. Mund t’i gjesh rrugës për në punë, kur shkon për të parë një operë a një shfaqje teatri në gjuhën tënde, kur ikën për të blerë një libër apo thjesht kur je i ftuar te fqinji që ta pish kafenë e mëngjesit, një të diele.

Atdheu ynë s’është shteti më i fuqishëm i botës, as më i pasuri. Atdhetë e tillë është e lehtë për t’i dashur. Ata të ofrojnë gjithçka, mendojnë për ty, për mirëqenien tënde e të familjes, si të ta bëjnë jetën e lehtë, të lumtur... Ndërkaq ti s’lodh kokën për gjë. Detyra jote është vetëm të jetosh. Sa e lehtë është të duash një atdhe të tillë.

Atdheu ynë është vogëlak, po aq sa lagjet e shkreta e të djerra siberiane, ku ka më shumë tokë se frymë. Ai është i varfër. Ai kurrë s’ka sunduar toka që s’i takojnë, e as ka shfrytëzuar fuqinë njerëzore të fqinjëve apo të tjerëve për përshtrirjen e vet. Po t’i krahasonim atdhetë me qeniet njerëzore, Atdheu ynë do të ishte një burrë i ndershëm e me dinjitet. Mund të ishte dhe një grua, fare pak rëndësi ka, përveç që do quhej Mëmëdhe, një grua e denjë të qëndrojë e papërkulur e t’ia dalë mbanë në këtë botë burrash.

Miliona njerëz në botë s’kanë parë kurrë në jetën e tyre një anije të lundrojë në Atdhetë e tyre. Madje ata kurrë s’kanë njohur peshkatarë që flasin në gjuhën e tyre amtare. Si harruam kështu të shohim anët më të ndritura të Atdheut tonë, ashtu siç na mësonte Naimi.

Atdheu ynë ka zemër të madhe! Një shtet që mbijeton me gjysmën e sipërfaqes së trojeve të tij, e me më pak se gjysmën e njerëzve dhe trurit së tij, si ka mundësi të garojë me të tjerët, të cilëve shpesh iu ndihmuam të çlirohen nga zgjedha të huaja e të bëhen shtete-kombe?! Ka zemër të madhe sepse ata që e kanë Atdhe, çdo ditë e gdhijnë e e ngrysin në shtete që s’u flasin në gjuhën amtare, duke shpresuar ta jetojnë një ditë, qoftë për ca çaste, fundin e këtij makthi shekullor.


kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

EPOPEJA E UҪK'së!

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

LOBI SHQIPTAR NË EUROPË!

DOKUMENTAR

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks