SHKRIMI
e shtunë, 18 nëntor 2017

PROF.ASOC.DR.VANGJEL KICI: MBYLLJA E SHËRBIMIT GJEOLOGJIK - SHQIPËRINË E SHNDËRRON NË KOLONI!

Kanada, 8 shtator 2017: Projekti, për reformën në administratën e re shtetërore, parashikon mbylljen e Shërbimit Gjeologjik Shqiptar. Në emër të reformave shkatërruam industrinë, shkatërruam bujqësinë etj. Tani, prap në emër të reformave kërkohet të shkatërrojmë përfundimisht edhe gjeologjinë shqiptare (naftën dhe minierat). Po u miratua ky projekt, për mbylljen e gjeologjisë shqiptare, pasojat do të jenë shume të hidhura. Pa industrinë, pa bujqësinë, pa naftën dhe pa minierat, Shqipëria shndërrohet plotësisht në koloni.

Tre profesorë të Universitetit Europian të Tiranës (UET) kanë paraqitur projektin për reformën në administratën e re shtetërore. Projekti parashikon 10 Ministri/100 Institucione. Ata shkruajnë: Ja Projekti për Shtetin e Vogël (botuar në Gazeta Mapo, 2 gusht, 2017). Sipas këtij projekti, Shërbimi Gjeologjik Shqiptar kërkohet të zëvendësohet me një agjenci. Ajo është emërtuar “Agjencia e Menaxhimit të Pasurive Gjeologjike”.

Tre profesorë të tjerë (tashmë në pension), të Fakultetit Gjeologji-Miniera në Tiranë, e kundërshtojnë këtë projekt të UET (Gazeta Tema, 8 gusht, 2017). Ata bëjnë thirrje kundër këtij projekti, për sa i përket Shërbimit Gjeologjik Shqiptar. Autori i këtij shkrimi mbështet thirrjen e tre Profesorve të Gjeologjisë, drejtuar qeverisë së ardhëshme dhe direkt kryeministrit Rama. Ata bëjnë thirrjen: “Shërbimi Gjeologjik Shqiptar, pasuri kombëtare”. Pas vitit 1990, nxjerrja në ankand e gjithë Shqipërisë, për kërkime nafte, gazi dhe mineralesh nga kompanitë e huaja, sikurse është vendosur deri tani nga qeveritë e njëpasnjëshme shqiptare, përfshirë edhe qeverinë e mëparshme “Rama-Meta”, çon detyrimisht në mbylljen e plotë të Gjeologjisë Shqiptare. Por kjo mbyllje është me pasoja shumë të hidhura dhe të pariparushme për Shqipërinë. Qeveria e mëparëshme “Rama-Meta” ka vendosur jo vetëm për nxjerrjen në ankand të gjithë Shqipërisë, por edhe për privatizimin e kompanisë shtetërore të naftës, Albpetrol. Ajo ka vendosur edhe për transferimin (= shkatërrimin) e Fakultetit Gjeologji-Miniera në një godinë tjetër etj.



Shërbimi Gjeologjik Shqiptar


Më poshtë po japim pak histori, se si ka qenë Shërbimi Gjeologjik Shqiptar në të kaluarën, për ta krahasuar me të sotmen.


Studimi gjeologjik i Shqipërisë, në mënyrë të organizuar, filloi në vitin 1922, me krijimin e Zyrës Gjeologjike, e cila ka një aktivitet të dokumentuar deri në vitin 1929. Shërbimi Gjeologjik Shqiptar u krijua në vitin 1952. Ai përfaqësonte një strukturë administrative komplekse, që drejtonte studimin shkencor të Gjeologjisë së Shqipërisë, kërkimin dhe shfrytëzimin e hidrokarbureve, mineraleve të dobishme të ngurta, ujrave etj. Pra, ai nuk përfaqësonte thjesht një Zyrë, apo një institucion të vetëm.

Pa dashur të hyjë në hollësi, struktura organizative e Shërbimit Gjeologjik Shqiptar, gjatë regjimit komunist, në vija të përgjithëshme ishte si vijon:

Në Ministrinë e Industrisë dhe të Minierave ishte Drejtoria Gjeologjike, Drejtoria e Naftës dhe Drejtoria e Minierave. Drejtoria e Naftës kishte Sektorin e Kërkimit dhe Sektorin e Prodhimit. Sektori i Kërkimit kishte Institutin e Studimeve dhe Projektimeve Gjeologjike për Naftë dhe Gaz, dhe Gjeofizikën ( me bazë në Fier). Ai kishte disa Ndërmarrje Shpim-Kërkimi (në Kucovë, Patos, Lushnje etj.). Sektori i Prodhimit kishte Institutin Teknologjik të Naftës dhe Ndërmarrjen e Shpim-Shfrytëzimit. Sektori i naftës kishte dy uzina mekanike (në Kuçovë dhe në Patos) dhe 4 uzina të përpunimit të naftës. Pra, industria e naftës ishte komplekse. Instituti i Studimeve dhe Projektimeve Gjeologjike për Naftë dhe Gaz, në bashkëpunim me Sektorin e Gjeofizikës, bënte kërkimet dhe projektimin e puseve për zbulimin e naftës dhe të gazit. Ndërmarrjet e Shpim-Kërkimit bënin shpimet e puseve të projektuar. Ndërmarrjet e Nxjerrjes së Naftës (disa të tilla), në bashkëpunim me Institutin Teknologjik dhe Institutin e Studimeve dhe Projektimeve Gjeologjike, bënin shfrytëzimin racional të vendburimeve të naftës dhe të gazit.

Drejtoria e Minierave kishte Institutin e Studimeve dhe Projektimeve të Gjeologji-Minierave në Tiranë. Ky institut, në bashkëpunim me Ndërmarrjen Gjeofizike për mineralet e ngurta, bënte kërkimet gjeologjike për mineralet e dobishme të ngurta, dhe projektonte punimet e shfrytëzimit. Më vonë, Instituti i Minierave u nda më vete. Në shumë qytete kishte Ndërmarrje Gjeologjike, që kryenin kërkime për mineralet e dobishme të ngurta, kryenin shpime kërkimi dhe zbulimi etj.

Dy institutet e naftës, që u përmendën më sipër, dhe Instituti i Studimeve dhe Projektimeve për Gjeologji-Miniera, kishin laboratoret e tyre, të pajisur më së miri me aparaturat e nevojshme, dhe specialistët përkatës. Ndërmarrja Gjeologji-Gjeodezi, me bazë në Tiranë, bënte studimin gjeologjik inxhinjerik, për digat e hidroçentraleve etj. Për studimin dhe kërkimin e ujrave ishte Ndërmarrja Hidrogjeologjike, e cila zbuloi basenet ujëmbajtës nëntoksorë, për furnizimin me ujë të popullatës, industrisë dhe bujqësisë. Në bazë të kësaj strukture organizative, të Shërbimit Gjeologjik Shqiptar, u zbuluan dhe u vunë në shfrytëzim shumë vendburime nafte, gazi dhe miniera të mineraleve të ndryshme (kromi, bakri, hekur-nikeli etj.). Të ardhurat vjetore, nga nafta dhe minierat, ishin të mëdha (450 milionë dollarue në vit). Ato janë pasqyruar me fakte edhe në thirrjen e tre profesorave të gjeologjisë. Pra, sektori i gjeologjisë (nafta dhe minierat) u bë baza e zhvillimit të industrisë së rëndë, dhe ekonomisë në përgjithësi. Nafta dhe minierat siguronin jo vetëm të ardhura të mëdha financiare për arkën e shtetit, por hapën edhe vende pune në mënyrë masive dhe të përherëshme.

Me “ardhjen e demokracisë”, në vitin 1992, në emër të reformave filloi shkatërrimi i Shërbimit Gjeologjik Shqiptar. U mbnyll Instituti i Studimeve dhe Projektimeve Gjeologjike për Naftë dhe Gaz në Fier. U mbyll Instituti Teknologjik i Naftës në Patos. U mbyllën Ndërmarrjet e Shpim-Kërkimit dhe ato të Shpim-Shfrytëzimit në sektorin e naftës. U mbyllën uzinat mekanike të naftës. U mbyll Instituti i Studimeve dhe Projektimeve Gjeologjike, dhe Instituti i Minierave në Tiranë. U mbyllën Ndërmarrjet Gjeologjike në shumë qytete të Shqipërisë, si dhe Sektori i Gjeofizikës për naftën në Fier dhe Ndërmarrja Gjeofizike për mineralet e ngurta në Tiranë. U mbyll Ndërmarrja Gjeologji-Gjeodezi. U mbyll Ndërmarrja Hidrogjeologjike etj. Mbyllje, mbyllje dhe vetëm mbyllje ! Pra, u mbyll burimi i madh i të ardhurave financiare për arkën e shtetit shqiptar ! U mbyll perspektiva e zhvillimit ekonomik të Shqipërisë ! U mbyllën frontet e përhershme dhe masive të punës ! Papunësia dhe varfëria ekonomike në Shqipëri morën

përmasa të frikëshme. Në fakt, Shërbimi Gjeologjik Shqiptar, pas vitit 1990, është pothuajse i mbyllur. Ai paraqitet si vijon: Në Ministrin e Energjisë dhe Industrisë është Drejtoria e Naftës dhe Drejtoria e Minierave (me disa gjeologë zyrash). Në Patos është kompania shtetërore e naftës, Albpetrol, me pak gjeologë nafte, që rrinë nëpër zyra. Ajo administron vetëm disa vendburime nafte dhe gazi (pra, është një kompani nafte jo e plotë, gjysmake). Qeveria ka vendosur ta privatizojë këtë kompani. Në Tiranë është Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore (AKBN). Kjo agjenci ka relativisht shumë specialistë gjeologë etj. Aty bëhen marrëveshjet hidrokarbure, dhe ato të minierave, për dhënien me konçesione.

Sherbimi Gjeologjik Shqiptar u shndërrua në një qendër simbolike, me emrin GjeoAlba Sh.a. Pas pak vitesh, GjeoAlba Sh.a. mori prap emërtimin e mëparshëm: Sherbimi Gjeologjik Shqiptar (SHGJSH). Pra, ky shërbim ekziston vetëm formalisht

(ka gjithsej 133 punonjës dhe gjeologë, që rrinë nëpër zyra). Ekziston edhe Instituti i Gjeoshkencave (me pak specialistë gjeologë, që rrinë nëpër zyra). Nuk kryhen punime gjeologjike në terren. Nuk ka institute shkencore dhe laboratore. Nuk ka punime gjeofizike.dhe shpime etj. Gjatë 27 vjetve të fundit nuk është zbuluar asnjë vendburim i ri nafte, gazi apo minerali.

Shkurt: U mbyllën studimet shkencore dhe kërkimet gjeologjike në Shqipëri.

Vendburimet e naftës, dhe minierat, u dhanë me konçesione korruptive, kryesisht tek kompanitë e huaja. Pra, Shërbimi Gjeologjik Shqiptar u shkatërrua në emër të reformave. Me sa duket, qeveria e re e kryeministrit Rama kërkon t’i shkatërrojë fare edhe këto pak qendra formale të Sherbimit Gjeologjik Shqiptar, dhe t’i zëvendësojë ato me një agjenci menaxhimi (d.m.th. zyrë për bërjen e pazarllëqeve me pasuritë e popullit !).

Në këto kushte, u bëj thirrje të gjithë shqiptarve, kudo që janë, të mos bëjnë sehir, por ta kundërshtojnë fuqimisht këtë politikë shkatërrimtare. Deri tani popullit tonë i është hequr buka e gojës, nëpërmjet grabitjes së pasurive nëntokësore, kurse këtej e tutje, nëpërmjet mbylljes së Sherbimit Gjeologjik Shqiptar dhe nxjerrjes së gjithë Shqipërisë në ankand tek kompanitë e huaja, kërkohet t'i hiqet Shqipërisë krejt perspektiva e zhvillimit ekonomik. Në emër të reformave shkatërruam industrinë, shkatërruam bujqësinë etj. Tani, prap në emër të reformave kërkohet të shkatërrojmë përfundimisht edhe gjeologjinë shqiptare (naftën dhe minierat). Dale, se ka edhe më: Jo vonë do të shohim shpalljen nga qeveria të tenderit për "privatizimin" e kompanisë shtetërore Albpetrol (d.m.th. shitjen

dhe grabitjene vendburimeve të naftës nga qeveritarët tanë, në bashkëpunim me të huajt). Në Kongresin Botëror të Naftës, në Stamboll, kryeministri Rama u bëri thirrje kompanive të huaja të naftës: Hajdeni në Shqipëri, për bashkëpunim, se kemi shumë naftë dhe gaz ! Këtë thirrje ai ua bëri edhe kompanive amerikane, nëpërmjet Sekretarit Amerikan të Shtetit, Tillerson. Pa e formuar akoma qeverin e re, kryeministri Rama po kërkon bashkëpunëtorë të huaj, për grabitjen e naftës dhe të Albpetrolit. Mendja e tij, dhe e ministrit Gjiknuri, punon kryesisht për grabitjen e naftës shqiptare. Kjo thirrje u bëhet të huajve, kur kompanitë e huaja, gjatë 13 vjetve të fundit, e kanë grabitur haptas naftën e Shqipërisë. Populli shqiptar po grabitet (vlera disa miliarda dollarë), por kryeministri po fiton.. Kjo dihet shumë mirë. Në të kundërt, ai nuk do e bënte këtë thirrje. Kryeministrit Rama i duhet thënë STOP ! Ajo naftë dhe ai gaz, që ju i nxirrni në pazar, pa e pyetur fare popullin, janë të shqiptarve. Nuk do t’u lejojmë të vazhdoni me grabitjes e naftës, në bashkëpunim me të huajt, siç keni bërë deri tani ! Do të vijë dita dhe do të paguhen të gjitha gjynahet ndaj këtij populli të ndershëm, të varfëruar nga keq qeverisja.

***

Nga sa u parashtrua më sipër, popullit shqiptar i janë hequr jo vetëm minierat, por edhe nafta dhe gazi. Çfarë i ka mbetur tjetër Shqipërisë? Asgjë. Kanë mbetur vetëm korrupsioni, kanabisi, krimet, prostitucioni, sjellja e plehrave nga jashtë për “riciklim” dhe paudhësí të tjera si këto. Pa industrinë, pa bujqësinë, pa naftën dhe pa minierat, Shqipëria shndërrohet plotësisht në koloni.



kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

LOBI SHQIPTAR NË EUROPË!

DOKUMENTAR

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks