SHKRIMI
e enjte, 20 shtator 2018

REXHEP KASUMAJ: PËRRALLA E STATUJTË (Mbi mëkatin zanafillor, sërish)

Shkup, 22 shtator 2017: Maqedonia, ky tampon-shtet i stisur, të kujton, si askush tjetër, fajin biblik të njeriut: mëkatin e zanafillës!

Natyrisht, njëj dallese të vogël. Ndërsa atje gabimi kje një joshje mashtruese, këtej në hapsirën e ngushtë të gadishullit ilirik, janë të tjerët që hodhën zarin e probabilitetit të një krijese pa "élan vital", e pra, e pazonja për ekzistencë jetike.

Mirëpo, nëse vuan këtë lëngatë në kufi të vdekjes, ajo, si gjithë qeniet e llojit, është mjaftueshëm e aftë për t'ua bërë të vështirë jetën të tjerëve përreth.

Dhe ky produkt mëkatnor rreket tash 50 vjet, një grimë kohë kjo në biografinë e kombeve të vjetër, të dëshmojë Praninë dhe Ardhmërinë. Si mbetje periferike e kolonëve nga dyndjet sllave, i mban me akuzë të hapur për dështatën e vet, ata që do ti gjejë aty: shqiptarët, banorët e hershëm të truallit qyshkur perënditë jetonin akoma mes njerëzish.

Në misionin që tejkalon fuqinë e tij për t'i zhbërë, ka sprovuar shumë teknika të dhunës e shfytyrimit nga amza e fantazisë së mentorëve serbë. Por tani, kur dheu lëkundet e shkolla e segregimit digjet ngadalë, kanë nisur thurjen e prrallës romantike të simboleve asgjëthënëse. Një imitacjon i lavdisë shpifur dhe përkundje në delirin e mjerë të madhështisë...



Shkupi i statujtë!


Sheshi qendror, në të dy anët e Vardarit të heshtur, përmbytet nga vërshima e statujtë. Një babël bustesh, gati një atelje e hapur skulpturore, punuar e shpërndarë pa koncept, harmoni dhe kulturë, duhet të dërgojë mesazhin e pamundur: të një degëzimi mëvetësor në atllasin e popujve sllavë. Në gjurmë të kësaj pamundësie, a nuk i portretonte, pak me ofezë, dhe e famshmja Edit Durham? Teksa thoshte se në Ballkan vetëm shqiptari është artist, ajo m'një tjetër rast shkruante: në luginën e Vardarit ka një banorësi me dialekt sllav e qytetnisht aq të ultë saqë me lehtë merresh vesh me një lopë se me ta...

I lëmë tani anësh përskajimet pezhorative dhe legjitimisht bëjmë pyetjen logjike. Si mund t'i japin provë këtij pretendimi donkishotesk Samueli bullgar, Skënderbeu shqiptar e Kraleviqi serb? Në fakt, shqiptari e bullgari janë në vendin dhe në të drejtën e tyre. Koha e dytë që vjen i përket atyre. Një ftomë e re e saj, do ta kthejë mbrapsht mutantin e mëkatit zanafillor. E aherë edhe koha politike e nacioneve që fqinjërojnë do të ketë emblemë dhe kalendar tjetër.

Por deri atëherë ka një rrugë, aspak të lehtë, për të bërë. Mbaje mend mirë biri im, vendi i dytë i takon humbësit, këshillonte themeluesi i klanit të Kenedëve Gjonin e ri që gatitej për të hyrë në Shtëpinë e bardhë. E zgjedha e maqedonësve sllavë u ka rezervuar shqiptarëve pikërisht statusin e të dytit në renditjen tabelare të konfigurimit etnik. Ndaj dhe për ta, arbnorët e vonuar, ky status humbëtar i të dytit është jo vetëm cënim në substancë, por dhe, thjeshtë, një poshtërim kombëtar!..


kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

Selver Mackaj 2

Selver Mackaj 1

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks