SHKRIMI
e enjte, 20 shtator 2018

DR.LUFTULLA PEZA: AKADEMINË NUK MUND TA REFORMOJNË ATA, QË E ZHYTËN!

Pragë, 26 shtator 2017:

Kryeministrit të Shqipërisë

Zotit Edi Rama


Akademia e Shkencave e Shqipërisë përsëri është vënë në shinjestrën e kritikave të ashpra për mos funksjonimin dhe keqadministrimin e saj. Qoftë kryeministri Rama, ashtu edhe shumë studiues kërkojmë me ngut reformimin e saj, për të shëndosur gjendjen dhe për ta kthyer akademinë në institucion qendrorë të dijes. Por reformën në institucionin më të lartë të dijes nuk mund ta bëjnë ata, që e molën atë gjithkohën, që përfituan prej saj pa punë dhe e sollën në derexhen e sotme pa funksion.

Ka zëra të zellshëm, që po marrin përsipër ta sjellin në binarë të drejtë akademinë, po ngrihet edhe komisione, por pa analizë të thellë të gjendje dhe shkaqeve, që akademia erdhi në ditën e sotme dhe pa një reformë të thellë të saj, ajo serisht do të ngelet e huaj për shqiptarët dhe për shkencën, aty ku qe. Mjaft prej nesh janë të pezmatuar për këtë gjendje prej shumë kohë, kemi ngritur edhe zërin në shtyp, por antarësia e akademisë nuk tundej nga pozitat e saj dhe erdhi deri në gjendjen e sotme (shih artikullin: L.Peza, Akademia saboton.. në internet).

Gabimet themelore, që janë bërë në Akademinë Shqiptare të Shkencave, ka qenë mënyra jo demokratike e përzgjedhjes së antarësisë dhe e kryesisë, mungesa e platformës me synimet kryesore të saj si dhe analizat formale të punës. Në procesin e veprimtarisë së saj, asnjë herë, që nga themelimi, nuk u ndoq rruga demokratike, shkencore. Nuk u krye përzgjedhja e antarësisë nga një komosion i pavarur, mbi bazën e aftësive profesionale, por si gjithmonë komisione politike të brendëshme, për të sjellë miqt dhe dashamirësit në institucinin më të lartë të dijes, për të pasur më shumë përfitime personale. Si gjithmonë zgjidhen akademikë dhe kryesia, pa përzgjedhje demokratike.



Çeshtja themelore para dijes shqiptare është njohja e rrënjëve të gjuhës sonë amtare dhe lidhur

ngushtë me te, prejardhja e popullit shqiptar. Ky problem është zgjidhur prej kohësh nga studiues të pavarur: gjuha shqipe dhe populli shqiptarë kanë origjinë pellazgjike. Përse akademia jonë nuk e pranon prejardhjen pellazgjike të gjuhës shqipe? Për këtë ka me mijëra prova mjaft bindëse dhe të pakundërshtueshme, të sjella që nga viti 1831 nga Krispi dhe në vazhdim nga shumë dijetarë të tjerë. Edhe Akademia Greke e Shkencës, megjithse atje ka shumë falsifikime, e ka pranuar këtë fakt. Në enciklopedinë e madhe greke, viti 1932, ku shkruhet mjaft qartë (cituar sipas studiuesit Ç.Hoxha):

“ Pellazgët janë stërgjyshër të shqiptarëve të lashtë, të cilët banonin në pjesën më të madhe të botës, që njihej asokohe. Ata ndërtuan vepra me vlera kolosale, që ja lanë trashëgim njerëzimit”. (Enciklopedisë së Madhe Greke, 1932, vëll. 19, faqe 873, që ndodhet në Bibliotekën publike “Sh. Musaraj, Vlorë).

Neglizhimi dhe mos pranimi i provave të sigurta për prejardhjen pellazgjike të gjuhës shqipe dhe të popullit shqiptar, përbën dy faje të rënda për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë:

1-Mohimi i të gjitha provave të sjella për prejardhen pellazgjike të gjuhës shqipe, përbën një

gabim tepër trashanik shkencor në Akademin e Shkencave, që vërteton nivelin e ulët të dijes së akademikëve të saj, që nuk përtojnë të shkelin disiplinën shkencore dhe të falsifikojnë të vërtetën.

2-Gabimi trashanik i mohimit të prejardhjes pellazgjike të gjuhës shqipe është njëkohësisht një veprim i madh antikombëtarë, sepse ky veprim i pa justifikuar i akademikëve shqiptarë e ka lënë popullin shqiptar pa rrënjë në trojet e tij, ku jeton sot.

Të gjithë popujt e tjerë e kanë zgjidhur prejardhjen e tyre prej kohësh, vetëm ne shqiptarët kemi ngelur jetimë dhe në udhëkryq dhe kjo për fajin e akademikëve shqiptar, për kokfortësinë dhe nivelin e ulët të njohjes së tyre, që nuk pranojnë me kokëfortësi çeshtjen ta diskutojnë me rrugë të plotë shkencore, që gjuha shqipe dhe kombi shqiptar e kanë origjinën tek pellazgët e lashtë. Akademia, që nuk ka zgjidhur prej kaq vitesh etnogjenezën e gjuhës dhe të popullit të vet, tregon për akademikë, që nuk dinë të lidhin ushkurët e vet e le pastaj të zgjidhin hallet e kombit. Një akademi e tillë nuk na duhet.

Nuk ju falet akademikëve shqiptar gjynahu, që qysh nga themelimi i akademisë në vitin 1972 e deri më sot, nuk ndërmorën asnjë herë studimin e gjuhëve të lashta pellazge, ilire, maqedone, dardane, epirote, thrake etj., nga të cilat, studiuesit e huaj janë shprehur, se rrjedh gjuha shqipe. Për më tepër, mbishkrimet ilire në Durrës, Apolloni e gjetkë i tjetërsuan në mbishkrime greke gjuhtarët analfabetë shqiptarë, punonjës të akademisë, që nuk dinë të lexojnë gjuhën e lashtë shqipe. Edhe sot këto mbishkrime analfabetët në Institutin e Gjuhësisë në Tiranë, nuk dinë ti lexojnë dhe i quajnë greke.

Edhe trajtimi i historisë së kombit tonë është në kundërshtim me rregullat shkencore dhe intesat tona kombëtar. Ai është përqëndruar vetëm në territorin shqiptar të sotmin, duke lënë jashtë studimit, historinë e territoreve shqiptare, mbi të cilat u shpall pavarësia jonë në vitin 1912 dhe territore të tjera, dikur shqipfolëse. Nga ky ngushtim artificial i studimit të historisë sonë, kanë ngelur jashtë studimit të historisë shqiptare Dardania, Maqedonia, Thraka, Anadolli, Italia etj. Historianët tanë ende nuk e dinë se gjuha e lashtë shqipe flitej nga Europa në Mesopotami, Afrikën e Veriut, Egjipt etj. Ky trajtim i cunguar i historisë, ka sjellë përplasje midis studiuesve grekë dhe maqedonas, për të rrëmbyer shqiptarët e famshëm të Maqedonisë: Filipin, Aleksandrin e Madh, Aristotelin etj., kur historianët tanë ju kanë ktyer shpinën.

Historianët e albanologjisë pranojnë se shqiptarët rrjedhin nga ilirët, për të cilët, shkruajnë, nuk ka prova, por bota shkencore njeh me mijëra të tilla. Ata ende nuk kanë e gjetur në se ilirët janë autoktonë apo të ardhur. Kjo gjendje është për të vënë duart në kokë, sepse historia njeh pellazgët si banorë të parë të identifikuar në Europë, Mesdhe dhe më gjerë.

Banorët e parë të Greqisë, historia njeh pellazgo/shqiptarët, prandaj në kohrat e lashta ajo quhej Pellazgjia (shih Herodotin). Qytetet e Athinës dhe Akropolin, Thebën, Mikenën, Spartën, Knosin, Trojën etj., i kanë ndërtuar të parët tanë, pellazgët e lavdishëm, me të cilat lavdrohen sot grekët. Edhe shkrimin grekët e mësuan nga pellazgët. Me këtë shkrim Homeri shkroi në gjuhën e vet amtare pellazge, “Iliadën” dhe “Odisenë”, Hesiodi shkroi “Theogoninë” e vepra të tjera, që shënojnë fillimin e letërsisë europiane.

Banorët e parë të Italisë historia njeh pellazgët dhe etruskët, nga të cilët romakët dhe latinët mësuan gjithshka, artin e ndërtimit të shtëpive, artin e luftës, shkrimin, që e përhapën në botën perëndimore etj. Edhe faraonët dhe koptët e Egjiptit të lashtë dhe të largët kanë folur po atë gjuhë, si i gjithë mesdheu, gjuhën pellazge/shqipe.

Për çdo dijetarë dhe njeri të thjeshtë, të gjitha këto të ngrohin shpirtin dhe sjellin krenari. Përse nuk i mësojnë këto të dhëna historike historianët shqiptarë, të cilët sorrollaten me penën e tyre gjithë kohën vetën në mesjetë, kohën e pavarësisë dhe të LANÇ ndaj fashizmit? Nuk dinë dhe nuk mësojnë, sepse historia e popullit tonë fillon 5-6 mijë vjet para popujve të tjerë, në një kohë, që historianët tanë i kanë prekur asaj vetëm degët, sepse trungu dhe rrënjët tona historike janë shumë më thellë, fillon që në gurlasht, rreth 25 mijë vjet më parë, ahere kur fillon të flitet gjuha e lashtë shqipe.

Këto i mohon me forcë ish kryetari M.Korkuti, i cili si arkeolog dhe historian, duhet të interpretonte drejtë materialin faktik nga gërmimet arkeologjike dhe të mos shkelte disiplinën shkencore, për ti dhënë prioritet gjuhës dhe historisë greke.

Nga këto sjellje antishkencore dhe antikombëtare të akademisë dhe albanologjisë sonë, përfitojnë

Akademitë serbe, maqedone, malazeze, greke etj., që e trajtojnë historinë në favorin e tyre. Në përputhje me këto interesa, në enciklopedinë maqedonase japin këtë përkufizim për shqiptarët autoktonë në Maqedoni: “Shqiptarët në Maqedoni kanën ardhur nga Shqipëria veriore. Ata kanë kolonizuar viset në Maqedoni në shekullin e XVI, duke dëbuar maqedonasit nga shtëpitë e tyre. Vërshimin e tyre drejtë Maqedonisë e ka mundësuar Ali Pashë Tepelena. Shteti i parë shqiptar është formuar nga Gjermania fashiste, e cila kufijtë e këtij shteti i zgjeroi në rajonin e Maqedonisë perëndimore. Shqiptarët, veç të tjerash, njihen edhe si njerëz malokë, primitiv...”/Enciklopedia e re e Maqedonisë, botuar nga Akademia Maqedone e Shkencave dhe e arteve/. Ky trajtim mbi shqiptarët e Maqedonsië është i rremë dhe tendencioz, sepse shqiptarët e Maqedonisë, e kanë origjinën tek maqedonët e vjetër dhe flasin po gjuhën e tyre të lashtë, gjuhën maqedone/shqipe. Të mos e kundërshtosh këtë përkufizim të turpshëm, është turp në radhë të parë për akademikët shqiptarë në akademinë maqedone, që nuk dinë origjinën e popullit të vet. Por turp i madh dhe ngarkon me përgjegjësi edhe akademinë e Tiranës dhe kryetarin Korkuti.

Akademia jonë e shkencave asnjë herë, pas vitit 1990, nuk mori pjesë si bashkëqeverisëse për politikat tona të brendëshme dhe ndaj BE dhe vendeve të tjera. Akademikëve sdhqiptarë asnjë herë nuk i solli dhimbje varfëria e madhe vendit, papunsia e madhe, korrupsioni maramendës, eksodi i shqiptarëve, ulja e numurit të lindjeve, falimentimi i bujqësisë etj. Nga Shqipëria po largohen me shpejtësi mjekët dhe rinia. Qysh tashti spitalet nëpër rrethe nuk kanë mjekë specialistë. Për këto tema mjaft të rëndësishme për vendin, duhet të ishin organizuar nga akademia konferenca kombëtare me specialistë të njohur, ku të paraqitej gjendja, të gjindeshin shkaqet dhe rrugët e zgjidhjes, për ti a bërë të ditur qeverisë dhe organeve të tjera.

Ligji famëkeq 7501 ka futur në qorsokak vendin lidhur me zhvillimin e bujqësisë, kthimin e pronës tek i zoti, i ka marrë jetë mijëra shqiptarëve dhe i ka mbyllur rrugën Shqipërisë për në BE. Çeshtjen duhet ta studiojë akademia, me specialistë nga vendi e bota, për një zgjidhje sa më të drejtë për vendin tonë. Me studimin e thellë të problemit dhe me përfundimet e paraqitura qeverisë shqiptare, sigurisht që ajo do të ndërmerrte ndryshimet e nevojshme dhe përmirësimet në këtë ligj, që torturon Shqipërinë nga viti 1991.

Akademia duhet të bashkëpunonte ngushtë me shoqatat shkencore të vendit, në dobi të zhvillimit të shkencës dhe jo ti përçmojë ato, siç ka ndodhur me “Qendrën e Studimeve Pellazgjike”, e cila i është afruar akademisë për bashkëpunim disa herë, por është refuzuar prej saj gjithmonë. Qendra e Studimeve Pellazgjike, megjithse pa asnjë ndihmë financiare nga shteti dhe krejtësisht mbi baza vullnetare, ka bërë një punë mjaft të madhe për tema të tilla studimore, si:

1-Studimin e gjuhëve të lashta të Ballkanit, Lindjes së Afërt dhe të Mesdheut: gjuhët pellazge, ilire, shumere, thrake, hitite, koptike etj., duke zbuluar lidhjet e tyre të ngushta me gjuhën e sotme shqipe, nga që të gjitha e kanë origjinën tek gjuha më e lashtë pelllazge. Objekt i rëndësishëm i kësaj qendre kanë qenë edhe: 2- Studimi i historisë dhe i shtrirjes gjeografike të popujve shqipfolës në kohrat e lashta: pellazgëve dhe të popujve me origjinë pellazge, ilirët, maqedonët, thrakët etj. 3- Studimi i historisë dhe i trashëgimisë kulturore e tejmadhe pellazge dhe e popujve, që rrjedhin prej tyre, si veshja: qeleshja, fustanella, xhubleta, besimet dhe perënditë e lashta etj.

Këto tema studimore nuk studiohen në asnjë qendër shkencore në botë dhe si të tilla kanë rëndësi mjaft të madhe shkencore. Prandaj kërkohet ndihma e shtetit, sepse janë në dobi të shkencës dhe të shoqërisë sonë, por edhe asaj botërore. Neve shqiptarët duhet të jemi krenarë për stërgjyshët tanë pellazgët, të cilët themeluan qytetërimin e parë botërorë, ndryshuan jetën e endacakut me vendbanime të përherëshme, me shtëpitë e para, përpunuan të parët në histori gurin, baltën, qumshtin, lëkurën, metalin, ndërtuan fshatrat dhe qytetet, zbuluan shkrimin dhe shkrojtën librat e parë: Iliadën, Odisenë, Theogoninë etj. Ata lanë trashëgimi vepra teknologjike, arti dhe kulture dhe i sollën mjaft dobi njerzimit. Të mos i luftojmë ata me bukë në trastë, siç ka vepruar Akademia Shqiptare e Shkencave dhe albanologjia dhe kryeakademiku Korkuti, për interesat e huaja.

Shihni Fjalorin Enciklopedik Shqiptar, hartuar nga akademia jonë në vitin 2008-2009, lexoni jetëshkrimet e De Radës dhe të Xh. Krispit. Prej tyre është hequr thelbi i jetës së ktyre dy figurave të ndritura të kombit tonë, janë hequr pjesa e veprave të tyre, që bëjnë fjalë për qytetërimin pellazg, perënditë pellazge, gjuhën pellazge dhe përfundimet e tyre se gjuha shqipe dhe shqiptarët kanë origjinë pellazge. Këtë falsifikim të qëllimshëm e ka bërë një akademik i akademisë sonë dhe miratuar nga akademia, që është mirë të kërkojë falje për falsifikimin e madh.

Janë edhe mjaft dëme të tjera të mëdha, të shkaktuara nga përgjumja e akademisë sonë, që tregojnë se ajo nuk ka qenë në pozitat e duhura, shpesh larg interesave tona kombëtare.

Të gjitha këto më çojnë në mendimn, se përpjekjet që po bëhen për ta reformuar akademinë nga brenda do të jenë pa rezultat, vetëm një furçe për të kaluar radhën, për të ruajtur privilegjet personale. Mendoj se Akademia jonë, ashtu siç ka bërë edhe herë të tjera, don të kalojë hendekun, por të keqen nuk do ta heqë nga vetja. Kjo formë e reformimit të akademisë është bërë edhe herë të tjera, për interesat personale të akademikëve, për të ruajtur privilegjet e pa drejta. Me këtë gjendje të sëmurë është më mirë, që akademia e shkencave të mbyllet përkohësisht, për tu bërë një e re, me detyra të qarta dhe rezultate në të mirë të vendit, pas reformës. Këtë e kam propozuar para ca kohësh edhe për Institutin e Gjuhësisë në Tiranë, pasi në te ka skandale të mëdha, që dëmtojnë gjuhën shqipe (shih: Skandalet në Institutin e Gjuhësisë, internet). Akademia e Shkencave e Shqipërisë dhe Instituti i Gjuhësisë kanë devijuar nga rruga shkencore, duke shkelur me të dyja këmbët disiplinën shkencore në kërkimin shkencor dhe vazhdojnë me metoda jo demokratike të sabotojnë njohjen e prejardhjes pellazge të gjuhës shqipe dhe të kombit shqiptar. Kam besim se vetëm mbyllja e përkohëshme e këtyre dy institucineve dhe përzgjedhja e specialistëve të aftë dhe duke larguar të mefshët dhe sabotatorët, do ti sjellë këto institucione shkencore në binarë shkencorë, për ti shërbyer mirë dhe drejtë shkencës në përgjithësi dhe kulturës sonë kombëtare. Akademia duhet ti nënshtrohet kontrollit financia nga ministria ose Kontrolli i Shtetit dhe kontrolli shkencor nga një grup shkencëtarësh të huaj.

Kam punuar dhjetë vjet si studiues në Akademinë e Shkencave Çeke, në Pragë dhe kam qenë i pranishëm mjaft herë në komisionet e përzgjedhjes së specialistëve dhe kryesive. Përzgjedhja e specialistëve dhe e drejtuesve të qedrave kërkimore-shkencore ka rëndësi të madhe, sepse shoqëria do të investojë për to, por këto qendra duhet të ndërmarrin studime me nivel të lartë shkencor dhe për to duhet të zgjidhen njerzit më të aftë.

Për të ringritur akademinë tonë mendoj, që Ministria e Arsimit dhe e Shkencës të ngrejë komisionin e përzgjedhjes, të përbërë nga 15-17 antarë me përvojë në punën shkencore nga institucionet e vendit dhe vetëm 2-3 prej tyre të jenë nga akademia. Komisioni duhet të hapë konkursin ndërkombëtar për akademinë e shkencave, që aty të konkurojnë konkurues edhe nga jashtë, shqiptarë ose të huaj. Grada shkencore, që duhet të ketë fituar konkuruesi duhet të jetë doktor i shkencave, sepse shumica e shkencëtarëve të huaj kanë këtë gradë, më e larta në shkencë, sepse titulli profesor është pedagogjik, për ata që japin mësim në universitete.

Nga kërkesat zgjidhen ata më të mirë, që kanë kryer studime shkencore, kanë referuar nëpër konferenca ndërkombëtarë. Mosha nuk duhet të ketë rëndësi, sepse ata që janë në moshën e pensionit, pranohen me 50% të kohës së punës dhe 50% të pagës. Rëndësi ka, që të gjithë të përzgjedhurit duhet të ngrkohen me projekte studimore dhe të gjithë të jenë të gatshëm të referojnë nëpër sympoziumet ndërkombëtare. Fillimisht bëhet kontrata e punës 6 mujore, në se kondidati punon mirë, kontrata zgjatet për një vit dhe më pas për 4-5 vjet.

Fondi i shtetit për akademinë dhe institucionet shkencore duhet të jetë i ndarë në: fondi i pagave, fondi për pajisje dhe fondi për projektet shkencore. Projektet janë vjetore dhe për to duhet të ketë botim shkencor. Pa projekte studimore asnjë nuk duhet të paguhet në akademi.

Komisioni duhet të formulojë detyrat themelore të akademisë së shkencave, e cila duhet të ketë edhe institutet e saj kërkimore për shkencat: natyrore, teknike, socilale dhe humanitare. Njeri nga institutet shkencore mund të tjetë ai i studimit të gjuhëve të lashta, që lidhen me gjuhën shqipe. Për kët Qendra e Studimeve Pellazgjike specialistët i ka gati.

Mendoj se në vendin tonë është e domosdoshme të ringrihet Komiteti i Shkencave, ku të grupohen njerzit që sot merren me shkencën në Ministrinë e Arsimit dhe të Shkencës. Komiteti do të ketë për detyre të ndihmojë ecurinë shkencore, në përputhje me nevojar e vendit dhe vendimet e qeverisë, por edhe të kontrolojë veprimtarinë e institucioneve shkencore, që paratë e shtetit të mos keqpërdoren. Pragë, 15 shtator 2017


kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

Selver Mackaj 2

Selver Mackaj 1

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks