SHKRIMI
e mërkurë, 21 shkurt 2018

GJOKË DABAJ: SHPRESAT QË PO NA DIGJEN!

Durrës, 28 shtator 2017: E dëgjova Ed Ramën si e “këshilloi“ Ramush Haradinajn për “vijën e demarkacionit” me Malin e Zi dhe thashë: Ky, a prandaj e paska thirrur Ramushin në Tiranë?!

Deri dje, tha E.Rama, Ramushi ka qenë në opozitë dhe ka folur si opozitar. Sot është në pozitë dhe duhet të flasë si i tillë.

Pra, simbas E. Ramës, Ramushi, tani që u bë kryeministër, duhet t’ia japë Malit të Zi gjysmën e Rugovës.

Më erdhi mirë që Ramushit po i bëhej një pritje dinjitoze në Pallatin e Brigadavet. Më erdhi mirë që përvjetorin përkujtimor të Gjergj Kastriot Skënedrbeut do ta organizokan së bashku dy qeveritë. Më erdhi mirë kur Ed Rama tha: Nuk e kuptoj pse Sërbia po ngul këmbë për të mos u bërë Republika e Kosovës anëtare e UNESKO-s. Edhe ajo që doganat të veprojnë vetëm në Durrës, ishte një sinjal shprese drejt një lloj bashkimi... brukselçe. Por pohimi që “çështja e kufirit me Malin e Zi“ na qenka një problem “delikat” dhe prandaj u dashka të trgohemi “të kujdesshëm”, na i shumëzonte të gjitha këto me një zero të madhe.

Pse po bie Ed Rama në pozitat e Ahmet Zogut, i cili qe “detyruar” t’ia japë Jugosllavisë Shën Naumin?! Pse po shtyn Ramushin të veprojë si Ahmet Zogu dikur me Shën Naumin, po edhe me Vërmoshin?! A kaq shumë na kanë shtërnguar fuqitë shqipëricopëtuese, sa të mos mund t’i dalim zot një copë toke, që është jetike për njërën nga krahinat tona nga më të lavdishmet në historinë tonë?!

Duke i falur Malit të Zi gjysmën e Rugovës, jo vetëm që Rugova praktikisht bëhet inekzistente, por edhe autoriteti ynë si komb shkelet e përdhoset si mos më keq. A e ndjen, vallë, Ed Rama peshën e rëndë të poshtërimit që na bëhet ne shqiptarëvet, duke na detyruar t’i falim Malit të Zi edhe pjesë tjera të tokës shqiptare, se pak na ka marrë në të kaluarën?!

Si do të sillet Ramushi kur të shkojë në Mal të Zi?! I joshur nga pritja e bukur që iu bë në Tiranë dhe nga “sugjerimi dashamirës”, në të vërtet kapitullues, i kolegut të vet bashkëkombës, a ka për të shkelur Ramushi mbi atë çfarë ka thënë dikur për atë “vijë” të mallkuar?!



E, në qoftë se Ramushi do t’i nënshtrohet presionit të forcavet shqipëricopëtuese, duke pranuar që kufiri me Malin e Zi të zbresë nga Qafa e Çakorrit e t’ia zërë frymën Kuqishtës, ç’do të bëhet mbas ca ditësh me të quajturën “zajednicë të komunavet sërbe”?! Sigurisht që, kur tjetrit ia ke dhënë gishtin, ai do të ta gllabrojë edhe dorën! E, kur tjetrit apo të tjerëvet ua lëshon, si punë budallai, gishtin, dorën, krahun, ata, cilëtdo qofshin, e kanë shumë lehtë edhe të të hedhin në greminë.

Më ra në sy që asnjë nga gazetat e Tiranës nuk e përmendi sot sakatimin e Rugovës. Mosreagimi i gazetarëvet ndaj këtij rikafshimi të Atdheut tonë i ngjan mosreagimit të një trupi që është duke vdekur. Atij trupi, që është duke vdekur, mund t’ia ngulësh një gjilpërë ose mund t’ia presësh edhe një copë muskul dhe nuk do t’ia dëgjosh as zërin e le më të bërtiturën apo ulurimën! Ndaj dhe jam i detyruar të pyes: A po i dalin zot gazetat tona Atdheut tonë?!

Në të njëjtën ditë që bashkëkombësi i Ramushit, Ed Rama, e “këshilloi” Ramushin ta rishikojë pozicionin e vet sa i përket faljes ose jo të një cope tjetër toke Malit të Zi, A.Vuçiqi, me ato buzë të trasha, deklaroi gurgullueshëm: “I them popullit sërb që Kosovën nuk e kemi humbur!” E pra, Sërbia ka qenë pushtuese në Kosovë, siç ka qenë Gjermania pushtuese, për shembull, në Çeki. Çfarë do të thoshin gazetat çeke, nëse A. Merkeli do të deklaronte: “I them popullit gjerman që Çekinë nuk e kemi humbur”?! Ndaj dhe jam i detyruar të pyes përsëri: A po i dalin zot gazetat tona Atdheut tonë?!

Taip Erdogani, duke kundërshtuar kriminalisht, jo demokratikisht, por kriminalisht, krijimin e shtetit të kurdëvet, tha, si pa të keq, se as Kosova s’është bërë shtet.

Ka gjysmë shekulli që Evropa e ka lënë në baltë Turqinë dhe tani po shohim që T.Erdogani po vështron nga Rusia me poza revanshi ndaj pandjeshmerisë dhe papërgjegjshmërisë së Perendimit. Mos po shkojmë kështu, për shkak të qëndrimevet a la Mogerini të Perendimit, dua të them, mos po biem kështu që të gjithë nën shiun acidik të mbisundimit sllav në të gjitha këto hapësira, edhe Turqia, edhe Iliriku (alias Ballkani), edhe krejt Evropa?!

Gjokë Dabaj, Durrës - 28 shtator 2017


kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

DOKUMENTAR

DR.MATHIEU AREF: 'PELLAZGËT DHE GREQIA E LASHTË'

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks