SHKRIMI
e shtunë, 22 shtator 2018

PËRPARIM DEMI: TRIBALIZMI SHQIPETAR (Sintezë)

Bukuresht, 29 shtator 2017: Autokratizmi në Shqiperi ka specifikën e tij që rrjedh nga origjina tribale, fisnore e shoqërisë feudale shqipetare e trashëguar. Çdo autokrat brehet nga kriza e mosbesimit ndaj mvartësve, duke paragjykuar mosbindjen e mundshme ndaj interesave të tij personale apo të grupit që përfaqëson. Kuptohet që në lojë janë interesat ekonomike dhe politike të tij, është frika e humbjes së pushtetit, gjë që e bën të mbledh rreth vetes njerëz të besueshëm dhe servilë të bindur, që krijojnë galerinë e nevojshme, që e rrethon si një mburojë ndaj çdo tentative kundërvënëse.

Struktura tribale e pushtetit shfaqet si në administratën shtetërore ashtu dhe në atë partiake, ajo formohet në formë piramidale, e cila rritet me kalimin e kohës duke ushtruar një presion diskriminues ndaj pjestarëve të thjeshtë të shoqërisë, që përbëjnë shumicën dërmuese të qytetarëve shqipetar. Prandaj në rastet e rimarrjes së mandateve, “nepotizmi” bëhet fenomen dominues, i cili shkakton një pakënaqësi të përgjithësuar dhe bren shoqërinë nga brënda. Në këto raste kontraditat akumulohen deri në revoltë, e cila shpesh shtypet me dhunë shtetërore, nga shteti i kapur njëngjyrësh. Historia e diktaturave dhe jo vetëm kjo, por dhe situatat e krijuara në mjaft shtete aktuale autarkike në botë, dëshmojnë për këtë fenomen koncentrim pushteti, i cili e transformon popullin në një turmë amorfe të pa organizuar.



- Përparim Demi -


Shoqëria e vjetër shqipetare e organizuar në bazë të kanuneve kishte në themel të saj edhe elemente të meritokracisë, e cila shfaqej me organizimin e pleqësive. Dihet se mosha, ndershmëria, urtësia, karakteri, trimëria, ishin elemente bazë për përzgjedhjen e delegatëve përfaqësues, apo të gjygjësive në fshatrat shqipëtare. Pajtuesit e gjaqeve, pleqësuesit e davave, bajraktarët, “këshilltarët” dhe “ambasadorët” e krahinave, merrnin “votëbesimin” popullor pa asnjë fushatë zgjedhjeje, pa asnjë blerje votash siç po ndodh sot. Rasti me i dalluar është krijimi i Lidhjes së Prizrenit, e cila udhëhoqi popullin në një luftë mbrojtëse çlirimtare. Besimi ndaj udhëheqësve popullor ishte i plotë dhe i pa vënë në dyshim asnjëherë, pasi ata sakrifikuan gjithshka personale për interest e vëndit dhe të kombit shqipëtar. Rilindasit mbetën si yje të pashuar në memorjen dhe historinë shqipëtare.

Tribalizmi në shoqërinë shqipetare u theksua pas shpalljes së pavarsisë, kur u krijua boshllëku i pushtetit dhe mjaft pretendentë panë mundësinë e marrjes së tij. Kjo solli përçarjen, luftrat klanore, ndarje krahinore, ku sejcili pretendent mburrej me meritat dhe grumbulloi rreth vetes “përkrahasit” duke u ofruar ofiqe dhe pasuri. Fitorja e Zogut ndaj kundërshtarëve të tij ishte një zgjidhje e momentit që krijoi mundësinë e formimit të shtetit pa e ndarë vëndin në dhjetë pjesë. Kuptohet që kjo situatë e një destabilizimi të plotë që zgjati nga 1913 deri në 1920, ua lehtësoi punën pushtuesave fqinjë gjatë luftrave ballkanike dhe luftës së parë botërore, pasi shqipëtarët u treguan të pazot për një bashkim kombëtar si në kohën e Lidhjes së Prizrenit. Viti kulmor ishte 1918-ta, i personifikuar me levizjen e Haxhi Qamilit, të cilin shkrimtari Ismail Kadare e fiksoi tek vepra e tij “Viti i mbrapsht”.

Në peridhën e parë të diktaturës sllavo-komuniste, vitet 1945-1960, dominoi entuziazmi popullor për rindërtimin e vëndit, ku parrulat internacionaliste “liberte-egalite-fraternite” u besuan dhe manipuluan popullin e pa arsimuar. Krahas luftës përçarëse të klasave, u restrukturua shoqëria dhe populli u deposedua nga prona vetiake. Shteti u bë punëdhënësi i vetëm, duke ua mohuar njerëzve çdo mundësi tjetër jetese. Nga ana tjetër struktura administrative “mono-color”, fillimisht u uzurpua nga veteranët e luftës dhe më vonë filloi procesi i dekantimit. Ky fenomen filloi në partinë komuniste, e riquajtur si parti e punës, dhe më tej u shtri në tërë administraten shtetërore. Trafiku i influencës kryhej nëpërmjet sekserëve partiak të quajtur generik “miku”. Kariera ndërtohej mbi bazën e “miqve” dhe lidhjeve fisnore, të cilat garantonin për besnikërinë e kandidatëve ndaj partisë dhe udhëheqjes së saj. Frika dhe servilizmi dominuan ndërkohë që karakteri, krenaria, trimëria dhe ndershmëria filluan të konsideroheshin budallallek, çmënduri, naivitet etj.

Me këtë bagash, populli ynë hyri në vitet 90-të për të realizuar ndryshimin e imponuar nga situata ekonomike dhe nga presioni perëndimor. Partitë e krijuara me emra të reja, socialiste dhe demokratike, i hynë shpejt betejës për pushtet, duke mbledhur rreth vetes gjithfarë interesaxhinjsh dhe karieristë. “Miku” mbeti përsëri elementi bazë për trafikun e influences, por me një ndryshim, pasi në mes hyri interesi i parasë dhe ai filloi ti shesë favoret e “miqësisë” së tij. Punësimi në shtet u kthye në biznes dhe luajti rolin e burimit të fitimit për funksionarët e lartë të shtetit. Paralelisht u zhvillua biznesi privat i vogël, i parëndësishëm për pushtetarët dhe biznesi i madh me fondet publike, i cili u bë burimi i pasurimit ilegal. U krijuan klanet dhe krimi i organizuar, të cilët sponsorizuan dhe financuan fushatat zgjedhore të partive të mëdha. Abuzimi i pushtetit, ilegaliteti dhe krimi tashmë janë në sistem, janë fenomenet që kanë pushtuar çdo celulë të shoqërisë shqipëtare. Paraja u kthye në simbol si çelsi i hapjes së çdo dere.

Partitë e mëdha pa kurfarë ideollogjie, verbalizojnë sllogane perëndimore mbi demokracinë dhe shtetin e së drejtë, gjëra që s’kanë të bejnë fare me parktikat e tyre ditore. Kriza e besimit shprehet qartë në pjesmarrjen e ulët në votime, ku votuesit me mëditje janë të vetmit mbushës të kutive. Reformat 26 vjeçare sollën anarkinë dhe stimuluan eksodin historik, të cilit nuk i dihet fundi. Diaspora e përjashtuar nga përfaqsimi dhe e drejta e votimit, sa vjen dhe shtohet duke i kthyer qytetaret e mbetur shqipëtarë në një minorancë të popullit tonë. Zbrazja, shpopullimi i stimuluar i vëndit, favorizon jetëgjatësinë e krimit të organizuar, aq sa ka filluar të shqetësoj aleatët perëndimor të preokupuar për interest e tyre gjeostrategjike.

Progresi individual mbetet larg progresit të vëndit, ashtu si dhe pasurimi i individëve nuk do të thotë aspak rritje e nivelit dhe mirqënies së popullit. Varfëria është bërë fenomen karakteristik i Shqipërisë, në kontrast me luksin e resorteve turistike të ngritura me parat e zeza.


kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

Selver Mackaj 2

Selver Mackaj 1

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks