SHKRIMI
e premte, 22 qershor 2018

DRITAN GOXHAJ: MAFIA POLITIKE DHE SHTETI!

Tiranë, 2 tetor 2017: “Politika dhe mafia janë dy forca që jetojnë mbi kontrollin e të njëjtit territor, ose luftojnë me njëra tjetrën ose bien dakort”. Kjo është një shprehje e thënë nga gjykatësi Paolo Borselino, ai gjykatësi për të cilin i pyste profesor Përparim Kabo ata kandidadët e vetingut.

Kur dëgjova në media deklaratën e juristit Romeo Karai, se: “Të burgosurit e akuzuar dhe dënuar për vrasje dalin natën nga burgu për të kryer punët e tyre dhe të atyre që i nxjerrin”, më shkoi në mend menjëherë kjo shprehja lart dhe veçanërisht pjesa e fundit ku shteti bie dakort me mafian.

Pas kësaj deklarate shteti, nëse do ishte në luftë me mafian, duhej të kishte reaguar, në mos fuqishëm, ashtu si na pëlqen neve, të paktën sa për sy e faqe. Por shteti, ose politika, duke mos dashur t’i largohemi shprehjes së mësipërme, ishte i zënë me zgjedhjen e kostumit për të marrë pjesë në një ceremoni kurorëzimi të këtij bashkëpunimi dhe asaj dakordësie të mësipërme.

Politika, e cila u akuzua për këtë lloj vepre, as që e mori mundimin, të paktën të pastronte veten nga një akuzë e tillë. Ajo reagoi me një pjesëmarrje në një mbrëmje gala (10 vjetori I televizionit Ora News, pronë e Xhemalit të drogës turke, shokut të burgut të Çirës e Hekuranit). Eh, me çfarë mediokriteti reagoi politika! Por fundja jetojmë në demokraci dhe mediokriteti në të është normalë. Të paktën kështu e shpjegonte gazetari i njohur Italian Indro Montanelli demokracinë : “Demokracia është gjithmonë, për natyrë dhe kushtetueshmëri, tirumf i mediokritetit”. Për shkak të këtij mediokriteti edhe mafia, nëse do të quanim mafie këto bandat e njërit apo tjetrit politikan nga të dyja anët, ka gjetur terren dhe po ushtron aktivitetin e saj ose të tyre në simbiozë të plotë me politikën. Herë për interes të sajë e herë për interes të tyre, por gjithnji me fitim vetëm të sajin e në dëm të shtetit, të cilin këta politikanë kanë marrë përsipër ta qeverisin dhe ta përfaqësojnë. Kjo mafie ose ata banditë që dalin nga burgu natën për “sjellje të mirë”, këtë veprim e bëjne vetëm me mbështetje dhe garanci politike që nuk do t’u hyjë gjë në këmbë dhe se ndoshta në të ardhmen edhe akuzat ndaj tyre do mund të rishikohen.

Më mirë këtë lloj bashkpunimi të mafies me këta lloj njerëzish e ka shpjeguar një tjetër gjykatës, edhe ai Italian si dhe një nga ata gjykatësit që profesori pyeste ata kandidatët e vetingut, Giovani Falkone: ”Mafia, nuk është një kancer që doli rastësisht në një trup të shëndoshë. Ajo jeton në unison të plotë me ushtrinë e mbrojtësve ose protektorëve, bashkëpuntorëve, informatorëve, debitorët e çdo tipi, njerëz të frikësuar ose të kërcënuar, që i përkasin të gjitha shtresave të shoqërisë”.

E kush më shumë se politikanët janë debitorët e mëdhej të kësaj mafia? Veç politikanët, të cilët u janë debitorë për votat e mbledhura, blera ose detyruara. Ju janë debitorë për mbrojtjen që mafia u garanton gjatë fushatës në territore që kontrollohen nga banda të tjera, të cilat janë në dakordësi me politikanët e krahut tjetër. E pastaj, pasi kanë hyrë në borxh deri në fyt me këtë lloj qelbësirlliku, në fund ndjehen të kërcënuar e pastaj të frikësuar prej tyre. E, si rrjedhojë, nuk mund t’i shpallin luftë për kontrollin e territorit, më mirë ju bie të dakordësohen me të e ndoshta t’u lënë edhe manaxhimin e biznesit, duke realizuar edhe bashkim biznesi ose si njihet në gjuhën e biznesit: xhoinvençër. Dhe pastaj, këta politikanët e kësaj kategorie e kuptojnë që qenka më mirë të biesh dakort me bandën sesa ti shpallësh luftë. Dhe vjen një moment, si këtu te neve, ku mafia ose bandat kërkojnë të përfaqësohen vetë jo vetëm në politikë por edhe në të gjitha nivelet e shtetit duke uzurpuar kështu edhe institucionet e tij, e duke i mbushur me drejtorë që kur marrin detyrën ju duket sikur ju ke dhënë në dorë çekun e bardhë të atij varr humburit Pashko. Drejtorë që, kur qëllon të kenë ndonjë mosmarëveshje me bandën, e banda ju djeg makinën për presion, ata, me arrogancën që ju ka dhënë pushteti i mafies i instaluar në shtet, e blejnë të nesërmen makinën sërish, pa u brengosur për llogari dhënie se si mundi ta bëj këtë veprim.

Ndaj kur Romeo Karai po tregonte për këta që dalin nga burgjet, u iritova por nuk u çudita. Nuk u çudita ngaqë vrasësit e dorasit e paguar, fatkeqësisht në trojet tona nuk kanë munguar asnjiherë. Ata nuk do të mungojnë derisa banditët të uzurpojnë institucionet e shtetit e me çdo kusht e çmim tentojnë t’i mbajnë ato e t’i mjelin. Uzurpatorë e dallkaukë që i përkasin kategorisë së njerëzve, që ai gjykatësi Italian, për të cilin profesori pyeste ata vetingashët, Paolo Borselino, i cili thoshte: Një tufë trapash që ëndërrojnë të zbrazin detin me kova , një tufë trapash që ëndërrojnë të shkrijnë akullnajat e Polit të Veriut me një shkrepese.

Ju referova shumë në këtë shkrim dy gjykatësve Italian për të cilët po e përsëris sërish, profesori I filozofisë pyesta ata vetingashët. E më pas dikush dikush edhe na u mërzit se pse I pyeste për të huaj e jo për vendas.

Po cili gjykatës ose prokuror vendas, ministër ose drejtor, shef policie apo polic përfaqëson te ne simbolin e drejtësisë? Cili nga këta lloj përfaqëson te ne simbolin e të drejtës? Cili nga këta lloj përfaqëson te ne simbolin e luftës kundër së keqes së përbashkët që na ka zënë frymën? Cili nga këta lloj përfaqëson te ne simbolin e ndërgjegjes, të asaj ndërgjegje që gjykatësi Paolo Borselini e perifrazonte: “Në fund të muajit , kur vjen dita të marr rrogën, bëj provimin e ndërgjegjes, dhe pyes veten nësë e kam merituar”?

Gjithsesi kërkoj falje për të gjith rracën e gjykatësve, prokurorve, politikanvë, ministrave, drejtorëve, shefave të policisë e të burgjeve e shumë e shumë “shefa” të tjerë, që e ndjenë se i vura në siklet me nocionet e mësipërme të ndërgjegjes dhe meritës.

Për shumicën e popullit, kjo është Shqipëria reale, dhe jo ajo që duam. E për të qënë real nuk mund të rri pa thënë një shprehje popullore: Këtu te ne është bërë m…. mullar.



kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

DOKUMENTAR

DR.MATHIEU AREF: 'PELLAZGËT DHE GREQIA E LASHTË'

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks