SHKRIMI
e premte, 22 qershor 2018

GJOKË DABAJ: JA KU QËNDRON TRAGJEDIA!

Durrës, 3 tetor 2017: Në Report TV, më 29 shtator 2017, 134 vota ishin për copëtimin e mëtejshëm të Shqipërisë, 16 vota ishin për moscopëtimin e mëtejshëm të Shqipërisë. Kështu e kuptoj unë dhe kështu duhet kuptuar ai votim, i organizuar, në këtë rast nga Report TV-ja.

Nuk është aspak e rëndësishme me cilin emër lidhet copëtimi ose moscopëtimi i cilësdo pjesë të Atdheut: me Ed Ramën, me Albin Kurtin, apo me Hashim Thaçin, i cili mbrëmë deklaroi në Zërin e Amerikës se ne “nuk mund të krijojmë një problem tjetër” me Malin e Zi, “se mjaft probleme kemi” me Sërbinë.

Hashimit as që i shkoi ndërmend të thotë që problemin, dmth provokimin, e ka sajuar Mali i Zi e jo ne, sepse Mali i Zi e dinte dhe e di fare mirë se ku është kufiri. “Me Malin e Zi”, tha Hashimi, “kemi një aleancë strategjike” dhe së këndejmi na dalka që, meqë kemi “aleancë strategjike” me Malin e Zi, s’prish punë nëse i falim atij edhe një copë tokë, nja 8 a 9 mijë-hektarëshe. Hashim Thaçit nuk i shkoi aspak mendja që Mali i Zi mund të ketë aleancë strategjike, qoftë edhe të fshehtë, edhe me Sërbinë, edhe me dikënd tjetër. Sepse, pse nuk e heq qeveria e sotme e Malit të Zi një kishë mirëfilli antishqiptare, prej dur-ali, që e ka ngritur Kisha Pravosllave Sërbe prej kaq vitesh mu në majë të Rumisë, njërit prej malevet më të rëndësishëm të traditës etnike shqiptare, krahas Tomorrit dhe Dodonës?! Pse qeveria“e sinqertë” malaziase, “aleate” dhe “mike” e shqiptarëvet, nuk po hap shkolla fillore shqipe në Tivar, në Podgoricë e në Plavë?!

Hashim Thaçi “ruan” “strategjinë”, Ed Rama “ruan” “strategjinë”. Evropa gjoja “e Bashkuar” u thotë shqiptarëvet të Republikës së Kosovës: “S’keni heqje vizash, po nuk ia dhuruat Malit të Zi edhe një copë tokë”! Në anë tjetër, po thuhet që, diku ata kurrize malesh, ku kalon kufiri midis Republikës së Kosovës dhe Republikës së Malit të Zi, na paska një lloj interesi edhe NATO-ja.



Punë dreqi! Gjithfarë interesash mund të ketë, por ne ç’kusur kemi të bëhemi baltë e atyre interesave?! Ne shqiptarët a nuk kemi interesat tanë?! A vetëm ata paskan interesa?! Ne shqiptarët jemi evropianë si dhe popujt e tjerë të këtij kontinenti, por Evropa po na trajton si koloni. Ne duam të bëhemi pjesëtarë të Bashkimit Evropian, Evropa na thotë: “Prisni edhe pak! Jepjani Malit të Zi edhe këtë pjesë, se s’është ndonjë gjë e madhe! Jepjani edhe Sërbisë të drejtën e një republike brenda republikës suaj!” Dhe në fund, mbasi të na kenë rrjepur në këtë farë feje, prite kur të na matin bërrylin!

Para 137 vjetësh, në vitet 1880, shkodranët thurnin vargje rapsodikë: “Çajre s’asht pa u lshue Ulqini,/ Kam Stamollën muhasere”. I duhej dhënë, pra, Ulqini Malit të Zi për “interesa strategjikë” të s’di se kujt, të Turqisë apo të fuqivet të atëhershme të Evropës.

Unë po detyrohem të përdor këtu një shprehje të fuqishme popullore: I duhej dhënë Ulqini Malit të Zi për “interesa strategjikë” të gopit t’sam’s! Dhe tash iu dashka dhënë Malit të Zi edhe një copë tjetër toke për interes të po atij gop same, që s’po di të ndalet së copëtuari tokën shqiptare!

* * *

Por nuk është këtu e gjithë tragjedia! Tragjedia është në vetë trupin tonë! Votuan edhe për një tjetër copëtim të Shqipërisë 134 shqiptarë e kundër atij copëtimi votuan vetëm 16 shqiptarë! Atje thuhet: 134 votuan për Ed Ramën e 16 për Albin Kurtin. Por si mund ta lidhësh me individin fatin e së ardhshmes të qoftë edhe një pëllëmbe tokë të Atdheut?! Një grua i thoshte moderatorit të TV-së: „As që më hyn në punë fare Albin Kurti e kushdo tjetër!“ Kjo grua, mendërisht e papjekur e që pretendon të jetë e mençura e dynjasë, nuk i lidh dot, nuk është në gjendje mendore t’i lidhë: veten e saj, familjen e saj, kombin e saj dhe njerëzimin, në një kohë kur që të gjitha këto kategori apo instanca janë pazgjidhshmerisht të ndërvarura. Kjo grua „di“ të mendojë vetëm për vete, siç „di“ „të mendojë“ një pulë, një dele, një lepur.

Krejt këto dëshmojnë që vetëdija e miletit të sotëm shqiptar është shumë më e ulët se ajo e miletit të vitevet 1877-1881! Kjo dëshmon që, një pjesë e madhe e Kombit Shqiptar, është praktikisht milet i tredhur! I pavetëdijshëm deri në dhimbje! Deri atje, sa të vjen t’ia heqësh vetes!

Prandaj dhe del e domosdoshme të punohet njëmijë herë më shumë e më me përkushtim, në mënyrë të organizuar, me masën e popullit tonë! Duhet të përkujdesemi për këta njerëz, që nga më i thjeshti deri te presidenti a kryeministri, sepse s’dinë çka thonë e s’dinë çka bëjnë! Të krijojmë, në çdo fshat e në çdo lagje qyteti, Fjalëmirat e Gjuhës Shqipe.

Përfundimisht, po dua të shpreh edhe një mendim në lidhje me qëndrimin që do të duhej të mbante Ramush Haradinaj. Ramush Haradinaj duhet të jetë i vendosur për të mos ia dhënë Malit të Zi ata 8 apo 9 mijë hektarë tokë. Ai duhet, më parë të pranojë të japë dorëheqjen si kryeministër, se sa ta pranojë atë „marrëveshje“, mbi të gjitha, vetëposhtëruese. Vetëm kështu Ramush Haradinaj do të mund ta dëshmojë që nuk kanë mundur ta tredhin, as në Hollandë e as në Francë, dhe që nuk do të mund ta tredhin ndonjëherë, sepse është bir i një familjeje plot sakrifica dhe bir i Rrafshit lavdishumë të Dukagjinit.

Gjokë Dabaj, Durrë - 3 tetor 2017


kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

DOKUMENTAR

DR.MATHIEU AREF: 'PELLAZGËT DHE GREQIA E LASHTË'

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks