SHKRIMI
e hënë, 19 shkurt 2018

BISLIM ELSHANI: SHQIPONJA NUK HANË MIZA!

Pashtriku.org, 10 tetor 2017: (Lidhur me arrestimin e Sadri Ramabajës) - E kam dënuar atentatin ndaj Azem Vllasit si një akt kriminal dhe absurd. Azem Vllasi dhe ish-nomenklatura titiste kosovare luftën e kanë të humbur. Programi i tyre politik për një Jugosllavi federale dhe për një Kosovë autonome brenda kufijve të saj ka dështuar me turp dhe me shumë viktima të panevojshme. Sa i përket rendit të sotëm shoqëror demokratik, Azem Vllasi ishte kundër tij dhe pro socializmit vetëqeverisës. Në aspektin politik, luftën për demokratizim raportesh brenda socializmit dhe më vonë edhe për demokraci pluripartiake në Kosovë e inicioi i pari Ukshin Hoti, dmth artikuluesi politik i gjithë lëvizjes kosovare për pavarësi nga vitet 80 e këtej.

Ajo çfarë është pritur prej shoqërisë kosovare ka qenë që të mos ftohen në krye të shtetit, qoftë si drejtues, qoftë edhe si këshilltarë, zombit e së kaluarës titiste, sepse si politikisht, ashtu edhe moralisht, s'kanë ç'tu ofrojnë më kosovarëve. Ajo çfarë pritej prej ish-drejtuesve titistë ishte që t'i kërkonin falje shoqërisë kosovare për të zezat që i kishin shkaktuar.

Azem Vllasi akuzon prof. dr. Ramabajën si ideolog të krimit. Në fakt, ishte ai vetë që ishte bërë ideologu më monstruoz i krimit të madh jugosllav në vitet 80. Janë me mijëra nëna kosovare që ia kanë mallkuar emrin, gjersa po udhëtonin anembanë Jugosllavisë për të vizituar djemtë e bijat e tyre nëpër burgjet jugosllave. Shumica e viktimave të terrorit jugosllav ndaj kosovarëve i faturoheshin në mes tjerash, dhe sidomos, këtij ideologu të krimit.



Në anën tjetër, me Sadri Ramabajën, të cilin e kam pasur dhe vazhdoj ta konsideroj mik, kam pasur disa mospajtime konceptuale lidhur me qëndrimin ndaj akteve të dhunshme të VV. Mirëpo në piramidën vendimmarrëse të VV e konsideroja si vrimën e fundit të kavallit, dhe nuk i kushtoja rëndësi shumë koncepteve të tij. Ndërkaq, gjithë çfarë fliste dhe shkruante ai ishte në kufijtë e një diskutimi demokratik të ligjshëm. Ajo që për mua bie erë manipulimi politik është fakti se ai nuk u ftua në bisedë nga organet tona të brendshme në kohën kur ishin aktuale aktet e dhunshme ndaj kuvendit, por ftohet të paraqitet në prokurori për një akt plagosjeje të një individi shpirtërisht jostabil (sipas prononcimit publik të avokatit të z. M. Jashari), dhe mu në kohën kur z. Ramabaja u shqua për deklaratat e tij të fundit kundër rrezikut nga ekstremizmi islamik, gjë që nuk u prit mirë as nga kreu i organizatës së tij.

Përpjekjet për të zbuluar prapa aktit individual të z. Jashari një organizatë terroriste me emrin "Syri i popullit", i ngjajnë kryekëput përpjekjeve të Gazidedes dhe shefit të tij për të krijuar organizatën fantazmë terroriste "Hakmarrja për drejtësi", të cilën drejtësia shqiptare e shpalli si një gjë të shpifur dhe inekzistente. As ka dhe as mund të ketë ndonjë organizatë me emrin "Syri i popullit" në Kosovë. Ish-luftëtarët e UÇK-së betejën e kanë pasur dhe e kanë fituar me armatën dhe policinë serbe dhe jo me minjtë e vrimave. Aquila non captat muscas, thotë një sentencë latine. Projekte dhe ëndrra të çmendura individuale natyrisht që nuk përjashtohen kurrë. Mirëpo, sipas vlerësimeve dhe konsideratës sime, Z. Ramabaja nuk futet në këtë kategori. Është gabim që prokuroria jonë u përpoq të njolloste dhe komprometonte emrin e një profesori tonë universitar me titullin dr. Është ky një akt jo tipik për demokracinë dhe i denjë për diktaturat. Prokuroria jonë mund ta kontaktonte z. Ramabaja në ndonjë mënyrë më diskrete, pa njollosje publike.

Në anën tjetër, refuzimin e z. Ramabaja për paraqitje para organeve të hetimit e quaj akt të panevojshëm. Mirëpo kam mirëkuptim për faktin se në fqinjësi të tij, në fshatin ku jeton, ka ndodhur një krim akoma i pandriçuar tërësisht, i cili prej krerëve të VV-së i faturohet organeve tona. Z. Ramabaja, me të drejtë ose pa të drejtë, mund të ketë konkluduar se bëhet fjalë për një komplotim të kurdisur kundër tij. I përfshirë nga paniku, ia ka mësyrë të ikë jashtë vendit. Mirëpo si të gjithë intelektualët, hezitimi i tij deri në çastet e fundit i kushtoi me kapjen me një dokument të huaj identifikimi. Nuk mund të akuzohen organet e rendit në Shqipëri. Ai që mund të akuzohet është prokurori Sylë Hoxha, në rast se gjithë pandehmën e tij e ka ngritur mbi pohimet e një aktori psikikisht jostabil. Mirëpo edhe sikur ai të ishte krejtësisht në rregull nga koka, organet normalisht nuk marrin vendime në bazë të një dëshmie gojore të kujtdo qoftë, pa pasur fakte të tjera materiale. Gjithsesi, presim që prokuroria ta lirojë menjëherë z. Ramabaja nga arresti, sepse askush në një vend demokratik nuk mund të arrestohet për deklarata publike.


kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

DOKUMENTAR

DR.MATHIEU AREF: 'PELLAZGËT DHE GREQIA E LASHTË'

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks