SHKRIMI
e shtunë, 18 nëntor 2017

DR.ABDULLA MEHMETI: QEVERIA E MAQEDONISË, SHQIPTARËVE UA SHET PLEHUN PËR FLORI!

Tetovë, 22 tetor 2017: Kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev nuk ka të drejtë dhe nuk guxon t'u diktojë shqiptarëve se cili duhet të jetë zot në shtëpitë e tyre, në komunat me shumicë të popullsisë shqiptare.

Meqë ai tanimë e ka filluar këtë fushatë të pamenduar mirë dhe të dëmshme për proceset demokratike dhe marrëdhëniet ndëretnike në Maqedoni. Një kryeministër që në radhët e popullit të tij, në komunat me shumicë të popullsisë maqedonase, me të gjitha mjetet e ka luftuar të keqen, të vjetrën, korrupsionin dhe krimin, qeverisjen e keqe, të kundërtën nuk guxon t'ua ofrojë qytetarëve shqiptarë. Kjo qasje dhe kjo strategji nuk do të funksionojë tek shqiptarët, absolutisht jo.



Para se ta ndërmerrte kryeministri këtë hap të pamatur, që në komunat me shumicë të popullsisë shqiptare t'i promovojë dhe përkrah hapur kandidatët e një partie politike, e cila për vite të tëra ka qenë pjesë e pushtetit të mëparshëm kriminal, kryeministri që ka ardhur në pozitën që ka sot me ndihmën e pakursyer edhe të shqiptarëve, duhet së pari në rrugë institucionale, përmes një deklarate zyrtare të miratuar nga institucionet e shtetit, Qeveri dhe Parlament, t'u kërkojë falje publike shqiptarëve, në emër të partisë politike që e udhëheq ai aktualisht, LSDM, për të gjitha padrejtësitë, shkeljet dhe krimet ndaj shqiptarëve në të kaluarën, nga rasti i Bit Pazarit, Ladorishti, Universiteti i Tetovës, Gostivari dhe të tjera, që të prehen të qetë në varr viktimat shqiptare të terrorit nga pushteti i atëhershëm nën drejtimin e partisë të cilën sot e drejton ky kryeministër, edhe me shokë e miq të tij shqiiptarë.

Nëse nga kjo rrugë siç e ka filluar kryeministri Zaev nuk tërhiqet sa më shpejtë, Maqedoninë nuk e pret e ardhme më e mirë, ashtu siç e ka projektuar qeveria me programin reformues të saj.

Është koha kur gishti nuk duhet të drejtohet vetëm në drejtim të fajtorëve për krimet dhe dështimet e derisotme në Maqedoni, por ky gisht duhet të drejtohet edhe në mendjet tona, në cilin drejtim dhe si duhet ta orientojmë Maqedoninë në të ardhmen, si shtetin tonë absolutisht të barabartë.

(22.10.2017)


 


kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

LOBI SHQIPTAR NË EUROPË!

DOKUMENTAR

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks