SHKRIMI
e diel, 19 nëntor 2017

AGIM SYLEJMANI: PROTESTË PËR LIRIMIN E PROFESOR SADRI RAMABAJËS!

Luzern, 22 tetor 2017: Me rastin e ditës së parë të minipanairit të parë të librit shqip në Luzern, pasdite u organizua nga pjesëmarrësit dhe vizitorët e rastit një orë solidariteti dhe proteste me rastin e arrestimit të prof. dr. Sadri Ramabaja. Nga kjo orë solidariteti e krijuesve shqiptarë në Zvicër dhe pjesëmarrësve të rastit u dërgua një shkresë protestë drejtuar qeverisë së Republikës së Kosovës, Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut në Gjenevë dhe Amnesti International.

Pasi u lexua shkresa protesta, fjalën e morën shumë pesëmarrës, në mesin e të cilëve: Ilmi Cakolli, shok i rinisë dhe organizimit të hershëm me Sadri Ramabajën, Shefqet Cakiqi-Llapashtica, bashkëvuajtës në burgjet serbo-sllave me Sadriun. Pastaj fjalën e mori edhe një mik i afërt zviceran i Sadriut, Andrea Müller, ish gazetar në TV zviceran.

Fjalën e morën edhe veprimtarët e çështjes kombëtare: Fatmir Brajshori-Tushi, Ibish Neziri, Fehmi Berisha, Metush Zenuni Dura, Syl Arifi, pastaj edhe krijuesi Bardhec Berisha. Naim Ramabaja, një nip i Sadriut përshëndeti këtë manifestim në emër të familjes së Sadri Ramabajës.

Pos si fotografi, shkresën protestë po ia bashkangjes këtij shkrimi, duke apeluar tek bashkatdhetarët që protesta të ngjashme të shkruhen edhe nga vende dhe tubime të tjera duke kërkuar liri për prof. dr. Sadri Ramabaja.

___________

Drejtuar:

Qeverisë së Republikës së Kosovës

Kombeve të Bashkuar për të Drejtat e Njeriut në Gjenevë

Amnestisë Insternacionale

SOLIDARIZIM - PROTESTË!

LIRI PËR PROF. DR. SADRI RAMABAJA!

Praktika e demokracisë është praktika e mendimit të lirë! Frika që ligji i pushtetit për kontroll të mendjes së lirë, për t'kontrolluar shtypin e lirë, mendimtarët parimor, që pastaj të shpie në burgosjen e intelektualëve të popullit karshi atyre të pushtetit, u bë dhe po bëhet realitet! Burgosja e intelektualëve të popullit, asgjësimi fizik i simboleve rinore, rrahja e gazetarëve, është treguesi më i mirë, që në Kosovë, të jesh vetja jote, të jesh ai që je, është një gjë që të kushton: me kërcënime, burgosje e madje - madje me jetë! Profesorit dhe veprimtarit të çështjes kombëtare Sadri Ramabajës, teoritë e tija për shtetin dhe mbishtetin, i kushtuan hë për hë me burgosje dhe përvojat dëshmojnë, që t'burgosurit politikë, në burgjet e Kosovës humbin edhe jetën!

Ne krijuesit e mërgatës shqiptare në botë dhe në veçanti krijuesit e arteve të ndryshme në Zvicër (shkrimtarë, poetë, dramaturgë, skulptorë, piktorë, mësues e profesorë dhe studentë) kërkojmë nga "drejtësia në Kosovë", nga prokuroria, gjyqësia dhe shteti që:

- Prof. Sadri Ramabaja të lirohet menjëherë nga burgu!

- Që të ndërpritet çfarëdo lloj hetimi që ka të bëjë me një rast inekzistent si përfshirje direkte e profesorit Universitar!

- Të ndërpritet mediokriteti i pushtetarëve dhe veglave të tyre duke i sjell vendit dëme të jashtëzakonshme!

- Kërkojmë një ndryshim konceptual të pushtetit karshi Intelektualëve që nuk janë pjesë e oborreve të pushteteve heretike!

- Opinioni publik është barometri më i mirë për t'kuptuar se çfarë do thotë burgosja e Intelektualëve nga një pushtet; Ai opinion e do një intelektual të ngjashëm me Garsia Lorken dhe jo një pushtet të njejtë me Frankon!

- Me burgosjen e Sadri Ramabajës, ju atë e shndërruat në Garsia Lorkë teksa veten tuaj e shndërruat në pushtet si të Frankos!

- Të gjitha shtetet zanafillën e idesë së formimit të shtetit e kishin tek intelektualët! Të gjitha pushtetet theqafjen e tyre e kanë përjetuar në momentin që u kanë hapur luftë Intelektualëve!

- Prandaj, ne krijuesit, të mbledhur sot në Minipanairin e Librit Shqip në Luzern, kërkojmë, jo theqafjen e pushtetit por lirinë e Intelektualit, profesorit universitar dhe veprimtarit të çështjes kombëtare, z. Sadri Ramabaja!



kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

LOBI SHQIPTAR NË EUROPË!

DOKUMENTAR

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks