SHKRIMI
e diel, 19 nëntor 2017

XHEVAT BISLIMI: DËNIMET QË MË SË PAKU I DUHEN REPUBLIKËS SË MAQEDONISË

Prishtinë, 5 nëntor 2017: Krijimi i këtij shteti me emrin shqiptar dhe në toka të Shqipërisë është rezultat i konjukturave rajonale dhe ndërkombëtare... Pushteti politik, ekonomik, policor, gjyqësor... është koncentruar (uzurpuar) në duart e popullsisë sllave, e cila, po të kishte një regjistrim të lirë të popullsisë, do të dilte pakicë! Ky pushtet është shfrytëzuar dhe po përdoret kryesisht për shtypjen dhe shfrytëzimin e popullsisë shqiptare! Dënimet drakoniane që ky shtet i sunduar nga pakica sllave shqiptoi për një grup luftëtarësh shqiptarë provuan se paragjykimet dhe urrejtja ndaj shqiptarëve kanë mbështjellur dhe verbuar këtë vend të sunduar nga pakica sllave!



Këto denime të padëgjuara në shek. XXI nuk i ndihmojnë qëndrueshmërisë, mirëkuptimit dhe paqes ndërmjet dy popujve në këtë shtet dhe në rajon... Popullsia e përzier sllavë në këtë Republikë historikisht ka bashkëjetuar në harmoni dhe miqësi me shqiptarët, sepse nuk ka popull me të afërt për të. Ajo edhe është përpjekur dhe ka luftuar përkrah shqiptarëve kundër perandorisë otomane. Kjo miqësi dhe bashkëjetesë e kultivuar nder shekuj nuk guxon të rrënohet nga një pushtet që udhëhiqet nga ideologji shoviniste e hegjemoniste! Aleksandri i Madh-Leka ilir, të cilin edhe kjo popullsi e përzier sllave e ka për zemër, është dhe duhet të jetë SIMBOL (shenjë) i (e) mirëkuptimit dhe bashkëjetesës ndërmjet dy popujve në Maqedoninë shqiptare. Prandaj, jo vetëm BDI-ja, por të gjitha forcat politike shqiptare duhet të përballen mençëm, vendosmërisht dhe fuqishëm me këtë pushtet hegjemonist dhe kërcënues për paqen dhe stabilitetin e këtij vendi e më gjerë. Përgjegjësitë e tyre duhet (se s'bën!) t'i marrin dhe t'i mbajnë edhe dy shtetet tona shqiptare, të cilat, bashkë edhe me miqtë tanë, duhet ta rrisin trysninë ndaj këtij shteti që shqiptarët në Maqedoninë e tyre të jenë popull shtetformues... Ndërsa luftëtarët shqiptarë të Kumanovës të trajtohen si robër lufte dhe të nisin menjëherë negociatat për lirimin e tyre. Vetëm pas lirimit të tyre të kërkohet hetimi dhe zbardhja e plotë (skena dhe sidomos prapaskena) e betejës luftarake në Kumanovë. Xhevat Bislimi


kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

LOBI SHQIPTAR NË EUROPË!

DOKUMENTAR

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks