SHKRIMI
e diel, 19 nëntor 2017

DILAVER GOXHAJ: PASOJAT E TË KALUARËS POLITIKE VAZHDOJNË TË RËNDOJNË ENDE PËR ZGJIDHJEN E ÇËSHTJES SHQIPTARE

Tiranë, 5 nëntor 2017: (Dilaver Goxhaj, letër falënderimi z.Xhemil Zeqiri) - Ju faleminderit për librat “E vërteta bën armiq” dhe atë “Në mbrojtje (diplomatike) të çështjes shqiptare”, të cilat i lexova dhe janë me të vërtetë vepra të rëndësishme politike e historike së bashku, dhe për këtë ju falënderoj nga zemra. Dhe ajo që të lë mbresë në tërë materialet e pasqyruara, krahas së vërtetës reale është guximi intelektual i veprimtarisë suaj të vërtetë politike në kushtet e emigracionit ekonomik. Edhe nëse ka diçka që unë mund të kritikoja, është mbase vetëm që unë nuk kam qenë dëshmitar i ngjarjeve në Danimarkë, për të cilat ju flisni e shkruani.

Libri juaj “E vërteta bën armiq” përbëhet:

- prej 11 intervistash në media të ndryshme në Kosovë, Maqedoni dhe Danimarkë;

- prej 8 reagimeve të ndryshme për përgënjeshtimin e propagandave të ndryshme kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kundër Ushtrisë Kombëtare Çlirimtare, si dhe kundër shkrimeve tuaj të ndryshme me këto tendenca për të denigruar veprimtarinë tuaj atdhetare të shëndoshë;

- 6 letra të ndryshme dërguar Qeverisë dhe Parlamentit të Danimarkës dhe shumë institucioneve të tjera ndërkombëtare e kombëtare si dhe personaliteteve të ndryshme politike e gazetareske,

- por edhe 13 shkrimeve tuaja të natyres politike e historike.

Të gjitha këto shkruar në periudhën 2001-2016, dhe që kanë një lidhje logjike sikur me qenë shkruar në një periudhë disa mujore. Në të gjithë këtë publiçistikë tuajën është përshkruar me hollësi gjithë aktiviteti juaj politik në interes të çështjes sonë kombëtare sa të len përshtypjen se Ju jeni jo vetëm njohës i gjithë ngjarjeve politike që kanë ndodhur në gjithë periudhën tuaj politike 36 vjeçare 1981-2016 dhe protagonist i pothuaj të gjithë atyre ngjarjeve me karakter kombëtar në Kosovë, Maqedoni, Shqipëri, Luguna e Preshevës, Mal i Zi dhe në diasporën shqiptare në vendet e Skandinavisë europiane, por njëkohësishtë Ju jeni një njohës i mirë i historisë dhe letërsisë sonë kombëtare.

Ju e pranoni që nuk keni diplomë universitare për histori a letërsi shqipe, por etja juaj autodidakte dhe përvoja e veprimtarisë politike u ka bërë që t’i njihni ato shumë më mirë se shumë nga historianët tanët, duke i lënë në bisht shumicën absolute të të gjithë politikanëve aktualë shqiptarë të të gjitha trevave të banuara prej tyre. Në tërë këtë material që ju keni përmbledhur në këtë vëllim si dhe në librin e mëparshëm “Në mbrojtje (diplomatike) të çështjes shqiptare”1) , lexuesi mëson se emigracioni shqiptar në Danimarkë, ku mbi 10 mijë prej tyre janë prej viseve tona në Maqedoni, ka qenë emigracioni më i organizuar politikisht duke arritur të angazhoi edhe Parlamentin dhe Qeverinë Daneze, për çështjen e Kosovës e të Maqedonisë, si asnjë qeveri a parlament tjetër europian.



Dhe kjo falë veprimtarisë Tuaj patriotike, e cila ka bërë, bën e do të bëjë ziliqarë shumë “patriotë” deklarativë, mashtrues e hipokritë, të cilët qëllim kryesor kanë pasur e kanë përfitimet materiale që vinin pas privatizimit të veprimtarive tuaja atdhetare, sikundër janë më tipikët: Abdilahim Kasami “për të cilin, vjehrri i tij Ismail Sulejmani me të cilin punonim bashkë, shpesh më thoshte: “Ata të ambasadës kurrë nuk mbajnë mbledhje pa turkun tim, siç e quante ai”, Ibrahim Xhemajli, Remzi Loku, Xhemal Duraku, Shenasi Rexhepi, Aki Bilalli, Eshref Eshrefi, Nehat Zymberi, Nevzat Ibishi, Muamer Seferi, si dhe nxirrni lakuriq fytyrën e vërtetë hipokrite të Musa Xhaferit, Bilall Sherifit, Ali Ahmetit, Arbër Xhaferrit (i cili, “kur ishte në opozitë ishte Arbën Xhaferi…)

Në atë vëllim autori ka përmbledhur 23 letra dërguar Parlamentit, qeverisë dhe ministrisë së jashtme të Danimarkës, Parlamentit e Këshillit të BE-së, Sekretarit të përgjithshëm të OKB letra dërguar Ministrisë së Jashtme, prej vitit 1991-2001, si dhe ka angazhuar 26 gazetarë dhe personalitete të larta Daneze që të prononcohen në favor të çlirimit të Kosovës. 11 merrte pushtetin në koalicion, u bë Arbën Xhafersoni” dhe që “Edi Rama do të shprehej: “O Arbën Xhaferi, eja e bëju shtetas i Shqipërisë dhe do të të bëjmë president”!) etj. Njëkohësishtë në këto intervista, shkrime dhe reagime ju, i dashur Xhemil, u bëni autopsinë politke dhe “atdhetare” Ibrahim Rugovës, Hashim Thaçit (“Një ish-i përndjekur nga Serbia, kryeministri Hashim Thaçi dhe qeveria e tij, i cytur nga Serbia dhe “miqtë” evropianë, e ndjek për ta burgosur Albin Kurtin!”), Ali Ahmetit, Sali Berishës, Veton Surroit, ambasadorit Sami Ibrahimi, Agim Zatriçit, Mendu Thaçit. “Po si të mos bëhesh or vëlla nervoz, kur e sheh në RTV tipin e Naim Malokut kundër Lëvizjes Vetëvendosje, apo kur e sheh Refet Elmazin duke e masakruar popullin shqiptar në malësinë e Sharrit!”, Lulëzim Bashës, Pandeli Majkos, Azem Vllasit, Kaqusha Jasharit, Fazli Veliut, Agim Çekut, Halil Matoshit, Migjen Kelmendit, Nexhmedin Spahiut, Havzi Sulejmanit, Xhavit Halitit, Baki Ymerit, Uran Butkës, Sabri Godos, Sabri Novosellës, FARK-ut të B. Bukoshit dhe të I. Rugovës, Ymer Ymerit, Atifete Jahjagës, Shenazi Alitit, Milazim Krasniqit, Bamir Topit, Mahmut Bakallit, Ibish Nezirit, Refet Elmazit, Llukman Feratit, Teuta Arifit, Njazi Nuredinit, dhe detyroheni të ndesheni edhe me ish-kryetarin e LPK-së, Bedri Islami, për përkrahjen që i është dhënë nga Ali Ahmeti intrigantit profesionist Abdilhalim Kasamit etj. “Si ua ka dalë, xhanëm, - thashë me vete kur po i rendisja gjatë leximit, - gjithë kësaj armate politikanësh në pushtet e të mbështetur fuqishëm nga ndërkombëtarët!”

E gjithë kjo publiçistikë është një tablo e plotë e veprimtarisë politike shqiptare në trevat shqiptare e diasporën europiane, protagonistët e së cilës udhëhiqen nga parimi: “dallandyshe ktheje ndryshe” sa herë u preken interesat personale e ato partiake edhe pse në dëm të interesave kombëtare. Shumë gjëra që mua më bëjnë shumë përshtypje nga veprimtaria e këtyre personave, mund të duken krejt të natyrshme në Kosovë e Maqedoni. Karakteret e këtyre personazheve politikë shqiptarë janë përshkruar, sipas mendimit tim, me një individualizëm të qartë e që është i zakonshëm për Ju; secili prej tyre është një tip, por njëkohësishtë edhe një individ plotësisht i përcaktuar, një “ky”, siç shpreheni ju, dhe kështu duhet të jetë. Është e qartë se në tërë veprimtarinë tuaj politike e publicistike të botuar në këta dy libra, ju keni ndjerë nevojën t’i shpallni botërisht edhe në këtë libër veprimet dhe bindjet tuaja, t’ja tregoni ato gjithë opinionit shqiptar, e cila përbën një pjesë të historisë për çlirimin e viseve shqiptare në ish-Jugosllavi. Unë nuk jam kurrsesi kundërshtar i një literature të tillë politike, por merita kryesore e veprimtarisë suaj të dokumentuar në këtë libër si dhe në librin e mëhershëm është se atje paraqitet një dramë shqiptare me tendenciozitet të lartë politik e atdhetar. Shumë prej autorëve të tjerë të kësaj gjinie publiçistike shqiptare janë tendenciozë të njëanshëm, duke mos qenë edhe vetë protagonistë të gjithçkaje që ata analizojnë. Ndërsa tendenca Juaj rrjedh vetiu nga ambjenti ku është kryer aktiviteti dhe nga veprimi Juaj, duke qenë ju protagonisti kryesor, edhe pse nuk e theksoni atë posaçërisht, duke synuar t’ia jepni lexuesit, apo dëgjuesit në radio e TV, të gatshme konfliktet shoqërore e politike që Ju paraqesni, ndryshe nga sa bëjnë romancierët e poetët. Përveç kësaj, gjithë kjo veprimtari e Juaj u drejtohet si politikanëve por edhe lexuesve të të gjitha kategorive e moshave shqiptare, që do të thotë se kanë të bëjnë drejtpërdrejt me ne të gjithë shqiptarët; prandaj, mund të them se vepimtaria e juaj politike e publicistike, e pasqyruar në këtë libër, e kryen plotësisht, sipas mendimit tim, funksionin e vet, sepse i përshkruan me shumë vërtetësi reale marrëdhëniet tuaja me të gjithë këta persona që reshtova më lartë, të nxjerra nga materiali i këtij libri të dytë, duke zhdukur iluzionet lidhur me natyrën e këtyre marrëdhënieve; kjo tabllo shkallmon optimizmin e të papjekurve politikë dhe dyfytyrësinë e shumicës absolute të politiknëve shqiptarë të periudhës 36 vjeçare që përshkruhen në këtë libër, si dhe ngjall dyshime në lidhje me besnikërinë e tyre ndaj popullit shqiptar, – dhe në shumicën e rasteve Ju propozoni drejtëpërdrejtë një zgjidhje të caktuar dhe ngandonjëherë duke këmbëngulur: kështu dhe vetëm kështu. Realizmi juaj në këto matriale parakupton, përveç vërtetësisë së hollësive, një riprodhim me vërtetësi të karakterve tipikë në rrethana tipike, brenda caqeve në të cilat ata veprojnë. Dhe kjo falë faktit që ju e njihni shumë mirë si emigracionin ekonomik e atë politik shqiptar në Danimarkë e më gjerë, por edhe gjendjen politike dhe ekonomike të shqiptarëve në Kosovë e Maqedoni, ashtu edhe veprimtarinë politike të presidentëve Rugova, Berisha, Topi, Thaçi, Nishani, Atifete Jahjaga dhe të politikanëve veteranë Arbër Xhaferri, Ali Ahmeti, Fatos Nano, Edi Rama, Pandeli Majko, Musa Xhaferri etj, dhe dini t’i pasqyroni me një vërtetësi e freski të habitshm si njërën edhe tjetrën figurë politike, gjë që japin në këtë drejtim mundësi shumë të mëdha, të cilat provojnë se keni ditur si të silleni me korrektësi patriotike në çdo situatë që patriotët e rremë e mashtrus shqiptarë janë munduar t’u vënë para situatash të pandershme e të papritura, pa qenë nevoja të përdornit ironi apo sarkazëm të hollë, por duke i goditur drejtëprdrejtë me “sopatën e dardharit”, gjë që dëshmon për idealizmin e papërkulshëm tuajin për çështjen shqiptare. Në materalet e këtyre dy librave lexuesi sheh se si shëmbet dalëngadalë patriotizmi dhe idealizmi i shumë veprimtarëve dhe drejtuesve politikë shqiptarë në Kosovë, Maqedoni e diasporë nën presionin e mashtruesve e hipokritëve shqiptarë vulgarë, duke kaluar në tradhëti të idealeve të deklaruara në fillim të veprimtarisë së tyre politike. Rreth kësaj tabloje qëndrore Ju përqëndroni gjithë historinë e ngjarjeve 36 vjeçare shqiptare, prej së cilës unë dhe gjithkush që i ka lexuar e do t’i lexoi këta dy libra do të nësoi më shumë sesa nga gjithë monografitë e botuara deri tash për atë periudhë të diasporës sonë politike, të marra së bashku. Veprmtaria politike e juaj e pasqyruar në këta dy librat Tuaj është një ELEGJI e pafund lidhur me vendimet e Rambujesë, Marrëveshjen e Konculit e atë të Ohrit dhe me pavarësinë e cunguar të Kosovës, të cilat çuan në çarmatosjen vetëm të ushtrive çlirimtare shqiptare, ndërsa ushtrive pushtuese nuk iu hoqën as edhe një fishekë nga armatimi i tyre; simpatia juaj është për luftëtarët dhe popullin e thjeshtë e të vuajtur shqiptar. Të vetmit njerëz, për të cilët ju flisni kurdoherë me një admirim të hapët, janë: Adem Jashari, Adem Demaçi, Ukshin Hoti, Zaim Beqiri, Beqir Berisha, Albin Kurti, Taip Mustafaj, Ibrahim Kelmendi, Hydajet Hyseni, Ramush Haradinaj, Fadil Shyti, Bardhyl Mahmuti, Muhamed Kelmendi, Shqiptar Oseku, Koço Danaj, Bajram Bahtiri, Jashar Salihu, Shaqir Shaqiri, Mehmet Reshati, Gëzim Mekuli, Mehmet Gega, Rafi Halili, Shpëtim Pollozhani, Elmaz Ademi, Rahim Neziri, Remzi Hoxha e Ali Uka, Jusuf Gërvalla, Emrush Xhemajli, Erald Selca, Sejdi Veseli, Ramadan Pllana, Afrim Morina, Kastriot Haxhirexha, Enver Ademi, Xhevat Bislimin, Sheradin Berisha e shumë të tjerë që kanë vepruar në kuadër të LPK-së apo individualisht.

Fakti që Ju jini të detyruar që këta atdhetarë të palëkundur deri sot, t‘i vini kundër politikanëve e veprimtarëve që përmenda më lartë, - unë e quaj si një nga fitoret më të mëdha të guximit tuaj intelektual e atdhetar dhe një nga tiparet më të vlefshme Tuajin. Për t’Ju përligjur, duhet të pranoj se asgjëkundi në tërë veprimtarinë politike shqiptare në emigracionin në Evropë klasa politike shqiptare nuk mund të krahasohet me veprimtarinë Tuaj politike, ngaqë ju nuk i jeni nënshtruar në asnjë rast fatit, shpifjeve e ktitikave tendencioze të ziliqarëve dhe njerëzve me disa fytyra që u kanë rrethuar përherë, me tendencë për t’Ju penguar me çdo kusht, ku kampjonë kanë qenë “mjeshtri i pakrahasueshëm i hipokrizisë” Abdilahim Kasami, Ibrahim Xhemajli e Remzi Loku të mbështetur nga Ali Ahmeti, Musa Xhaferri, Arbër Xhaferri, Bilal Sherifi etj. Leximi i këtyre dy librave me karakter kombëtar shqiptar nga të gjitha pikpamjet, – si nga tema, ashtu edhe nga trajtimi,- më preku aq fort, saqë m’u desh shpesh herë ta ndërprisja leximin përkohësishtë nga bgenga që ndjeja, aq më tepër që shija ime në këto kohë tradhëtishë të shumta të politikanëve shqiptarë është topitur aq shumë, - këtë duhet ta pohoj, ndonse më vjen turp, - saqë nganjëherë edhe botime me vlerë të paktë atdhetare në leximin e parë më lënë njëfarë mbrese. E di se për ju nuk do të jetë ndonjë kompliment i madh, në qoftë se do të vë në dukje, se asnjë prej politikanëve të sotëm zyrtarë në tërë trojet shqiptare, nuk ka guxuar kurrë t’i bënte një mbrojtje të tillë argumentuese veprës atdhetare të Enver Hoxhës, sikundër e bëni Ju, përmes krahasimeve të mbështetura edhe në shifra, në përgjigjet që u jepni telespktatorëve të RTK-Radio, gjatë emisionit “MË AFËR”, më 19 korrik 2015, pa u përgatitur më herët, sikundër bëjnë politikanët tanë, falë erudicionit tuaj, të cilin dëshiroj ta pasqyroj të plotë: “Sa për Enver Hoxhën, do të doja që këtë çështje ta elaboroj në mënyrë pak më të gjerë. Prej viti 1992, qarqe të caktuara bëjnë çmos t’i bindin shqiptarët që ta hanë sapunin për djathë. Me shpifje të llojllojshme, të sajuara nga intelektualë të ndryshëm, si në Shqipëri, ashtu edhe në Kosovë,të cilët mundohen ta lansojnë tezën, se “Enver Hoxha ka qenë njeriu më famëkeq i kombit shqiptar”. Por unë nuk u kam besuar këtyre përrallave që na i thojnë intelektualët dhe politikanët tanë. Po e elaboroj çështjen në disa pika të shkurtra: Që nga viti 1945, kur mbaroi Lufta e Dytë Botërore, e deri në vitin 1990 ka pasur tre milionë shqiptarë në ish-Jugosllavi dhe tre milionë shqiptarë në Shqipëri. Të bëjmë një krahasim të vogël: Sipas disa analizave të Komitetit të Helsinkit, me sa di unë dhe në mos gabohem, në Shqipëri për 50 vite janë dënuar me pushkatim 3.400 vetë, ndërsa 4.000 të tjerë janë dënuar me shumë vite burg. Pra, nëse e kam bërë mirë llogarinë matematikore, bëhet fjalë për gjithsej 7.400 vetë. Secili prej tyre ka pasur nga 5, ose ja, ta marrim mesatarisht nga 10 anëtarë të familjes, dhe këto bëjnë 74.000 vetë. Le ta marrim se kanë qenë rreth 100.000 njerëz, të cilët kanë qenë të internuar. Ky ka qenë “suksesi i diktatorit Enver Hoxha”, siç e quajnë disa intelektualë dhe politikanë tanë. Tani le të kalojmë te shqiptarët e ish-Jugosllavisë, te Titoja, dhe e bëjmë krahasimin midis Titos dhe Enver Hoxhës. Prej vitit 1945 deri në vitin 1990, me sa kam lexuar unë po nga këta intelektualë gazetash, në Jugosllavinë e Titos janë ekzekutuar 79.000 shqiptarë, ndërsa 350.000 shqiptarë janë shpërngulur me dhunë për në Turqi.

Dihet mirëfilli se 1.500.000 shqiptarë janë shpërngulur “përkohësisht” në Perëndim, nga ku shumica nuk u kthyen kurrë më në vatrat e stërgjyshërve. Duhet shtuar se prej vitit 1991 deri më sot, në Shqipëri kemi 120-130 parti politike. Po kështu shumë parti politike kemi edhe në Kosovë, në Maqedoni, Mal të Zi… Pra, në trojet shqiptare në Ballkan kemi mbi 200 parti politike – të mëdha apo të vogla. Këto parti politike i kanë degët dhe nëndegët e veta. Çdo degë apo kryesi partiake ka së paku nga 10 anëtarë. Shumica prej tyre kanë të kryer fakultet. Megjithëkëtë, asnjëri prej tyre nuk doli të thotë një fjalë të vetme për ta zbardhur të vërtetën e hidhur për atë që bëri Titoja! Bëri ndaj shqiptarëve një genocid të pashembullt në botë. Përkundrazi, të gjitha këto parti politike e akuzojnë Enver Hoxhën, birin më të shtrenjtë të kombit, se paskësh qenë diktator. E akuzojnë njeriun që e mbrojti kombin, që siguroi mirëqenie kombëtare, që e mbrojti popullin shqiptar nga shpërbërja, që me politikën e tij ekonomike për 40 vjet e rriti popullsinë në Shqipëri nga 800.000 në 3.500.000, ndërsa sot partitë e saj politika e kanë çuar numurin e popullsisë në 1.000.000. Rrjedhimisht, vetvetiu imponohet pyetja: ”Përse partitë politike shqiptare, intelektualët dhe politikanët heshtin para krimeve të Titos ndaj shqiptarëve, e në anën tjetër dalin me teza denigruese ndaj personalitetit të Enverit”?! Unë i kuptoj miqtë tanë amerikanë, që e urrejnë Enver Hoxhën sepse kemi të bëjmë me dallime ideologjike, mirëpo udhëheqësit dhe politikanët shqiptarë duhet ta pranojnë se po të mos kishte qenë Enver Hoxha në Konferencën e Paqes në Paris, në vitin 1946, interesat e Shqipërisë në Ballkan do të rrezikoheshin rëndë, ndoshta dhe nuk do kishte Shqipëri. Partitë politike apo liderët shqiptarë të sotëm, sot e kësaj dite, nuk kanë as 5% kapacitet për ta thënë atë që e tha Enveri në Konferencën e lartpërmendur.

Pastaj duhet të theksohet lufta e Enverit për mbrojtjen e pavarësisë së Shqipërisë, ndarja nga bashkimi sovjetik, nga Kina, nga jugosllavët, vetëm e vetëm për ta mbrojtur vendin. Në Shqipëri janë bërë përparime të mëdha nën udhëheqjen e Enverit. Unë nuk mund ta kuptoj se si një intelektual, një profesor si Sali Berisha merr guximin të flasë gjera të kota kundër Enver Hoxhës, kur ai vetë ka qenë në shërbim të sistemit dhe në shërbim të partisë së tij?!” Moszgjidhja e çështjes shqiptare edhe në këto katër dekada të quajtura DEMOKRACI, vërteton se nuk ishte Enver Hoxha ai që “e shiti” Kosovën e trojet e tjera shqiptare, dhe as faktori i varfërisë sonë ekonomike, por në këtë zhvillim të luftës historike ndikojnë fuqishëm edhe shumë faktorë të ndryshëm të politikës së Shteteve të Mëdha Europiane, SHBA e Rusisë; ndikojnë format juridike dhe pasqyrimi i të gjitha këtyre betejave reale në trurin e politikanëve shqiptarë pjesmarrës në kontaktet ndërkombëtare; ndikojnë teoritë e tyre politike, juridike, filozofike, fetare dhe zhvillimi i tyre i mëtejshëm në përqasje me konjukturat ndërkombtare të cilat na kanë ardhur në takim shumë herë në këto katër dekada, por që politikanëve tanë u kanë munguar aftësitë e Enver Hoxhës që theksoni Ju më lartë. Këtu kemi të bëjmë me një veprim reciprok midis të gjithë këtyre faktorëve, zhvillimi i të cilëve bazohet në zhvillimin tonë ekonomik.

Të gjithë këta faktorë ndikojnë mbi njëra-tjetrën si dhe mbi bazën ekonomike, por nuk është aspak e vëtetë se vetëm gjendja ekonomike është shkaku i vetëm aktiv dhe se të gjithë të tjerët janë vetëm një rrjedhim pasiv, sikundër duan të justifikohen politikanët shqiptarë të këtyre katër dekadave të fundit. Si përfundim mund të them se Ju keni pasur fatin të njiheni me shumë personalitete të larta politike e publicistike europiane, e veçanërishtë ato daneze, falë guximit e këmbënguljes suaj intelektuale, duke pasur një sy më të mprehtë dhe një horizont më të gjerë se ata që u rrethonin në emigracionin shqiptar në Danimarkë. Dhe duke qenë i tillë, sikundër ndodh zakonisht kur rrethohesh nga hipokritë e ziliqarë, Ju nuk e gëzoni, sa kohë që të jini gjallë, famën që besoj se e meritoni. Jam më se i bindur se ju do të çmoheni nga brezat e ardhshëm. Historia në fund të fundit do ta vërë çdo gjë në vend, por deri atëherë Ju dhe të gjithë ata që e kanë pësuar si Ju, do të kenë shkuar në atë botë dhe nuk do të marrin vesh asgjë, pasi koha që jetojmë ne është koha e maskarenjve, ku pas vdekjes vlerësohen njerëz më pak të rëndësishëm, si psh rasti i Arbër Xhaferit- Xhafersonit, të cilën e keni shtjelluar shumë saktë në librin tuaj në fjalë. Tiranë, 28 gusht 2017



kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

LOBI SHQIPTAR NË EUROPË!

DOKUMENTAR

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks