SHKRIMI
e diel, 19 nëntor 2017

BEJTUSH ISUFI: NUK JEMI KËTA...

Prishtinë, 11 nëntor 2017: (Noel Malcom, drejtuar shqiptarëve të Kosovës: “Nuk e keni bërë këtë luftë që të mbylleni sërish në shtëpitë dhe oborret e tuaja”)

…sepse kështu si është bota sot, unë nuk e dua dhe nuk e desha as si ishte deri dje…

Se mos mendoni se kjo bota e sotme prej së cilës do të krijohet një tjetër nesër, u krijua ashtu kot, sa hap e mbyllë sytë, jo, jo, sigurisht jo.

Sa lot e djersë, sa shpresa dhe dëshprime, sa pritje dhe sa ankthe, sa jetë u ngritën dhe sa ranë për të ndezur zjarrin, atë zjarrin e madh të lirisë i cili nuk mund të shuhet më kurrë…

Çfarë përrallash po dëgjoj për ditë, se gjithçka paska përfunduar dje, se qenkan varrosur përgjithmonë ëndrrat, shpresat, sakrificat, dhe përkushtimi, a thua a është e mundur!?

Jo dhe jo, nuk zhduket kurrë më zjarri, e as flaka, e as shpresa, nëse do të ndodhte kjo, pse do të jetonte njeriu pastaj, ashtu pa emër, pa kokë, pa kujtesën për të parët dhe pa brengën për pasardhësit, të jetojmë sot për nesër, sot deri nesër, të jetojmë sepse duhet jetuar, vetëm për hirë të pjatave, për hirë të kravatave, me kokën në portofol…

Jo, jo nuk jam me ju, as sot e as mot, kurrën e kurrës, sepse njeriun nuk duhet ta lë shpirti para se të vdes,.. nuk mund të ju kuptoj, pse jetoni pra, kur ikni prej emrit tuaj, kur dyshoni në vetvete, kur nuk shihni të ardhmen, kur nuk u besoni duarve tuaja, kur nuk u besoni fjalëve tuaja, syve tuaj, zemrës suaj, hë kaq poshtë kemi rënë athua !?,… Zot i madh , kjo do të ishte humnerë më e thelle se sa është fundi i varrit.

As nuk shohim, as nuk dëgjojmë, as nuk fyhemi e as nuk inspirohemi, nuk turpërohemi dhe nuk na bëhet vonë për asgjë…



Kur nisën të fryjnë gjithë këto erë të fuqishme që po shkundin rrënjët e qëndresës, zemërbardhësisë, bujarisë, shpresës dhe besimit në vetvete…

Si mund të dyshoni në pendën tuaj, në të vërtetën, në fuqinë e zemrës dhe mendjes, në fuqinë duarve të punëtorit dhe në frymëzimin e poetit, në energjinë e rinisë dhe dashurinë e popullit, a jemi kthyer nga mishi dhe ashti në dyshues, grindavec, fjalaman, shpifës dhe lakmitarë të pa fre…deri sa ta hamë edhe vetveten…

Nesër, përsëri do të fillosh ditën me “sulmin” në të gjitha “frontet” dhe me të gjitha mjetet që të bësh më shumë para, më shumë famë, më shumë mundësi, më shumë hapësirë, por të gjitha për veten dhe egon tënde…Si duket dega e shkëputur prej lisit apo lisi i zhveshur prej degëve?

…Dhe vazhdo kështu për ditë, sepse shumë shpejt, aq shpejt sa nuk mund ta mendosh do të jesh në pikën më të lartë të fuqisë tënde, pikërisht atëherë do të kuptosh se je shëndrruar në shërbëtorë të përjetshëm të dorës së huaj, verbërisë, pangopësisë dhe egoizmit që do të na zhvesh përgjithmonë nga fuqia e vërtetë e demosit, shoqërisë, popullit si të doni mund ta quani…Prandaj para se kjo të jetë e pa shmangshme, merrni mundin dhe shihni një herë botën si bënë ajo, pse krenohet dhe prej nga nxjerr fuqitë dhe inspirimin… sepse mbyllja është faza e fundit e rrugës së fundit, për të mos ardhur në këtë pikë, hapni zemrat sepse vetëm ashtu do ta kuptoni se ato vërtetë janë tuajat.


kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

LOBI SHQIPTAR NË EUROPË!

DOKUMENTAR

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks