SHKRIMI
e diel, 19 nëntor 2017

REAGIM I FAKULTETIT FILOZOFIK TË UP'së: KUNDËRSHTOJMË VENDIMIN E GJYKATËS SË APELIT PËR KISHËN SERBE TË NDËRTUAR NË PRONËN E UP'së!

Pashtriku.org, 15 nëntor 2017: Më 14 nëntor, Fakulteti Filozofik i UP'së ka bërë një reagim lidhur me vendimin e Gjykatës së Apelit në Prishtinë për pronën e Universitetit të Prishtinës.

Në reagim thuhet:

"Më 13.11.2017, përmes mjeteve të informimit publik, u informuam se Gjykata e Apelit ka vërtetuar vendimin e Gjykatës Themelore të Prishtinës për ta konsideruar të tërhequr padinë e UP-së për pronësinë e tokës, ku gjendet e ashtuquajtura kishë e pafunksionalizuar. Në informacion thuhet, se si pasojë e mospjesëmarrjes së përfaqësuesve të Universitetit të Prishtinës në seancat gjyqësore, gjykata ka konstatuar, se kjo tokë i mbetet në pronësi kishës ortodokse.

Në emër të Fakultetit Filozofik, kundërshtojmë këtë vendim dhe konsiderojmë si papërgjegjësi të institucioneve të gjyqësorit dhe të udhëheqjes - rektoratit dhe Këshillit Drejtues - të Universitetit të Prishtinës lidhur me këtë vendim. Kundërshtimi ynë nuk është një tentativë për ndërhyrje në punën e gjyqësorit dhe as në cenimin e të drejtës së besimit dhe religjionit të asnjë komuniteti në Republikën e Kosovës dhe nuk duhet të kuptohet si i tillë. Ky kundërshtim ka të bëjë me faktin, se pas suprimimit të autonomisë së Kosovës në vitin 1989, pushteti i dhunshëm serb i Millosheviqit aplikoi ligje diskriminuese në raport me shqiptarët e Kosovës në të gjitha aspektet, përfshirë edhe ato pronësore. Për kujtesë organeve të gjyqësorit në Kosovë, këto ligje diskriminuese, të cilat e transformuan pronën shoqërore pa i pyetur pronarët e vërtetë, nuk u zbatuan as nga Misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK). Legjitimimi i këtyre veprimeve të paligjshme të periudhës së Millosheviqit në rastin e pronës së Universitetit të Prishtinës, por edhe në raste të tjera të ngjashme, është turp për sistemin e drejtësisë në Republikën e Kosovës.

Për dijeninë e të gjithëve, veprimi i Millosheviqit dhe Arkanit për t’i marrë tokën universitetit për të ndërtuar paligjshëm një objekt surrogat religjioz, i cili ndan dhe nuk bashkon komunitetet dhe nuk është në shërbim as të vetë komunitetit ortodoks në Republikën e Kosovës, është kundërshtuar edhe përmes padive nga Universiteti i Prishtinës në kohën kur këtë institucion e drejtonte Prof. Dr. Ejup Statovci gjatë viteve të 90-ta, por edhe pas çlirimit kur rektor i UP ishte Prof. Dr. Mujë Rugova.

Papërgjegjësia e menaxhmenteve të Universitetit të Prishtinës në periudhën 2015 - 17 është e patolerueshme dhe jo vetëm që nuk i bën nder UP, por dëmton pronën dhe kredibilitetin e këtij institucioni karshi të kaluarës, të tashmes dhe të ardhmes së gjeneratave të tëra në Kosovë. Universiteti i Prishtinës ka qenë vatër e ideve dhe veprimit të rezistencës ndaj pushtuesve dhe regjimeve totalitare. Sot duhet të jetë kundërshtues i veprimeve të padrejta, që cënojnë të ardhmen e rinisë studentore.

Fakulteti Filozofik nuk do të heqë dorë nga përpjekjet, që Universiteti i Prishtinës të menaxhojë me pronën e vet. Ftojmë studentët, profesoratin dhe stafin administrativ jo vetëm të Fakultetit Filozofik, por edhe të njësive të tjera akademike, si dhe të gjithë akterët e tjerë në shoqëri, të japin kontributin e tyre, që të mos lejohet grabitja e pronës ngulfatja e hapësirës së universitetit nga veprimet e mëtutjeshme.

Njëkohësisht kërkojmë nga Këshilli Drejtues i Universitetit të Prishtinës, Komuna e Prishtinës dhe Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë së Kosovës të ndërmarrin veprime të përbashkëta dhe të koordinuara juridike për ta shpëtuar pronën e Universitetit të Prishtinës dhe lejimin e tij për ndërtimin e objekteve të tjera akademike në shërbim të studentëve dhe të së ardhmes." - përfundon reagimi i Fakultetit Filozofik. (Pashtriku.org, 15. 11. 2017)



Si është ndërtuar Kisha Serbe në hapësirën e Universitetit të Prishtinës 1992 - 1998?

Shikoni videon:

Hram Hrista Spasa u Pristini


Studentët: Kisha ortodokse - muze - 26.09.2016


Studentët: Kisha të shndërrohet në muze për ekspozimin e gjenocidit serb që ka bërë në Kosovë



kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

LOBI SHQIPTAR NË EUROPË!

DOKUMENTAR

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks