SHKRIMI
e martë, 12 dhjetor 2017

PETRIT KUÇANA: PSE U HARRUA SAMITI I DIASPORËS?

Tiranë, 6 dhjetor 2017: Mbetet dilemë e madhe se cila pikëpyetje mund të ngrihet e para për Samitin e Diasporës.

Pse nuk u bë këtë vit, apo çfarë u bë gjatë këtij viti? Në mbamendjen e shumë delegatëve (samitxhinj), mund të rrokullisen pamjet e bukura të Tiranës së një viti më parë, kur deklarohej për Samitin e parë Diasporës nën kujdesin e drejtpërdrejtë të kryeministrit, një samit historik etj etj. Ishin ata “çantakuqtë” (çanta ishte dhuratë e samitit) që i shikoje ato ditë tek mbushnin rrugët dhe bulevardet e Tiranës, që prisnin se çfarë do të ndodhte, pasi askush nuk kishte dëgjuar për ndonjë strategji apo projekt të kryeministrit për diasporën, i cili deklaroi sinqerisht se ka qenë ide e gruas së tij.

Krejt natyrshëm publiciteti dhe kozmetika që shoqëroi ato ditë erdhën duke u zvenitur deri në harrim, dhe mbase gjithkush përpiqej të mbante mend ndonjë gjë që u tha apo u bë, që në fund të fundit të mos ndjeheshin si sallëmbushës të kryeministrit, i cili, u kujdes që të përhapej lajmi se rreth një mijë delegatë nga dyzet shtete kishin begenisur të vinin në samit.

Dashamirësit e kryeministrit dhe shumë nga ata që vërtet dëshironin të besonin se diçka do të bëhej, se do të kishte një produkt nga ai Samit, nuk donin të besonin shumë e shumë paralajmërime që u dhanë mbi dështimin e tij pa nisur akoma.



E megjithatë u bë plot një vit që Samiti jo vetëm që nuk u organizua më, por për samitin u kujdesën që të mos kishte ndonjë mbamendje, ku diaspora thuajse mungon fare fare në fjalorin e përditshëm të politikës shqiptare, përveçse ndonjë rasti kur nuk mund të gjendej PR që të shpëtonte Ramën pas katër vitesh në pushtet, siç ishte krijimi i Ministrisë së Diasporës. Deri më sot përveçse ndonjë fjalie të stër-përsëritur për te drejtën e votës se emigrantëve shqiptarë në vendet ku jetojnë, nuk është parë që të ketë ndonjë çapitje as nga ministria e Diasporës. Madje Majko më shumë mbahet mend për qëndrimin e tij për pensionet, sesa për ndonjë “gjë” për diasporën, përveç një propozimi që duket si copy-paste e premtimeve për të drejtën e votës së mërgimtarëve.

Duket se edhe Ministria e Diasporës është futur në hullinë e Samitit, kur përveçse ngjyrimeve folklorike nuk duket të ketë ndonjë shkëndijë se vërtetë se diçka po lëviz dhe kaq normale është ta shohim Ministrin e Shtetit për Diasporën, PandeliMajko në ndonjë aktivitet partiak, saqë shumëkush prej mërgimtarëve i papërditësuar me lajmet nga mëmëdheu, mund të mos e besojë akoma që zoti Majko është ministër i Diasporës.

Nuk është shumë e rëndësishme nëse kryeministri u frikësua se nuk do të kishte më mbushës sallash për një samit të dytë, e aq më pak nëse ai “lau duart” me diasporën me Samitin e parë, atë historikun, ku s’u mor vesh asgjë dhe s’u bë asgjë.

U desh një vit për t’u vërtetuar ato që u parathanë, se ai samit kishte dështuar përpara se të fillonte. Edhe sot e kësaj dite vazhdon të mungojë një komunikim, së paku komunikim normal mes shtetit dhe mërgimtarëve, për të mos përmendur sipërmarrësit shqiptarë nëpër botë, apo të diplomuarit jashtë që u përplaset turinjve çdo derë e mundshme e institucioneve shqiptare.

Vazhdon të mbetet një marrëdhënie e ngrirë, si simbiozë e të prehurit në paqe të Samitit të Diasporës. Një gjë është e sigurte; mërgimtarët nuk harrojnë, kurrqysh, asesi nuk mund të gëlltitin as ndonjë “lajm” Made in Ministria e Diasporës, që qeveritarëve po u “bie lëkura copë” për emigrantët, që shohin çdo ditë që edhe vetë diplomacia nuk mund të zhvishet nga zhguna e leshtë e mediokritetit. E nëse vërtet do të realizohet e drejta e votës për mërgimtarët e Shqipërisë amë në zgjedhjet e ardhshme (të vetmit në rajon dhe më gjerë të përjashtuar nga kjo e drejtë), do të kujtohen për shumë e shumë gjëra dhe natyrshëm nuk mund të harrohet as Samiti… 


kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

LOBI SHQIPTAR NË EUROPË!

DOKUMENTAR

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks