SHKRIMI
e mërkurë, 21 nëntor 2018

REXHEP KASUMAJ: AVENTURË GROTESKE...

Berlin, 10 dhjetor 2017: (Shqiptarët për Orën e Jerusalemit)

Kjenë vitet e hershme të Jugosllavisë së dytë. Pas një kontesti në prak lufte, guverna federale e Belgradit arriti një marrëveshje përskajimi kufitar me Italinë për statusin e Triestes.


Atë, ndërkaq, do t'a pararendte një mobilizim i hallakatur turmash: demonstrata, betime, telegrame, dithirambe flijimi. Por më e veçanta e të gjithave, që pastaj do të evoluonte gojëdhënas në humor popullor, ishte marshi i një fshati të vogël shqiptar. Ndërkohë që Mareshali kishte firmosur paktin, banorët e zjarrtë të Kodralisë së Deçanit, vijonin të tyren. Sfidonin autoritetin suprem dhe politikën e lartë. Mbetet, ndaj, i paharruar zotimi i tyre përmendar: Tito ia jep Triesten Italisë, por Kodralia kurrë!



Në atë mot të largët si kujtesë rrëfimesh, do t'më kthente një dromcë e re e babëzisë: një grupim studentësh shqiptar të Shkupit demonstruan shesheve të këtij qyteti të truar.

Dhe e dini përse?

Ata refuzonin ashpër njohjen e Jerusalemit si kryeqytet i shtetit hebraik. Shihni mrekullinë: i kanë vënë punët në vijë të mbarë dhe tani duan të arbitrojnë çështjet globale të Rruzullimit.

E, pra, si t'mos evokosh marshin e dikurshëm të Kodralisë së gjorë?

Por ka një ndryshim të thellë në paralelen mes tyre. Aherë kishte një diktaturë bolshevike dhe ata duhej të kryenin ritualin e imponuar: fragmentin e vet të dalldisë kolektive.

Njeriu mendjelirë, natyrisht, do t'i dertojë ndonjëherë rravgimet e botës. Porse, fanari identitar s'është veçse një delir mashtrues nëse ata caksynojnë të vizatohet emri shqiptar në flamurin panislamik. Palestinezët, këta miq të afishuar të serbëve, janë braktisur dhe nga arabët vetë. Saudët, në kryqëzim rivaliteti me persët e mëkëmbur, kanë me dije se s'ka shtet palestinez në kufijtë e vitit 1967 dhe se ngulimet, kibucët e ndërtuar për kolonët hebrenjë, nuk do të rrafshohen asnjëherë. Fundja, përgjakje brendaislame kishte e do ketë edhe para apo pas daljes nga ilegaliteti të Jerusalemit shenjtorë.

Përfundimisht, prandaj, vogëlsia shqiptare, më parë se në horizonte aziatikë, le të kthejë sytë nga zhelnaja e vet. Të mohuar, nëpërkëmbur e segreguar nga sllavët, inteligjencia studentore duhet t'gjejë fantazi politike për të qenë dalëzotës - jo i të humburëve në nyjet e mëdha të botës, por të popullit që i jep bukë.

Thjeshtë, sepse të humbur janë dhe vetë!

Marshtarët e Kodralisë kanë fshirë qyshkur gjurmët e episodit grotesk të Triestes. Mbase, shpejt një ditë, dhe rinia shqiptare e Shkupit do t'a harrojë me pendesë, si një flatrim të pamundur për kauzën e huaj, përrallën e Jerusalemit të bukur, por tepër të largët nga gjeografia e dhimbjes së vërtetë të tyre..!

R. K.


TEUTA 1 08 12 2017



kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

Selver Mackaj 2

Selver Mackaj 1

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks