SHKRIMI
e diel, 21 janar 2018

BLEDIAN KOKA: VETËVENDOSJA, MONSTRA POLITIKE QË TENTON TA KAFSHOJË KRIJUESIN E SAJ ALBIN KURTI

Tiranë, 15 dhjetor 2017: Këtu e dy vjet ma parë, Albin Kurti ahere si sot deputet i Vetëvendosjes, iu drejtua klasës politike në Kuvend me një fjalim brilant i cili më ka mbet në mendje. Ishte oshëtima e pazakontë e një politikani që u drejtohej politikejve të tjerë mu përball tij, në ulëset e një Kuvendi që nuk pipëtinte.

Fjalët e Albinit ishin therëse, si asnjëherë tjetër. Fjalimi i Albinit shkëlqente në mes të llumit që prej kohësh prodhon korrupsioni në Kosovë. Albini tha: "Nuk është në rregull kjo punë. Rrini klasë e mesme, pse po pasuroheni? Nëse jeni në politikë, s'ka me u pasuru. Rrini klasë e mesme se në klasë të mesme shërbeni ma s’miri. Edhe milionera, edhe kryeministra, kjo tregon se ju keni ambicie të mëdha për veten e ambicie të vogla për Kosovën. Na kena nevojë për politikan që kanë ambicie të mëdha për Kosovën e të vogla për veten". Fjalë të forta të një njeriu të fortë, fjalë të një politikani krejt atipik, të dytë si ai se gjen dot, në Kosovë jo e jo, në Ballkan krejt vështirë. E rilexova këtë pasazh të fjalimit të Albinit, sot që krijesa e tij politike Lëvizja Vetëvendosje” ka nisë me lëviz, e me u zhvendos, drejt diçkaje që Kurti nuk e pranon.

Vetëvendosja është nga ato forcat politike që përjetësisht e kanë të lidhur fatin politik me fatin, imazhin, nervin, idealin, vizionin e karakterin e themeluesit të vet (kqyrni Partinë Demokratike të Sali Berishës). Në këtë rast Lëvizja Vetëvendsoja nuk bën përjashtim prej fatit të Albinit brun. Prej disa ditësh ne jemi bërë dëshmitarë të një debati që ka nis brenda Vetëvendosjes, ku me zbulu plagën që ka kaplu Lëvizjen, shërbeu publikimi i një bisede në Viber mes deputetëve të Vetëvendosjes.

Aida Dërguti, deputete e Vetëvendosjes teksa informohej për arrestimin më të fundit të Albin Kurtit e Donika Kadaj Bujupit, merakun kryesor për operacionin e policisë kishte nëse ishte arrestuar edhe “ai muti”. Qartazi referenca ishte për Albin Kurtin. Kështu opinioni publik diç ma matanë se Kosova, (në këtë rast unë i nënshkruari) kuptoi se një betejë e brendshme po zhvillohej në Vetëvendosje. Mendimi i parë që më erdhi kur mësova për konfliktin, qe ai se për të gjithë ata që mendojnë se Lëvizja në vetvete nuk është veçse një organizatë tipike marksiste, ky është konfirmimi për të kundërtën. Por mesa po duket konflikti në Vetëvendosje është diçka më i madh, është më i mprehtë, është shizëm reale mes ish-kryetarit dhe kryetarit, mes të parit dhe të dytit, mes klanit të Visarit dhe partisë së Albinit.

Me pak fjalë një betejë për pushtet brenda Lëvzijes që u bë parti, e partisë që u bë “ma e madhja n’vend”. Dhe menjëherë lind pyetja kush ka të drejtë? Albini apo Visari, Kurti apo Imeri? Por për me nda sherrin, për llogari të kuriozitetit tim pyeta do miq të mi, gazetarë të Kosovës të cilët më shpjegojnë se Vetvendosja-parti nuk është më ajo Lëvizja-organizatë. Me pak fjalë, Albin Kurti ka vendosë të rikandidojë për postin e kryetarit të Vetvendojes, me të drejtën e themeluesit që vren se krijesa e tij po përçundnohet.

Ajo çka e solli Vetvendosjen në apogjeun e politikës së Kosovës, (ani pse dhe në opozitë), duket se në vlerësimin e Albinit është tradhtu, e mas kësaj veç deklini vjen. Ndërsa Albini, Liburni ende nuk përtojnë me i thy xhamat e Kryeministrisë, me hedh gazlotsjellës kundër Demarkacionit apo asaj që ata e cilësojnë si Zajednica, duket klani i Visarit po don me zënë rehat.

Qëndrimet radikale të Vetëvendosjes për punët e Kosovës, mund të debatohen gjërësisht, ama të gjithë bien dakord se veç prej këtyre qëndrimeve-aksione, Lëvizja është sot forcë e parë në vend. Gjithmonë populli mesa duket e dallon hajnin prej hallallit. Shqiptarët e Kosovës janë më të qetë kur shohin Vetëvendosjen me flakadanë në sheshin “Skënderbeu”, a para bustit të “Zahir Pajazitit”, se kur shohin rracën tjetër të politikejve atje, duke u shulli në postet kryeministrore a presidenciale, e ku edhe ato kryekomunare po aq të neveritshme po duken. Visari Imeri s’po don ta lëshojë postin e Kryetarit të Vetëvendosjes sipas parimit demokratik që ai e mori, pasi Albin Kurti dha dorëheqjen 4 vjet më parë.

Dhe për këtë arsye ai nuk po i dëgjon kërkesat e aktivistëve të Vetëvendosjes që kërkojnë të respektohet Statuti dhe demokracia e brendshme. Visar Imeri nuk i dëgjon as afatet statutore të Vetëvendosjes që kërkojnë të mblidhet Këshilli i Përgjithshëm, organi më i lartë vendimmarrës, sepse me Statut duhet mbledh çdo tre muaj, ndërsa deri tani kanë kaluar katër. Visar Imeri nuk po i dëgjon as ligjet e partisë që të cilat e detyrojnë të njëjtin që të shpallë zgjedhjet e brendshme për kryetar, sipas statutit.

Në emisionin RUBIKON, Visari Imeri foli për njerëz po duan” të privatizojnë organizatën dhe idenë” dhe referenca shkon për enturazhin e vetë IDEATORIT. Albin Kurti s’ka fol hala, edhe pse ai është në burg edhe për bythën e atyne që atë e cilësojnë si “ai muti” (ndjesë për fjalët). Por unë mendoj se për këtë ditë të sotme Albin Kurti e ka thënë fjalën e tij këtu e dy vjet më para: “kjo tregon se ju keni ambicie të mëdha për veten e ambicie të vogla për Kosovën. Na kena nevojë për politikan që kanë ambicie të mëdha për Kosovën e të vogla për veten”… ashtu si Albini fundja…



kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

LOBI SHQIPTAR NË EUROPË!

DOKUMENTAR

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks